top of page

Etno Fest-i në Prishtinë, vazhdon të tërheqë një numër të lartë dashamirësish të traditës, folklorit e trashëgimisë kulturore,

Updated: Mar 22, 2024


ree




Etno Fest-i në Prishtinë, vazhdon të tërheqë një numër të lartë dashamirësish të traditës, folklorit e trashëgimisë kulturore, në këtë edicion të 13-të të tij. Programi i pasur e i kuruar me shumë kujdes, që do të vijojë deri më 20 gusht, ofron për publikun ekspozita të shumta, performaca muzikore, shfaqje teatrale, punëtori e debate.

Sam Asghari flet për herë të parë për divorcin me Britney Spears

Ndër të tjera, ky edicion i Etno Fest prezantoi edhe ritet e veshjeve tradicionale e veçanërisht xhubletën.

Xhubletën në Etno Fest, e prezantoi Rita Kalaj nga Shkodra. Xhubleta është veshje tipike e grave në Shqipërinë veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqipëtare në Malin e Zi. Xhubleta në shekullin e XVIII, bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardh e zi për vajzat.

Xhubleta është me prejardhje të lashtë, paraqet ngjashmëri me disa figura të gjetura në Bosnjë e vise të tjera të mesdheut. Që prej vitit 2022 xhubleta është pjesë e listes së trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO në nevojë urgjente për mbrojtje. Gjithashtu u prezantuan edhe veshjet e grave të Hasit, edhe ato të pakrahasueshme për nga bukuria.

Foto/ Emily Ratajkowski impresionon me pamjen e saj rrugëve të Nju Jorkut

Festivali vazhdon të jetë shembull se si mund të shfrytëzojmë potencialin e hapësirave të trashëgimisë kulturore, duke harmonizuar traditën me inovacionin dhe duke u shndërruar në një pikë referimi për entuziastët e kulturës dhe vizitorët e turistët.

Në hapsirat e Etno Fest vazhdojnë ekspozitat e pikturave, skulpturave, mozaikë e punëtori e thurjeve me vek. Mbrëmjen e sotme njëri prej artistëve të shumëpritur që do të performojë në Etno Fest, është Mentor Haziri.Nga OraNews

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page