Poezi nga Naim Frasheri.
- Founding Publisher.LP

- Nov 24
- 1 min read
Rrevista Prestige
Rubrika:Shkrimtarë të mëdhenj Rilindas që na frymezojnë
Poezi nga Naim Frasheri.
Poezia shpreh shpresën dhe besimin e Naim Frashërit se Shqipëria do të ndriçohet dhe do të lulëzojë. Ai thekson rëndësinë e bashkimit, njerëzisë dhe virtytit si çelësa të përparimit, duke dërguar një mesazh optimizmi dhe durimi për të ardhmen e kombit.
Kam shumë shpresë
Poezi nga Naim Frashëri
Kam shumë shpresë
Te Perëndija,
Që të mos jesë
Kështu Shqipëria,
Po të ndriçohet,
Të lulëzohet.
Pa vjen një ditë
Që të na sjellë
Të madhe dritë,
P’ajo të pjellë:
Qytetërinë,
Fatbardhësinë.
Vëllazëria
Edhe bashkimi
E njerëzia
Është shpëtimi,
Lum kush t’arrijnë!
Pa do të vijnë.
Që Shqipëria
Do të ndriçohet
Dhe ligësia
Do të mërgohet.
Ja, kjo e vërtetë!
Pse rri e qetë?
Për Shqipërinë
Ditët e mira
Paskëtaj vijnë,
Shkon errësira.
Lum kush të rronjë,
Ta shohë zonjë!
Se shqiptari
E gjuha tija
Venë së mbari
Dhe Shqipëria,
Lum kush ta shohë
Për pakë kohë.
Pa dituritë
Dhe mbrothësia,
E mirësitë
Dhe njerëzia
Do të burojnë,
Nukë mënojnë.


