top of page

HESHTJA QË U BË DASHURI — VIKTOR HYGOKoment:Një poezi e brishtë dhe e thelle.

Writer: Founder Publisher.LP
Founder Publisher.LP
Oct 6
1 min read



HESHTJA QË U BË DASHURI — VIKTOR HYGO

Koment:

Një poezi e brishtë dhe e thellë, ku heshtja bëhet forma më e pastër e dashurisë. Hygo ndërton një atmosferë intime, ku një vështrim, një prani dhe një qetësi e përbashkët mjaftojnë për të zgjuar ndjenjën. Gruaja që hesht nuk është mungesë fjale, por një mister që e shtyn shpirtin drejt dashurisë. Peizazhi i pyllit dhe drita e agimit e bëjnë këtë ndjenjë edhe më poetike. Në këtë poezi, dashuria nuk deklarohet — ajo ndodh në heshtje.

SEPSE AJO PA FOLUR RRINTE — VIKTOR HYGO

Heshtja e saj qe ngadhënjimi im;

Nuk di, por kjo gjë shumë më joshte;

Në zemër nuk ndjeva asnjë tundim,

Veç rrahje të lehtë, lëkundje boshe.

Çdo mbrëmje të vetmuar, larg nga kjo botë,

Rrugën përmes pyllit bënim me veturë;

Unë i flisja e mes një qetësie të plotë,

Dëgjoheshin zëra në pyllin obskur.

Syri i saj ish gjithë mistere,

Si syri i një laureshe që pasqyron

Pafundësinë e kaltër të qiejve,

Aurorën e feksur, pranverës që agon.

Ajo s’fliste e s’thoshte asgjë;

Mbështetur pranë meje e menduar qëndroi;

Një ditë, kur as vetë s’e pandeha këtë,

Si rreze dashuria zemrën ma përshkoi.

Dashuria është, nuk dihet se çfarë;

Një femër të zgjuar e bën të heshtë;

Ndoshta është streha ku prehen gjithfarë,

Kësisoj të pabesë, lule-shigjetë.

Përktheu: Ferdin Liçaj

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

​

REVISTA PRESTIGE eshte pjese e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.

 

revistpresttige@gmail.com
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

bottom of page