top of page

Një poezi për Gruan , nga Dritëro … Gruas



ree


Një poezi për Gruan , nga Dritëro …


Gruas


Të falënderoj që në sajen tënde marr frymë,

Që ha këtë bukë të bardhë në sofër,

Që lulja s’m’u tha nga një brymë ,

Që ngjita gjer lart atë kodër.


Të falënderoj dhe që pi nga mërzia

Të hidhurën kafe , të ligën cigare

Të nxjerrë në muzg nga kutia ,

Të blerë në treg me pak pare .


Të falënderoj dhe që ti s’më ke lënë

T’i hyj lakuriq dëshpërimit të thellë.

Për krahu me zor më ke zënë,

Të dalim me vrap nga kjo shpellë.


Dritëro Agolli #poezi

 
 

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page