“Ina Kosturi: E Para Shqiptare që Shkëlqen Botërisht.
- Jan 17
- 4 min read

Rrevista Prestige
“Ina Kosturi: E Para Shqiptare që Shkëlqen Botërisht në WOMCO”
Konkursi Botëror Online i Muzikës (WOMCO) , një platformë ndërkombëtare online për konkurse muzike, që promovon interpretimin, kompozimin dhe krijimtarinë muzikore në disiplina të ndryshme, duke lidhur muzikantë në mbarë botën dhe duke vlerësuar talentet e shquara.
Melodia Shqiptare po Përshkon Botën: Ina Kosturi në skenat Ndërkombëtare
Virtuoze, Krijuese, Inspiruese: Ina Kosturi dhe udhëtimi i muzikës së saj
Violinistja shqiptare Ina Kosturi, një artiste e talentuar dhe profesore e asociuar në Universitetin e Arteve, vazhdon të lërë gjurmë të thella në skenën ndërkombëtare të muzikës. Si soliste, performer-composer dhe kompozitore, ajo kombinon virtuozitetin teknik me pasionin krijues, duke sjellë veprat e saj për violinë dhe orkestër në skenat më prestigjioze të botës.
Suksesi i saj më i fundit vjen nga Saint-Saëns International Music Competition, pjesë e platformës botërore WOMCO në ✨️Angli, ku Ina Kosturi u vlerësua me ✨️Çmimin e Madh “Grand Award” në kategorinë Kompozim Origjinal për veprën e saj “Koncert për violinë dhe orkestër”, duke u renditur e para në të gjitha kategoritë dhe disiplinat muzikore për sezonin 4, 2025.
Kjo arritje e bën atë artistën e parë shqiptare që triumfon në këtë konkurs prestigjioz, duke vendosur muzikën shqiptare në hartën ndërkombëtare të kompozitorëve dhe interpretueseve më të njohur.
Një pjesë e madhe e konkurseve sot realizohen Online, sidomos ato të kompozicionit.
WOMCO është organizata botërore online e konkurseve muzikore. Ajo është një platformë për promovimin e muzikës, interpretimit krijmtarisë në disiplina të ndryshme muzikore si dhe krijmtarise muzikore.
Konkursi që mban emrin e kompozitorit të madh Camille Saint – Saëns është pjesë e kësaj organizate në Angli dhe spikat për vecantitë e konkurimit.
Ky konkurs fokusohet në pwrsosmwrinë e performancës muzikore, krijmtarinë dhe kërkimin akademik, cka e bën të vecantë e të rëndësishëm.
Në këtë kontekst violinistja shqiptare, profesore e associuar e violinës në Universitetin e Arteve, krijuese dhe interpretuese, vlerësohet me Çmimin e Madh “Grand Award” në kategorinë.
Kompozim Origjinal me veprën “Koncert për violinë dhe orkestër” në sezonin 4, 2025 të këtij konkursi. Rankohet e para në të gjithë kategoritë e disiplinat muzikore të këtij konkursi për vitin 2025.
Juria prestigjioze përbëhet nga personalitete të botës muzikore të publikuara në faqen e WOMCO, ndërsa për të kuptuar nivelin mjafton të shikosh numrin tejet të kufizuar të fituesve (dy çmime të mëdha në kompozicion për katër sezonet e konkurrimit nw vitin 2025).
Emrat e fituesve në kompozicion pa përmendur disiplinat e tjera janë kompozitorë veprat e të cilëve i gjen të e publikuara e interpretuara me orkestra të rëndësishme si Orkestra Simfonike e Budapestit, e shumë të tjera, të botuara nga shtëpi prestigjioze muzikore, albume e cd të publikuara suksesshëm.
Përmes pjesëmarrjes globale dhe njohjes profesionale konkursi synon të mbështesë zhvillimin artistik dhe angazhimin akademik brenda komunitetit ndërkombëtar të muzikës.
Saint -Saëns International Competition është pjesë e WOMCO. Ina Kosturi vjen si e para shqiptare në këto konkurse të WOMCO.
Ky çmim është sukses dhe për muzikën shqiptare .
Kompozitori është përfaqësues i vendit të tij nga frymëzohet, atje ku lind e pasurohet muzika e tij.
Ina Kosturi, violiniste, performer -composer, profesor i asociuar i violinës në Universitetin e Arteve.
Diplomuar në institucionet shqiptare dhe italiane i përkushtohet koncertizmit dhe mësimdhënies, debuton si soliste e më pas dhe si performer-composer.
Ndërton një karrierë të suksesshme koncertesh, recitalesh, (rreth 40) duke performuar si soliste në skenën shqiptare, bashkëpunuar me artistë italianë, vlerësuar me cmime, me një repertor që shtrihet nga muzika e hershme deri tek ajo bashkëkohore, përfshirë literaturë standarde dhe më pak të njohura.
E para shqiptare që publikon me shtëpinë e famshme vjeneze Universal Edition (prill 2024) dhe interpreton si soliste dhe performer -composer në Bosendorfer Hall, Mozarthaus Vjenë (shtator 2025)
Promovohet në Winter Catalogue 2024- 2025 nga Universal Edition mes 12 kompozitorëve të përzgjedhur.
Veprat e botuara me Universal Edition jane:
7 Capriccio for violin solo
Violin Concerto for violin and orchestra
Sonata for violin and piano.
Ballade for violin and piano (dedicated to my mother Irena)
Ballade for violin and piano.
Duo Capriccio for violin and violoncello
Greetings from Vienna for violin and piano
Improvisation for violin solo
Tajsi’s Song for violin and piano
Si performer-composer vlerësohet me :
-Golden Award dhe çmimin e dytë nw Oskar Rieding International Competition in Sllovenia (Celje) 2022,
-Çmimin e tretë në Amadeus Composition Competition në Vjenë shtator 2023,
-Çmimin e parë në Composition Competition në Central Academy of Arts në Maltë 2023,
-Çmimin e pare në dhjetor 2023 ne “5 Swiss International Music Competition”, Lugano.
- Perzgjidhet dhe performon në Music Marathon, Women Composers Festival of Hartford, Connecticut USA 2024.
- Çmimin e pare në shkurt 2025 ne “9 Swiss International Music Competition”, Lugano
- Çmimin e tretë dhe Honorable Mention në Arnold Rose Violin Competition Vienna, mars 2025.
- Çmimin e madh në Saint – Saëns International Music Competitions Angli (WOMCO)
Drejton shoqatën Bota e Artit, duke organizuar 13 edicione të festivalit.
“Violinistic Greetings”, në bashkëpunim me artistë në mbarë botën. Krijimet e saj janë interpretuar në Gjermani, Serbi , USA.
✨️✨️✨️Analizë.
Muzika e Ina Kosturit shfaq një harmoni mes virtuozitetit teknik dhe lirisë krijuese, duke e kthyer violinën në një medium për komunikimin e emocioneve dhe ideve abstrakte.
Veprat e saj eksplorojnë raportin midis individualitetit dhe universalitetit, duke bërë që çdo performancë të rezonojë globalisht dhe të transformohet në një eksperiencë estetike dhe ekzistenciale.
Suksesi ndërkombëtar është dëshmi se përkushtimi dhe pasioni artistik krijojnë kuptim që tejkalon kufijtë kohorë dhe kulturorë.
Suksesi i saj thekson qartë disa cilësi të jashtëzakonshme të Ina Kosturit, dhe mund të përmbledhim kështu mesazhin që jep talenti i saj:
Talenti ; Ajo zotëron një virtuozitet teknik dhe një aftësi krijuese që dallon menjëherë; nuk është thjesht teknikë, por një gjuhë artistike unike.
Pasioni dhe përkushtimi ; Arritjet e saj ndërkombëtare tregojnë disiplinë të jashtëzakonshme dhe përkushtim të palëkundur në udhën e muzikës.
Mendja e mprehtë dhe krijuese;
Ajo kombinon mendim filozofik me interpretim artistik, duke reflektuar një inteligjencë të thellë dhe kapacitet për të konceptuar muzikën si një eksperiencë ekzistenciale.
Këmbëngulja ;
Pavarësisht konkurrencës globale dhe sfidave, Ina Kosturi arrin të shfaqet gjithmonë në majë, duke treguar që qëndrueshmëria dhe punë e vazhdueshme janë çelësi i suksesit.
Pra, në pak fjalë: talenti i saj tregon seriozitet, mendje të mprehtë, krijimtari të thellë, dhe këmbëngulje të jashtëzakonshme.
Autor.
Liliana Pere.


