Eva Millona: Nga Tiranë në Uashington Portreti i një gruaje që ndryshon Botën.
- Mar 13
- 3 min read
Updated: 1 day ago
Eva Millona: Nga Tiranë në Uashington
Portreti i një Gruaje që Ndryshon Botën.
Historia e Eva Millonës është rrëfim emigracioni që te frymezon per rrugen dhe personalitetin që nderton në shtetin me te zhvilluar te botes; është një testament i guximit, punës së palodhur dhe vizionit që kalon kufijtë personalë dhe bëhet simbol i një epoke.
Ajo përfaqëson gruan që nuk mjaftohet vetëm me arritje personale, por e shndërron jetën dhe karrierën e saj në një platformë për drejtësi, përfaqësim dhe integrim.
Udhëtimi i saj fillon në Tiranën e fundit të viteve të totalitarizmit, ku mundësitë ishin të kufizuara, por aspiratat e brezit të ri ishin të mëdha. Eva studioi drejtësi në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 1980, në një kohë kur profesioni juridik kërkonte disiplinë, përkushtim dhe një ndjenjë të fortë përgjegjësie shoqërore. Shumë shpejt pas diplomimit, ajo u bë një nga gjyqtaret më të reja të Gjykatës së Rrethit të Tiranës (1989–1992). Ky ishte vetëm kapitulli i parë i një karriere që do të merrte një dimension ndërkombëtar.
Vitet 1990 sollën ndryshime të mëdha në Shqipëri dhe në jetën e shumë shqiptarëve. Si shumë intelektualë të kohës, Eva Millona vendosi të ndërtojë një të ardhme të re në Shtetet e Bashkuara.
Emigracioni nuk ishte i lehtë: kërkonte përshtatje, këmbëngulje dhe aftësinë për të filluar nga e para.
Në Massachusetts, ajo gjeti misionin e saj të ri: të punonte për komunitetin e emigrantëve dhe refugjatëve që përballeshin me sfida të mëdha integrimi. Ajo u përfshi në programet e rivendosjes së refugjatëve dhe në organizata që mbronin të drejtat e emigrantëve, duke u bërë një nga figurat më të respektuara në këtë fushë.
Në vitin 2008, Eva u emërua Drejtore Ekzekutive e Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition (MIRA), organizata më e madhe në New England për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve. Nën drejtimin e saj, MIRA u shndërrua në një forcë të fuqishme advokimi dhe reforme, duke ndikuar në politikat publike dhe duke ndihmuar mijëra familje të ndërtonin një jetë të re.
Eva Millona ishte një drejtuese; ajo u bë një zë publik për drejtësinë sociale. Bashkëpunimi me institucione shtetërore, organizata ndërkombëtare dhe liderë politikë solli politika më humane dhe gjithëpërfshirëse për emigrantët.
Për këtë punë dhe ndikim, ajo u nderua me “Outstanding American by Choice Award” (2009) dhe më pas me Çmimin e Drejtësisë Sociale nga Wainwright Bank (2010).
Kulmi i rrugëtimit të saj erdhi kur u emërua Ndihmëse Sekretare në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA. Ky post ishte një arritje personale, por nderkohe simbolizon integrimin dhe kontributin e shqiptarëve në jetën publike amerikane.
Në këtë rol, Eva Millona ka ndikuar në hartimin e politikave për imigracionin, integrimin dhe sigurinë, duke sjellë një perspektivë unike: atë të një profesionisteje që e njeh nga afër përvojën e emigrantit.
Ajo ka shërbyer gjithashtu në komisione dhe këshilla këshillimore, përfshirë Komisionin Amerikan për të Drejtat Civile dhe Këshillin Këshillimor të Guvernatorit të Massachusetts për Refugjatët dhe Emigrantët, duke ndihmuar në formimin e politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e komuniteteve të ndryshme.
Por më shumë se titujt dhe posteve, ajo që e bën historinë e Eva Millonës të veçantë është mesazhi i saj: identiteti dhe rrënjët nuk janë pengesë për suksesin global; ato janë burim force dhe frymëzimi.
Për shumë shqiptarë në diasporë, Eva Millona është një figurë që tregon se integrimi nuk do të thotë humbje e identitetit, por krijim i një ure mes kulturave dhe shoqërive.
Historia e saj rikthen dimensionin njerëzor të emigracionit: një rrëfim guximi, punë të palodhur dhe besimi se ndryshimi është i mundur.
Portreti i Eva Millonës është historia e një gruaje shqiptare që arriti majat e administratës amerikane; është historia e një ideali: kur talenti, përkushtimi dhe vizioni bashkohen, kufijtë gjeografikë bëhen thjesht një detaj në hartën e suksesit.
Pergatiti.
Liliana Pere.


