top of page

Kate Winslet flet për skenën famëkeqe të “Titanic”




Kate Winslet flet për skenën famëkeqe të “Titanic”



Kate Winslet ka zbuluar së fundmi një fakt interesant rreth “Titanic”.

Gjatë një pyetje-përgjigjeje të 92nd Street Y në një shfaqje paraprake të filmit të saj të ardhshëm Lee të hënën, më 23 shtator në New York City, u diskutua momenti famëkeq i derës në filmin e 1997-ës.

Ka qenë një debat prej vitesh nëse Jack Dawson i Leonardo DiCaprio-s mund të qëndronte pranë Rose Dewitt Bukater të Winslet pasi anija u mbyt.

Ndërsa Kate  foli me Josh Horowitz në ngjarjen e së hënës, ajo gjithashtu zbuloi se uji nuk ishte aq i thellë sa dukej në ekran.

Duke pranuar se DiCaprio me siguri ka “pësuar PTSD” nga pyetja për momentin viral të derës,  Winslet tha për xhirimin e skenës,” Uji nuk ishte i thellë, më vinte deri tek beli. Leo ishte në gjunjë. Nuk mund të them më shumë sepse Jimmy Cameron do të më telefonojë për të më kritikuar,” tha Winslet me shaka.

Diku tjetër në bisedë, Winslet kujtoi se kishte hyrë fshehurazi në një kinema në N.Y.C. për të parë Titanikun për herë të parë me dy miq.

“Kur u shfaq premierë në Londër, nuk isha shumë mirë. Kisha një helmim të tmerrshëm nga ushqimi dhe në fakt isha në spital në Londër, shumë e çuditshme. Dhe më pas kur doli në SHBA, në fakt isha në funeralin e një të dashuri”, shtoi ajo. Kështu që nuk kam mundur të shijoj tamam publikimin e filmit”, shtoi ajo duke e  përshkruar si “mjaft të çuditshme” të jesh në një “teatër të mbushur plot” me njerëz duke parë filmin.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page