top of page

Tregimi që u bë shkas për njohjen e Helenës dhe Ismail Kadaresë

  • Jun 10, 2024
  • 1 min read

Updated: Jun 27, 2024


ree


Tregimi që u bë shkas për njohjen e Helenës dhe Ismail Kadaresë



Shkrimtarja e njohur, Helena Kadare ka qenë e ftuara e mbrëmjes në mbylljen e sezonit të shtatë të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Kadare foli për shumë gjëra nga karriera dhe jeta e saj dhe sigurisht që nuk kishte të mungonte rrëfimi për njohjen me të madhin Ismail Kadare.


Helena Kadare: Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës. Ai nuk më njihte fare. Unë botova një tregim tek “Zëri i Rinisë”. Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte vajtur për specializim. Atje vinin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta: Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni. I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë.


Alketa Vejsiu: A kishte në ato kohë një propozim dashurie?


Helena Kadare: Në atë kohë nuk kishte një propozim martese.

Alketa Vejsiu: Direkt e tek martesa?


Helena Kadare: Unë isha në konvikt, isha studente e vitit të parë dhe ishte “Lidhja e Shkrimtarëve”. Ismaili ftoi të gjithë shkrimtarët e “Lidhjes së Shkrimtarëve” dhe unë ftova të gjitha shoqet e konviktit duke zemëruar jashtëzakonisht shumë farefisin tonë dhe gjithashtu edhe gratë e shkrimtarëve që nuk ishin të ftuara. Aty u njohën dhe Sadija me Dritëro Agollin, ishte shoqe e klasës time./


 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page