POEZI NGA PROF. SHPRESA DELIA Arti i të jetuarit mes mirësisë, dashurisë dhe paqes.


Rubrika: Libra Poezi qe frymezojnë
POEZI NGA PROF. SHPRESA DELIA
Arti i të jetuarit mes mirësisë, dashurisë dhe paqes.
Një poezi që e sheh jetën jo thjesht si kalim kohe, por si provë karakteri njerëzor.
Në vargjet e Prof. Shpresa Delias, mirësia shfaqet si zgjedhje, ndërsa dashuria si mënyrë njerëzore.
Koha kalon, etapat e jetës mbyllen njëra pas tjetrës, dhe në fund mbetet dhënia jonë.
Lakmia, intrigat dhe mëritë humbasin përballë së përkohshmes; kuptimi gjendet në paqe.
Paqe me veten, me tjetrin dhe me Zotin, si themel i një jete njerëzore.
Një reflektim mbi artin e të jetuarit: të largohesh pa pasuri, por me zemër të dashur.
POEZIA
💥 Mirëmëngjes o vendi im!
Plot diell e bekim.
Mirëmëngjes o populli im!
Zemrën e bardhë hapni,
Nga mëngjesi e deri në perëndim.
Buzëqeshni me çiltërsi e dhimbshuri,
Lërini hiletë dhe dredhitë,
Mjaft me kulisat dhe intrigat,
Mjaft me shpifje e trillime,
Rrokni njëri-tjetrin me pastërti e dashuri!
Jo me thikë pas shpine!
Ditët, javët, muajt e vitet fluturojnë.
Ta dini mirë se të lumtur do jeni.
Fëmijërinë, adoleshencën, rininë e pleqërinë,
Në paqe me Zotin t'i keni,
Pasi në qivur asnjë gjë nuk merrni.
Jetojeni jetën ashtu bukur,
Me të gjitha ngjyrat e ylberit.
Gëzojuni atyre gjërave që keni.
Largoni lakminë, babëzinë dhe mërinë.
Kurrë nuk të bëhet i huaji familje!
Sh. Delija
28 shtator 2026
Prof.Shpresa Delija


