top of page

Presidenti Begaj takon Presidentin e SHBA Donald Trump ne New York








ree


Rrevista Prestige


Presidenti Begaj takon Presidentin e SHBA Donald Trump:

Miqësia shqiptaro-amerikane, një aleancë e pathyeshme


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë një darke zyrtare të organizuar për liderët botërorë në Nju Jork. Në këtë aktivitet, të dy liderët u shfaqën në një fotografi së bashku me Zonjat e Para.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj ndau momente nga takimi, duke nënvizuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të forta dhe të pathyeshme, duke i cilësuar ato si një aleancë historike dhe strategjike.


Ky takim u zhvillua në kuadër të punimeve të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku kreu i shtetit shqiptar po merr pjesë aktivisht. Gjatë vizitës në Nju Jork.

Begaj ka pasur edhe takime të tjera me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, duke theksuar rolin e Shqipërisë në mbështetje të paqes dhe sigurisë globale.


Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së mbeten të konsoliduara, duke u shtrirë në fusha të ndryshme si siguria, ekonomia dhe bashkëpunimi rajonal.


Burimi: rtsh.al

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page