top of page
PRESTIGE


Mesazhit të Nënë Terezës “Bëje sidoqoftë”,
Mesazhit të Nënë Terezës “Bëje sidoqoftë”, Edhe kur njerëzit s’janë të drejtë, fal gjithmonë. Edhe kur të keqkuptojnë, vazhdo të bësh mirë. Edhe kur nuk vlerësohesh, mbetesh i ndershëm. Edhe kur mundi yt harrohet, vazhdo të krijosh. Njerëzit janë të paarsyeshëm dhe egoistë. Fali, sidoqoftë. Nëse jeni i mirë, njerëzit mund t’ju akuzojnë për motive të fshehta. Bëhu i mirë, sidoqoftë. Nëse jeni i suksesshëm, do të fitosh miq të rremë dhe armiq të vërtetë. Bëhu i suksesshëm, sido


Ylli i bukurisë me gjak shqiptar. Faezia Fuad mbetet një nga figurat më magjepsëse të shekullit XX — një princeshë me bukuri legjendare, me rrënjë shqiptare dhe
Rrevista Prestige #InspirationDaily Ylli i bukurisë me gjak shqiptar. Faezia Fuad mbetet një nga figurat më magjepsëse të shekullit XX — një princeshë me bukuri legjendare, me rrënjë shqiptare dhe me një elegancë që koha nuk e zbeh dot. Në të u bashkuan fisnikëria mbretërore, hijeshia e rrallë dhe trashëgimia e një dinastie shqiptare që la gjurmë të thella në historinë e Egjiptit modern. Edhe sot, emri i saj vazhdon të përmendet si simbol i bukurisë klasike dhe i një lidhjeje


Nicole Kidman dhe arti i të sfiduarit të pritshmërive.
Nicole Kidman dhe arti i të sfiduarit të pritshmërive. Në një botë që ende i dikton grave rregulla të padukshme për mënyrën si duhet të duken me kalimin e viteve, Nicole Kidman sapo bëri një deklaratë të qartë, elegante, e heshtur, por me peshë kulturore. Në tapetin e kuq të Met Gala 2026, në moshën 58-vjeçare, ajo nuk solli thjesht një paraqitje të rafinuar, por një qëndrim: stili nuk njeh moshë, dhe identiteti nuk negociohet. Pamja e saj sfidon një narrativë të vjetëruar q


Prof. Dr. Petrit Gaçe – Themeluesi i Kardiologjisë Moderne.
Prof. Dr. Petrit Gaçe – Themeluesi i Kardiologjisë Moderne Shqiptare Personalite i mjekesisë shqiptare që frymezon pertej kohrave. Prof. Dr. Petrit Gaçe ishte një nga ato figura të rralla që shfaqen në historinë e një kombi si një bashkim i harmonishëm i dijes, talentit dhe humanizmit. Ai nuk u mjaftua të ushtrojë mjekësinë; ai e ngriti atë në rangun e një arti, ku çdo ndërhyrje kirurgjikale ishte një akt besimi te jeta dhe një sfidë e qetë ndaj vdekjes. Në duart e tij, zemra


Kate Moss frymëzon një trëndafil të ri në Chelsea Flower Show.
Rrevista Prestige #InspirationDaily Kate Moss frymëzon një trëndafil të ri në Chelsea Flower Show. Ikona britanike e modës Kate Moss është nderuar me një trëndafil të ri që mban emrin e saj, një krijim që mishëron elegancën e heshtur dhe thjeshtësinë e rafinuar që e kanë shoqëruar përgjatë karrierës së saj. Trëndafili “Kate Moss”, me nuanca të bardha dhe limoni, do të prezantohet në edicionin e këtij viti të Chelsea Flower Show, një nga ngjarjet më prestigjioze të botës së ho


Kate Middleton rikthehet në skenën ndërkombëtare me vizitë historike në Itali.
Rrevista Prestige 👑 Kate Middleton rikthehet në skenën ndërkombëtare me vizitë historike në Itali. Princesha e Uellsit, Catherine, Princess of Wales, është pritur me entuziazëm në Reggio Emilia, në vizitën e saj të parë zyrtare jashtë United Kingdom që pas diagnostikimit me kancer. Kate ka nisur një mision dyditor në kuadër të punës së The Royal Foundation Centre for Early Childhood, qendra që ajo themeloi në vitin 2021 për të promovuar rëndësinë e zhvillimit dhe edukimit n


Letra e rrallë/ Urimi i Migjenit për Vitin e Ri 1937.
Letra e rrallë/ Urimi i Migjenit për Vitin e Ri 1937 Ai nuk shkruante urime, por ka bërë një përjashtim. Më poshtë mund të lexoni një urim që ka bërë “poeti i mjerimit, Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni. “Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj festë tjetër. Nuk shkruej, pse urimet që n’ato ditë tan bota ban, nuk dij a plotësohen një per qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e di


Çdo datë e kalendarit fsheh një histori. Ngjarje që kanë ndryshuar boten.
Rubrika: Data & Histori që Frymëzojnë Çdo datë e kalendarit fsheh një histori. Ngjarje që kanë ndryshuar botën, figura që kanë lënë gjurmë dhe momente që vazhdojnë të na frymëzojnë edhe sot. 🏛️ Dita Ndërkombëtare e Muzeve Çdo vit, më 18 maj, festohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve, një ditë që kujton rolin e jashtëzakonshëm të muzeve në ruajtjen e historisë, artit dhe kulturës së njerëzimit. Muzeu më i vjetër dhe më i rëndësishëm në botë Muzeu më i famshëm dhe ndër më të rëndës


Gabriel Garcia Marques: 4 histori të vërteta që tregojnë jetën dhe sakrificat e tij
Gabriel Garcia Marques: 4 histori të vërteta që tregojnë jetën dhe sakrificat e tij. #GabrielGarciaMarquez #NjëqindVjetVetmi #LetërsiaBotërore #ÇmimiNobel #RevistaPrestige Gabriel García Márquez ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX dhe zëri më i njohur i realizmit magjik. Ai lindi në Kolumbi dhe u bë i pavdekshëm me romanin “Njëqind Vjet Vetmi”, një kryevepër që ndryshoi letërsinë botërore. Në vitin 1982 u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi për fuqinë e ja


Aleksandër Lalo – Kompozitori që ndërtoi kujtesën tonë muzikore 🎼
Aleksandër Lalo – Kompozitori që ndërtoi kujtesën tonë muzikore 🎼 Gjithmonë me nderim do të kujtohet kompozitori i shquar Aleksandër Lalo (27 prill 1949 – 2017), një emër që nuk i përket vetëm historisë së muzikës shqiptare, por edhe kujtesës sonë emocionale. I lindur në Tiranë, me origjinë nga Leskoviku, Aleksandër Lalo mbarti në krijimtarinë e tij një ndërthurje të rrallë mes qytetit dhe rrënjëve, mes traditës dhe modernitetit. Në këtë bashkëjetesë të ndjeshme u formua ide


Kujtime nga Mevlan Shanaj për Xhanfize Keko. Xhanfize Keko – një regjisore e madhe, jo vetëm e kinematografisë shqiptare, por
Kujtime nga Mevlan Shanaj për Xhanfize Keko. Xhanfize Keko – një regjisore e madhe, jo vetëm e kinematografisë shqiptare, por e artit botëror. Me filmat e saj të paharrueshëm si “Kur xhirohej një film”, “Beni ecën vet” dhe “Tomka dhe shokët e tij”, ajo mahniti jo vetëm publikun shqiptar, por edhe kritikën ndërkombëtare. Dhe megjithatë, në jetën e përditshme, Xhanfizja ishte një nga gratë më të zakonshme të Tiranës. Për mua, me të cilën kishim një miqësi të afërt, ajo mbeti


Revista Prestige përshëndet miratimin me konsensus të Rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në . 🇦🇱🤝🇪🇺.
Revista Prestige përshëndet miratimin me konsensus të Rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në . 🇦🇱🤝🇪🇺. Konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për këtë rezolutë përbën një moment të rëndësishëm për politikën shqiptare dhe për të ardhmen evropiane të vendit. Shqipëria ka privilegjin që të gjitha forcat politike, pa përjashtim, e konsiderojnë integrimin në Bashkimin Evropian si një prioritet kombëtar. Ky unitet dëshmon se për çështjet madhore që lidhen me interesin komb


Besiana Kadare – Një zonjë e kulturës dhe diplomacisë shqiptare.
Besiana Kadare – Një zonjë e kulturës dhe diplomacisë shqiptare. Rubrika: Portet personalit qe frymezon. Besiana Kadare është një nga ato figura publike që spikat për qetësinë, kulturën dhe dinjitetin me të cilin përfaqëson vendin e saj. E rritur në një mjedis ku letërsia, mendimi kritik dhe liria e shpirtit kanë qenë vlera themelore, Besiana Kadare ka ndërtuar rrugëtimin e saj me dinjitet dhe përkushtim. Kjo trashëgimi e pasur kulturore ka ndikuar thellësisht në formimin e


Eurovision Song 2026, Alis prek zemrat me këngën “Nân”, një himn i ndjerë kushtuar dashurisë së nënës.
Në skenën madhështore të Eurovision Song Contest 2026, Alis prek zemrat me këngën “Nân”, një himn i ndjerë kushtuar dashurisë së nënës. U mirëprit me duartrokitje dhe emocione të mëdha Alis me këngën “Nân”, i cili me talentin e tij të jashtëzakonshëm arriti të kualifikohet në finalen e madhe të Eurovisionit 2026! 🇦🇱✨ “Nân” është një këngë që flet gjuhën universale të dashurisë dhe i jep Shqipëria një vend të veçantë në zemrat e publikut evropian. Teksti i kenges. “Ta dish


Stefanaq Pollo: Akademiku, Historiani Gjenial dhe Monumental i Kujtesës
Portret - Analizë Stefanaq Pollo ishte një nga figurat më të ndritura, më të respektuara dhe më monumentale të historiografisë shqiptare, një personalitet i rrallë që e shndërroi dijen në mision dhe historinë në ndërgjegje kombëtare. Në historinë e kombit ai jetoi punoi dhe kapërceu kohen me vepritarine e tij si fihure e madhe. la gjurmë, ndërtoj themele të përjetshme. Stefanaq Pollo i përkiste nje kategorie të rrallë titanësh të mendimit, të cilët nuk mjaftohen të jenë dës


Dirty Dancing: Filmi që vazhdon të magjepsë botën.
Dirty Dancing: Filmi që vazhdon të magjepsë botën. Nje film që argëton ka që emocion film që shndërrua në pjesë të pandashme të kujtesës të njerëzimit. Dirty Dancing i përket kësaj kategorie të rrallë. Sot, në vitin 2026, kjo kryevepër e paharrueshme është 38 vjeç dhe më 21 gusht do të festojë 39-vjetorin e saj. Shumë më tepër se një film romantik, Dirty Dancing mbetet një himn për lirinë, pasionin, guximin për të ndjekur zemrën dhe fuqinë transformuese të artit. Është një


Bukuroshja e Durrësit, është një nga kryeveprat më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Rrevista Prestige Rubrika: Histori.Ngjarja dhe Data. Bukuroshja e Durrësit, e njohur edhe si Vajza e Bukur e Durrësit, është një nga kryeveprat më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe simbol i përjetshëm i bukurisë femërore. Ky mozaik shumëngjyrësh i shekullit IV para erës sonë konsiderohet mozaiku më i lashtë dhe më i rëndësishëm i zbuluar në Shqipëri. I krijuar rreth 2400 vjet më parë në Durrësin antik, të njohur atëherë si Epidamn, ai dëshmon nivelin e lartë


Rita Ora shkëlqen në Londër, performon për King Charles III në një mbrëmje mbretërore
Rrevista Prestige Rubrika: Art Shqip Yje Rita Ora shkëlqen në Londër, performon për King Charles III në një mbrëmje mbretërore Në një nga netët më prestigjioze të vitit në Royal Albert Hall, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora rrëmbeu vëmendjen me një performancë elegante në kuadër të festimeve për 50-vjetorin e The King's Trust. Artistja interpretoi në skenë së bashku me legjendën britanike Jools Holland, në praninë e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Pas p


Mira Murati sfidon OpenAI-n, prezanton inteligjencën artificiale që bisedon si njeri.
Rubrika: Teknollogji Shkencë. Mira Murati sfidon OpenAI-n, prezanton inteligjencën artificiale që bisedon si njeri. Burimi ndërkombëtar: TechCrunch. Ish-drejtoresha teknologjike e , ka prezantuar përmes kompanisë së saj një teknologji të re që synon ta bëjë komunikimin me inteligjencën artificiale më natyral se kurrë më parë. Modeli i ri, i quajtur TML-Interaction-Small, përdor teknologjinë “full duplex”, e cila i lejon sistemit të dëgjojë dhe të përgjigjet në të njëjtën koh


King’s Garden Party 2026: Eleganca e Buckingham Palace
King’s Garden Party 2026: Eleganca e Buckingham Palace Nën qiellin e kthjellët të majit dhe mes lëndinave të gjelbra të Buckingham Palace, një nga traditat më elegante dhe më domethënëse të monarkisë britanike mori edhe një herë jetë. King's Garden Party është shumë më tepër se një pritje aristokratike me çaj, sanduiçe të vogla dhe ëmbëlsira. Është një ceremoni mirënjohjeje, ku King Charles III dhe anëtarët e familjes mbretërore nderojnë qytetarët që kanë dhënë kontribut të


Tedi Papavrami – Tingulli Shqiptar i Ekselencës Botërore dhe Mishërimi i Përsosmërisë .
Tedi Papavrami – Tingulli Shqiptar i Ekselencës Botërore dhe Mishërimi i Përsosmërisë . Tedi Papavrami zë një vend të veçantë në kulturën shqiptare dhe europiane, sepse ai ka arritur të bashkojë në një figurë të vetme virtuozitetin muzikor, kulturën letrare dhe integritetin intelektual. Si violinist i klasit botëror, ai e ka ngritur emrin e Shqipërisë në skenat më prestigjioze ndërkombëtare, duke dëshmuar se talenti shqiptar mund të arrijë majat më të larta të artit. Interpre
bottom of page