top of page

Nga publicistika e Dritëro. Korrik 1999 Disa radhë nga shkrimi “ Çudi sa të paturpshëm jem

Writer: Founder Publisher.LP
Founder Publisher.LP
Jul 8
1 min read



Rubrika:Libra Poezi.


Nga publicistika e Dritëro …

Korrik 1999

Disa radhë nga shkrimi “ Çudi sa të paturpshëm jemi “…


…” Ah , fjala “ gabova” , sa e rëndë është për të fluturuar nga buzët e një ish-sundimtari , e një lideri , e një pushtetari , e një “ burri shteti “ .

E shihni që unë e vendos në thonjëza shprehjen “ Burrë Shteti “?

E vendos në thonjëza , pasi nuk është burrë shteti çdo njeri që ka përgjegjësira shtetërore .


Burrë shteti është vetëm ai që ka vlera kombëtare dhe është ndërgjegjja e kombit . Vetëm ai që bëhet ndërgjegjja e kombit , kur gabon, ka guximin të thotë:” Gabova.”


Dhe ju , zotërinj , që lexoni këto radhë , mos prisni të thotë “ gabova “ ndonjë pushtetar apo ish-pushtetar , përderisa ata nuk janë burra shteti . Nëna Shqipëri , të parin lider që do të thotë “ gabova “ , do ta quajë Burrë Shteti pa thonjëza . “


24 korrik 1999 #Spektër #DritëroAgolli

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

​

REVISTA PRESTIGE eshte pjese e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.

 

revistpresttige@gmail.com
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

bottom of page