top of page

Gazeta londineze ”Evening Standard” ka listuar 30 plazhet më mahnitëse në Europë që duhet të vizitohen

  • Feb 11, 2024
  • 1 min read

Updated: Feb 20, 2024




hehur përgjatë Rivierës Shqiptare, në një vend të nxehtë të famshëm në Francë dhe plazhet më të mira në ishujt grek, gazeta londineze ”Evening Standard” ka listuar 30 plazhet më mahnitëse në Europë që duhet të vizitohen gjatë kësaj vere.

Mes destinacioneve të Greqisë, Turqisë, Portugalisë, Francës etj, ”Evening Standard” ka renditur dhe Rivierën Shqiptare ku veçon plazhin e Drimadhësit afër Dhërmiut, mes 30 plazheve më mahnitëse në Europë që duhet vizituar këtë verë.

“Një nga gjërat më të mira për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar është se ne kemi disa plazhe të shkëlqyera rreth nesh. Jo vetëm në Britani të Madhe, por fqinjët tanë europianë gjithashtu mburren me disa nga plazhet më mahnitëse në botë”, shkruan gazeta londineze.

“Shqipëria ndoshta nuk është vendi i parë që mendoni kur imagjinoni një destinacion europian për plazh, por plazhet përgjatë Rivierës shqiptare kanë ngjyrën blu të fortë si plazhet e Greqisë, por pa rrëmujë dhe turistë të shumtë. Gjiri i vogël në Drimadhes është më i miri për t’u vizituar, me një shkëmb të madh që ndan plazhin me guralecë nga ai me rërë. Mos e humbisni por zbulojeni”, shkruan ”Evening Standard”.

Si të arrini atje: një fluturim i drejtpërdrejtë tre orësh do t’ju vendosë në aeroportin e Tiranës dhe një udhëtim prej gati katër orësh me makinë ju çon në këtë plazh. Bëjeni një udhëtim rrugor në Shqipëri dhe ndaluni në qytetet e vogla përgjatë rrugës.


 PRESTIGE

Wellcome  at Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë dixhitale online dhe ne printuare njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të iprofesionisteve ne fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus The best , kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron promovimin e  alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin.

Revista ka 100 faqe te perditesuara.

ndihmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale, dhe ploteson pontecialin tuaj Revista shfaqet si një thesar njohurish  enciklopedike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page