top of page

FAN NOLI — Zëri shqiptar që foli për paqen në skenën botërore

Writer: Founder Publisher.LP
Founder Publisher.LP
Sep 28
2 min read

Titull

FAN NOLI — Zëri shqiptar që foli për paqen në skenën botërore


Ky shkrim rikthen një nga momentet më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare në Lidhjen e Kombeve.

Fjalimi i Fan Nolit dëshmon forcën e mendimit shqiptar në një nga skenat më të mëdha ndërkombëtare të kohës.

Mesazhi i tij për edukimin, bashkëpunimin dhe paqen mbetet i lidhur me sfidat e botës edhe sot.

Është një dëshmi e fuqisë së fjalës, kur ajo ngrihet mbi interesat e çastit dhe i drejtohet njerëzimit.


Fan Noli


Kulmin e saj oratoria e Nolit në Lidhjen e Kombeve e arriti me fjalimin aq të debatuar që mbajti në Asamblenë e Pestë të Lidhjes, më 10 shtator 1924. Shtypi ndërkombëtar e pasqyroi si një ngjarje jo të zakontë në aeropagun e diplomacisë botërore. Disa nga medjat më të mëdhaja të kohës do të shkruanin kështu për Nolin: “Fjala më e kthjellët dhe më e mençur” ( Mezzogiorno ); “Fjalë pa masë e zgjuar dhe e hollë” ( Gazette de Lausanne ); “Fjalë të drejta. Bombë e peshkopit shqiptar” ( Daily Telegraph ); “Peshkopi Kryeministër Fan Noli i Shqipërisë i bëri delegatët e Lidhjes së Kombeve të mbeten gojëhapur, kur u mbajti një nga fjalët që bëri bujë dhe pa dyshim një nga fjalët më piktoreske” ( New York Times )


Sot kemi shkëputur vetëm një fragment të fjalës së tij:


... Por paqja nuk do të vijë prej traktateve; këto janë të destinuara të hidhen shpejt a vonë në shportë. Paqja do të vijë nga edukimi shkollor. Duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë se vrasjet me shumicë janë po aq krim sa edhe vrasjet me pakicë.


Duhet t’u mësojmë se ka vetëm një perëndi që duhet t’i shërbejnë, Perëndia e njerëzimit, i njëjtë për të gjithë tributë. Duhet t’u mësojmë të bëhen anëtarë të ndershëm të supershtetit që do të përmbledhë të gjitha tributë, të bëhen qytetar fisnikë të federatës së përbotshme, që është në realizim e sipër dhe që do të realizohet me siguri.


Kur fëmijët tanë të kenë mësuar këto të vërteta të thjeshta, atëherë nuk do të kemi vetëm çarmatimin moral që do t’i paraprijë çarmatimit material, do të kemi gjithashtu bashkpunimin e vërtetë të të gjitha racave të botës për sigurimin e paqes, progresit dhe prosperitetit ndërkombëtar. Të gjitha të tjerat sillen rreth kësaj. Këtu qëndron thelbi i çështjes...


Pergatiti; Rrevista Prestige

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

​

REVISTA PRESTIGE eshte pjese e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.

 

revistpresttige@gmail.com
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

bottom of page