Ali Asllani, zëri i zjarrtë i atdhedashurisë shqiptare, e ktheu poezinë në një kushtrim për dinjitetin kombëtar.
- Revista Prestige
- 3 days ago
- 1 min read

Rubrika: Libra Poezi frymezuese.
Ali Asllani, zëri i zjarrtë i atdhedashurisë shqiptare, e ktheu poezinë në një kushtrim për dinjitetin kombëtar.
Në vargjet e tij Shqipëria shfaqet si tokë e shenjtë, me rrënjë të thella dhe kokën gjithmonë lart.
Fjala e tij është e fortë, krenare dhe e mbushur me dashuri për vendin.
Ai mbetet një nga zërat më autentikë të poezisë shqiptare dhe një rilindas i vonë i shpirtit kombëtar.
Vargjet e Ali Asllanit edhe sot tingëllojnë si një thirrje: “E kush është si vendi jonë?”
Poezi
Ç’DO TË THOTË PATRIOT?
Ç’do të thotë patriot,
Sot për sot në Shqipëri?
Një tuf’ ah e një tuf lotë,
Një njeri i pa njeri!
Jo, jo! burri i bën ball’
Do buçit si val’ mbi zall.
Sa më zi edhe më zi,
Sido qoftë pun’ e tij,
Copë-cop’ i bënet buza
Po aspak s’i falet shpuza.
Sikurse një gur stërrall,
Në gji zjarrin e ka ngjall,
Qoft në lum’ e qoft’ në det
Zjarr’ i tija nuk humbet!
LE TË JEMI KRENARË.
Shqipëria jon’ tashi
Di të bëjë diell e shi,
Di të bëjë shi e diell,
Sepse kokën e mban lart,
Sepse rrënjët i ka thellë!
Le te jemi, pra krenarë!
Që nga len te perëndon,
E kush është si vendi jonë?
Si në tok’ edhe në det
Kemi pjesën më të bukur,
Në të bukurin planet!
Le të jemi pra krenarë,
Dy milionë thua shqiptarë,
Fis fisnik në radh’ të parë,
Titan ishim, titan jemi
Dhe përhera gjithë titan,
Rreptësonet shum’ shqiponja.
Kurse matet me tufan!
Përgatiti: Prestige.


