top of page

Në kohë kur fjalët shpesh humbasin peshën e tyre dhe vëmendja përhumbet, janë disa figura që qëndrojnë të palëkundura në misionin e tyre.

  • 4 days ago
  • 3 min read






#Revista.#Prestige


Revista Prestige ecën përkrah vlerave të çmuara.

Në kohë kur fjalët shpesh humbasin peshën e tyre dhe vëmendja përhumbet, janë disa figura që qëndrojnë të palëkundura në misionin e tyre.


“Si dritat që nuk shuhen as në stuhi” me përkushtim, dashuri dhe besim të palodhur tek jeta dhe njeriu.


***

Me një njoftim zyrtar, shënohet një kapitull i ri, një udhëtim i ri plot përgjegjësi dhe mision:

Prof. Dr. Alma Cani Ansari, pas një mandati si Drejtoreshë e QSUT “Nënë Tereza”, merr tani një tjetër detyrë fisnike, si Zv. Drejtore dhe Shefe e Reanimacionit në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” – duke mbetur në zemër të betejës për jetën dhe shërimin.


Në drejtimin e QSUT-së, stafetën e merr Dr. Donjeta Bali një emër që vjen me integritet, përvojë dhe pasion për profesionin, dhe të cilës i urojmë rrugë të mbarë në këtë detyrë të shenjtë.


Në dy prej institucioneve më të rëndësishme të shëndetësisë shqiptare,

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”,

çdo ditë shkruhen histori të heshtura, por thellësisht domethënëse, histori jete, shprese dhe ringritjeje. Ato nuk bëhen tituj lajmesh, por janë themeli mbi të cilin qëndron dinjiteti i profesionit dhe shpresa e pacientëve.


Nga përkushtimi i mjekëve, infermierëve dhe i gjithë personelit mjekësor, lind besimi që shpërndan errësirën e ankthit dhe sjell ylberin e shpresës mbi sfidat e sëmundjes. Ata janë heronj të heshtur, që nuk kërkojnë duartrokitje, por punojnë me shpirt, me duar me mëndje që japin jetë.


Ata profesionistë te shkelqyer,

janë frymë, dritë, shpresë, shpëtim.

Janë ata që qëndrojnë në ballë të betejës me sëmundjen, në orët më të vështira, me përulësi, qetesi, pa u dorëzuar asnjëherë.


Në këtë sfond si , figura e Prof. Dr. Alma Cani Ansari, mbetet si një yll që ndriçon jo vetëm ne një institucion, por në një sistem të tërë. Ajo mishëron atë përzierje të rrallë të dijes, humanizmit, që duhet të karakterizojë mjekun dhe liderin e së nesërmes.


E vlerësuar me tituj si “Gruaja e Vitit”, “Ambasadore e Paqes”, fituese e çmimeve “Star Prestige”, ajo është një profesioniste e shkelqyer, por një simbol i një shërbimi mjekësor më të drejtë, më të afërt, më njerëzor.


Në mandatin e saj si drejtuese e QSUT-së, ajo solli vizion, transformim dhe butësi. Mbi gjithçka, solli dritë njerëzore, në mënyrën si u kujdes për pacientët, në vlerësimin që i dha stafit dhe në frymën që la pas: një shëndetësi që trajton jo vetëm trupin, por edhe shpirtin dhe Motivon


Së bashku me të, në këtë udhëtim fisnik janë armata e madhe e mjekeve te shquar, dhe emra të spikatur Drejtuesish si Albana Koçiu, dhe shumë të tjerë, që me përkushtim , me përvojë dhe koherencë, janë bërë mbështetës të heshtur të jetës në çdo cep të sistemit.


Në media flitet pak për ta. Por Revista Prestige është këtu për ta thënë me zë të lartë atë që duhet thënë:


“Ju jeni pasuria më e çmuar që kemi.” "Meçuria, Humanizmi dhe Krenari Shqiptare"


Në këtë përulësi të thellë ndaj profesionit,

në këtë dritë që i jep udhë shëndetit dhe shpresës,

ne e themi me zemër:


Te gjithe ju të dashur personel mjekesor:


“jeni dritë që gjeneron dashuri, kujdes e miresi jete”


Prej frymës tuaj njerëzore, marrin dritë dhe ngrohtësi të gjithë ata që kërkojnë shpresë, shërim dhe jetë.


Dhe ne të gjithë, me mirënjohje të thellë, i urojmë suksese e bekime çdo dore mjeku, zemre të ndritshme që punon për t’u kujdesur për jetën.


Përgatiti:

Rrevista Prestige

Liliana Pere.

 PRESTIGE

Wellcome  at Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë dixhitale online dhe ne printuare njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të iprofesionisteve ne fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus The best , kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron promovimin e  alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin.

Revista ka 100 faqe te perditesuara.

ndihmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale, dhe ploteson pontecialin tuaj Revista shfaqet si një thesar njohurish  enciklopedike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page