Në 70-vjetorin e ish-kancelares Angela Merkel
17/07/202417 Korrik 2024
Kur Angela Merkel, kancelarja e parë dhe deri tani e vetme e Gjermanisë, u zgjodh për herë të parë në këtë post, askush nuk besonte ajo do të drejtonte për 16 vjet me radhë fatet e vendit.. Merkel mbush tani 70 vjeç.
Angela Merkel
Kur Angela Merkelu zgjodh në vitin 2005 si kancelarja e parë e Republikës Federale të Gjermanisë, nuk ishin të paktë zërat që dyshonin, nëse ajo e kishte vërtet vullnetin për postin e kancelares. Askush nuk besonte në atë kohë se pikërisht Merkel do të ishte për 16 vjet me radhë kancelare e Gjermanisë. Para saj këtë e kishin arritur vetëm dy kancelarë: Konrad Adenauer i CDU-së (në vitet 1949-1963) dhe Helmut Kohl po i CDU-së, (1982-1998).
Betimi i Angela Merkelit si kancelarja e parë e Republikës Federale të Gjermanisë në vitin 2005 Betimi i Angela Merkelit si kancelarja e parë e Republikës Federale të Gjermanisë në vitin 2005
Betimi i Angela Merkelit si kancelarja e parë e Republikës Federale të Gjermanisë në vitin 2005Fotografi: Guido Bergmann/BPA/dpa/picture-alliance
Por Merkeli nuk u bë rastësisht e "ashtu si për të thënë" kancelare e Gjermanisë. Dëshirën e saj për pushtet, ajo e ka treguar që herët. Në mes të skandalit së donacioneve të Partisë Kristiandemokrate, CDU, ajo e kritikoi hapur në një artikull gazete mentorin e saj politik, Helmut Kohlin. Pak kohë pas artikullit ajo u zgjodh kryetare e partisë CDU. Më parë ajo kishte mbledhur përvojë si ministre në kabinetin e Kohlit.
Merkeli dhe CDU-ja
Politika ka nevojë për pushtet. Këtë ajo e dinte mirë dhe prandaj ndryshoi edhe shumë elementë programatikë të partisë CDU duke e orientuar atë më afër qendrës së spektrit politik. Temat si shërbimi i detyruar ushtarak, energjia bërthamore dhe modeli i një familjeje klasike, që ishin dikur bërthama e bindjeve kristiandemokrate, Merkeli i ndryshoi. Në vitin 2011 ajo shpalli edhe heqjen dorë graduale të Gjermanisë nga energjia bërthamore.
Angela Merkel duke pozuar me një transvestit Angela Merkel duke pozuar me një transvestit
Angela Merkel duke pozuar me një transvestitFotografi: Liesa Johannssen/Reuters/AP/picture alliance
Kritikët thonë se ajo e ka sfumuar profilin e partisë, e ka bërë CDU-në më shumë social-demokrate. Disa anëtarë të CDU-së madje krijuan një parti të re, "Alternativa për Gjermaninë". Por tek të rinjtë kursi i Merkelit duket se gëzonte simpati.
Figurë simbol për Evropën
Instinkti i saj për pushtet, mjeshtëria e saj taktiko-strategjike dhe aftësia për t'u përshtatur, e bënë Merkelin edhe një nga politikanet më të rëndësishme të Europës dhe të Gjermanisë.
Angela Merkel në samitin e G7-s në ElmauAngela Merkel në samitin e G7-s në Elmau
Angela Merkel në samitin e G7-s në ElmauFotografi: imago/Future Image
Si në samitet e G7-s apo në samitet e BE-së Merkeli ishte mbrojtëse e fortë e interesave gjermane në arenën ndërkombëtare. Gjatë krizës ekonomike dhe financiare të Europës Merkeli u kthye në një figurë simbolike të shpëtimit të euros.
Angela Merkel dhe refugjatët
Në tetor 2022 Komisariati i OKB-së për refugjatët UNHCR i dha ish-kancelares Angela Merkel çmimin e njohur Nansen për politikën e saj ndaj refugjatëve.
Angela Merkel me Anas Modamanin, refugjat nga Siria Angela Merkel me Anas Modamanin, refugjat nga Siria
Angela Merkel me Anas Modamanin, refugjat nga SiriaFotografi: Sean Gallup/Getty Images
Për qëndrimin ndaj refugjatëve, hapjen e kufijve në vitet 2015 dhe 2016 dhe veçanërisht për sloganin e saj "Ne do t'ia dalim" Merkel u kritikua shumë në Gjermani.
Në kulmin e luftë së Sirisë Gjermania pranoi më shumë se 1,2 milionë refugjatë dhe azilkërkues.
Jetë në dy shtete gjermane
Merkel është lindur më 17 korrik 1954 në Hamburg, në ish-Gjermaninë Perëndimore. Merkel është me prejardhje gjermane dhe polake. Pas lindjes së saj i ati që ishte prift protestant u emërua në një kishë në landin e Brandenburgut, që asokohe ishte në ish-Gjermaninë Lindore.
Në kujtimet e saj me titull "Liria - Kujtime 1954 - 2021", që do të botohet në nëntor, Merkel rrëfen për "jetën e saj në dy shtete gjermane - 35 vjet në ish-Gjermaninë Lindore dhe 35 vjet në Gjermaninë e ribashkuar.
Angela Merkel, u emërua në vitin 1992 nga ish-kancelari Helmut Kohl si ministre për Gratë dhe RininëAngela Merkel, u emërua në vitin 1992 nga ish-kancelari Helmut Kohl si ministre për Gratë dhe Rininë
Angela Merkel, u emërua në vitin 1992 nga ish-kancelari Helmut Kohl si ministre për Gratë dhe RininëFotografi: Sepp Spiegl/Imago Images
Merkel është gruaja e parë dhe deri tani e vetmja që ka qenë kancelare e Gjermanisë. Megjithatë pas largimit të saj nga politika trashëgimia e Merkelit është përballur me kritika, veçanërisht për qasjen e saj ndaj Moskës si dhe varësisë së Gjermanisë ndaj gazit rus.