top of page

Lea Ypi,Shqiptarja e parè qe bèhet pjesè e Akademisè Britanike.

  • Jul 18, 2024
  • 2 min read

Lea Ypi, Shqiptarja E parë që bëhet pjesë e Akademisë Britanike

Nga

Anila Kadija

08:32 | 18/07/2024


Në historinë e Akademisë Britanike, për herë të parë një shqiptare është pranuar në radhët e saj: intelektualja dhe profesoresha Lea Ypi. Ky është një moment historik për komunitetin shqiptar dhe një arritje e rëndësishme për vetë Ypin, e cila është njohur dhe vlerësuar për punën e saj të jashtëzakonshme në shkencat humane dhe shoqërore.


Puna e femrës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar kurorëzohet gjithmonë me vendin që ajo meriton. Është aq kënaqësi sa edhe krenari që një përfaqësim i këtij niveli të lartë e bën profilin e intelektuales shqiptare në botë një frymëzim edhe për brezat.


Akademia Britanike ka zgjedhur 86 studiues kryesorë nga fusha të ndryshme për të qenë pjesë e Fellowship të saj këtë vit. Nga këta anëtarë të rinj, 52 u zgjodhën nga 21 universitete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 30 Fellows Ndërkombëtarë u zgjodhën nga universitete të tjera në botë, përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Afrikën e Jugut, Japoninë, Kinën, Australinë, Tajvanin, Zvicrën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Turqinë dhe Izraelin. Gjithashtu, Akademia zgjodhi katër Anëtarë Nderi nga bota e artit, letërsisë, gazetarisë dhe filmit.


Lea Ypi është një personazh tejet i diskutuar kohët e fundit. Natyra e saj e qetë i jep një përkufizim çdo diskutimi në mënyrën më origjinale dhe të vërtetë. Ajo ka të gjitha karakteristikat e një gruaje shqiptare me diapazon, e brumosur nga shumë kultura, duke udhëtuar në ekuilibër midis sintonive njerëzore, si në punë, me penën e saj, ashtu edhe në jetën e përditshme. Hapësirat bosh i mbush me kryeneçësinë e studiueses, por me këmbë në tokë. Është e çiltër dhe bujare në shprehjen e lirisë së veprimit dhe të mendimit, pa krijuar konflikte. Duke më besuar shpesh copëza dorëshkrimi nga libri i saj dhe duke më bërë pjesë të veprës së saj nëpërmjet diskutimeve me pikëpamje herë të njëjta dhe herë të ndryshme, u përfshiva në entuziazmin e një mendjeje të hapur, siç është edhe ajo vetë. Seç ka një veçanti stili i saj, të cilin ajo e përdor lirshëm, pa sajuar apo ngushtuar me çdo kusht konturet e së vërtetës, ashtu siç ajo e ka përjetuar: pa paragjykim, pa drojë, pa frikë dhe me dashuri prej fëmije e të rriture tashmë.



E njohur me librin i saj “Free” i karakterizuar nga timbri i lirë i shpirtit dhe dinjitetit, kur nuk ishim të lirë. Kjo është e vërteta e saj! Lea është një docente profesoreshë e teorisë politike në “London School of Economics”(LSE). Përveç librit në fjalë, i cili është botuar nga shtëpia botuese “Penguin London” e më pas në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj” dhe është përkthyer e botuar nga një sërë shtëpish botuese në shumë shtete, ka nxjerrë edhe librat “The meaning of the partisanship” dhe “The architectonic of reason” të botuara nga Oxford University Press. Konceptin e lirisë dhe për luftën e vazhdueshme me të cilën përballet çdo ditë një grua në karrierë, të cilat ajo i njeh mirë, e ka shpërndarë gjithmonë me frymën e lirë në shumë auditore të niveleve të larta ndërkombëtare ku është mirëpritur dhe duartrokitur me onoret e merituara.









 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page