top of page

Projekti i ri i Meghan Markle, American Rivera Orchard pati një ndikim të jashtëzakonshëm te Mbreti Karli III.

Si e ndihmoi Meghan Markle Mbretin Karli III


ree

15:58 - 22 Prill, 2024


Projekti i ri i Meghan Markle, American Rivera Orchard pati një ndikim të jashtëzakonshëm te Mbreti Karli III.

Meghan Markle publikoi markën e re të stilit të jetesës nga marsi 2024 dhe bëhet fjalë për prodhimin e reçelit.

Në fakt, 50 kavanozët e parë të reçelit kanë arritur tek miqtë dhe influencuesit që kanë shpërndarë në internet imazhet e produkteve elegante.

Lëvizja e biznesit të Meghan Markle, megjithatë, duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në shitjet e linjës së vjehrrit të saj, Mbretit Karli III.

Vetëm disa orë pasi fotot e produkteve të Meghan u shfaqën në mediat sociale, reçeli i tij me luleshtrydhe u shit në faqen zyrtare të Highgrove, e cila shet produktet organike të prodhuara nga Mbreti Karli III me përbërës nga ferma e tij private në Highgrove.

Monarku britanik ka prodhuar reçelra specifik si xhinxher apo mjedër që nga vitet 1990, megjithatë, me kalimin e viteve e-shopi është pasuruar me biskota, çaj, verë, ëmbëlsira dhe karamele. Të ardhurat mbështesin organizatën bamirëse dhe mjedisore të krijuar nga King Charles, The King’s Foundation.

Meghan Markle, nga ana tjetër, nuk ka ndarë shumë detaje se cilat produkte do të shohim nën etiketën American Rivera Orchard, por regjistrimi i markës tregtare ka zbuluar disa produkte që ajo mund të shesë.

Këto përfshinin libra gatimi dixhitale dhe të printuara, enë tavoline , një larmi ushqimesh duke filluar nga reçelrat dhe pelte deri te gjalpi./abcnews.al



 
 

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page