top of page

Artan Lame u nda sot datë 23 Maj 2025 nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën publike, kulturore dhe njerëzore të vendit.

  • 4 days ago
  • 1 min read

Artan Lame u nda sot datë 23 Maj 2025 nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën publike, kulturore dhe njerëzore të vendit.


Artan është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare, në një spital në Gjermani, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.


Artan Lame ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme në vend.


I njohur si një Kolonjar i zgjuar, me mendje të kthjellët dhe një përkushtim të madh në te gjitha detyrat. Ai mishëroi figurën e shtetarit që nuk kërkoi lavdi, personale, por punoi me pasion e shume thjeshtësi për vendin që donte me gjithë shpirt.


Në çdo detyrë , si zëvendësministër, si drejtues i ALUIZNI-t apo më vonë i Kadastrës,

Ai solli vizion, qartësi dhe vendosmëri. Ishte njeri i punës veprës dhe jo i fjalës së tepërt. E deshi shumë punën, i shërbeu qytetarit dhe historisë, trashëgimisë kulturore, si themel mbi të cilin ngrihet ndërgjegjja kombëtare.


Koleksionet e tij me flamuj dhe medalje nuk ishin thjesht pasuri kulturore, por pjesë e shpirtit të tij.

Ai po ndërtonte me përkushtim një muze

"Një tempull të kujtesës kombëtare"

kur jeta u ndërpre papritur.


Artan Lame do të kujtohet si një shtetar i perkushtur, me shumë kontribute, një njeri i punës së heshtur, i dashurisë së thellë per familjen, miqtë dhe Shqipërinë.


U prehsh në paqe Artan.

Do të mbetesh shembull i një jete të jetuar, me kuptim, për familjen dhe vendin !

Ngushëllime të sinqerta.

Nga:Rrevista Prestige LP

 PRESTIGE

Wellcome  at Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë dixhitale online dhe ne printuare njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të iprofesionisteve ne fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus The best , kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron promovimin e  alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin.

Revista ka 100 faqe te perditesuara.

ndihmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale, dhe ploteson pontecialin tuaj Revista shfaqet si një thesar njohurish  enciklopedike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page