top of page

Helena tregon për Kadarenë, asnjëherë s'ka qënë pasionant i..

  • Apr 6, 2024
  • 2 min read

Updated: Jul 9, 2024


ree

Bashkëshortja e tij Helena Kadare, rrëfeu një ngjarje, vite më parë.

“Asnjëherë s`ka qenë pasionant i çmimeve, i nderimeve e më tej. I dukej një mundim i madh të dilte atje, të mbante një fjalë të shkurtër apo t`u jepte dorën gjithë të pranishmeve… Duket si diçka anormale, por kjo është e vërteta. Gjithë ne të tjerët ishim të gëzuar, vetëm ai ishte pa qejf. Duke hyrë në oborrin e Elizesë, mbaj mend se si Inva Mula erdhi drejt nesh me fytyrë të ndritur: Jam nisur sot që në katër të mëngjesit nga Tirana, tha duke buzëqeshur. Dhe ai: « E pse e bëre këtë ? ». Për kënaqësinë time, për të qenë me ju, ia priti ajo. Dhe ai prapë : E çfarë kënaqësie! Kot u lodhe! Ajo mbeti e hutuar. Dhe kishte të drejtë”, tregonte Helena.

Bashkudhëtarja e jetës së tij tregoi në atë kohë edhe se si i drejtoheshin njëri-tjetrit dhe historikun. Ai e thërret Beka, sepse emri i saj deri në moshën 3-vjeçare ka qenë Bebeka. Po ajo si e thërret?

“Is ishte vetëm për librin që të mos e përmendja orë e çast me të gjithë emrin e tij të gjatë. Kur erdhi nga Rusia, erdhi me emrin Smill. Ashtu e thërrisnin atje, ose e kishte gjetur ai vetë ashtu, për t’i shpëtuar emrit të vet Ismail. Madje provoi ta vinte dhe ne të parin libër me poezi që botoi në Moskë. Por në Shqipëri u prit keq kjo gjë, dhe ai u detyrua t`i shkruante një letër botuesit rus: Më falni, por ju kam dhënë pa dashje gabim emrin tim ! Quhem Ismail dhe jo Smill”.

Fakte të tjera, jo aq të njohura për Kadarenë janë veshja e këpucëve më të mëdha se numri real i këmbës. Kurse për parfumin Chanel 5 Kadare thotë se çdo grua duhet ta përdorë të paktën një herë. Është aroma speciale.





 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page