top of page

Kanga e Rinise - Migjeni

  • 6 days ago
  • 1 min read

Rinia është forca që ndriçon të ardhmen.


“Kanga e Rinís” është një himn i fuqishëm kushtuar energjisë, optimizmit dhe idealizmit të rinisë. Me një gjuhë të gjallë dhe ritëm entuziast, Migjeni e paraqet rininë si forcën që mund të ndryshojë botën. Poezia përcjell besim te e ardhmja dhe te fuqia krijuese e brezit të ri.

Poezia Kanga e Rinís nga Migjeni:


Kanga e Rinís

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!

Thueja kangës sate që të vlon në gji.

Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...

Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu...

Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashni.

Të na ndezi zjarrin tand, rini...

Dhe të na mbysi dallga

prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi,

Kumbi i zanit tand të përplaset për qiellë

dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.

Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page