Regjizori i madh Dhimiter Anagnosti nje kineast vizionar që la pas një trashëgimi të vyer.
- 2 days ago
- 3 min read
Updated: 1 day ago

Rrevista Prestige
Në moshën 89 - vjeçare, ndroi jetë artisti dhe regjizori i madh Dhimiter Anagnosti duke lënë pas nje trashëgimi tè vyer.
Dhimitër Anagnosti - një artist, regjizor, mjeshtër që ngriti kinemanë shqiptare në majat më të larta të artit global.
Një humbje e thellë për familjen, kinematografinë dhe publikun.
Kinemaja shqiptare humbi një udhëheqës të rrallë, një vizionar që me çdo film i dha jetë emocioneve, historive dhe shpirtit të publikut.
Ai realizoi filma që janë gurthemel i historisë së kinemasë shqiptare dhe frymëzojnë ende sot breza të tërë.
Lulëkuqet mbi mure, Përrallë nga e kaluara, Gjoleka, djali i Abazit, Komisari i dritës, Dueli i heshtur, Debatik, Toka jonë dhe Gurët dekorativë. etj.
Secili film ishte një kryevepër e rrallë, e mbushur me mjeshtëri, ndjeshmëri të thellë dhe një vizion guximtar, që e vendos Anagnostin në majën e kinemasë shqiptare.
Ai nuk ishte vetëm një regjisor – ishte një skenarist brilant, shkrimtar i thellë dhe mendimtar i guximshëm. Çdo projekt që realizonte ishte një talent dhe kreativitet i tij i rrallë.
Studimet i kreu në Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator me rezultate të shkëlqyera.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë, u nderua me titullin “Artist i Popullit” dhe fitoi shumè çmime që dëshmojnë shkëlqimin e rrallë të karrierës së tij.
Ai ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur kulturën shqiptare dhe intelektualët më aktivë, duke e bërë artin shqiptar të njohur dhe të respektuar në gjithë botën.
Së bashku me Viktor Gjikën, Dhimitër Anagnosti xhiroi si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961. Më 1966, ai dhe Viktor Gjika realizuan si regjisorë filmin “Komisari i dritës”, ndërsa një vit më vonë Anagnosti vazhdoi të punojë si regjisor i vetëm me filmin “Dueli i heshtur”.
Në botën e kinemasë, pak regjisorë kanë arritur ndikim kaq të thellë si Federico Fellini ne Itali, dhe Akira Kurosawa.Japoni
Si ata, Anagnosti krijoi një stil të papërsëritshëm, një kombinim të mjeshtërisë vizuale, ndjeshmërisë dhe guximit artistik që e vendos në piedestalin e legjendave globale.
Trashëgimia e tij matet vetëm me emocionin, frymën dhe magjinë që filmat dhe vizioni i tij vazhdojnë të zgjojnë në zemrat e të gjithëve.
Ai ishte një dritë udhëheqëse, një yll i shndritshèm që do të mbetet gjithmonë simbol i madhështisë, pasionit dhe kreativitetit.
I lindur në Vuno më 23 janar 1936, Anagnosti do të mbahet mend si një ndër regjisorët më të mirë të shekullit XX. Me një krijimtari mbi 40-vjeçare, la pas një trashëgimi të pasur me 14 filma artistikë e 10 dokumentarë, për të cilët u vlerësua me çmime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ja lista e filmave të Dhimitër Anagnostit
1. Njeriu kurrë nuk vdes (1961)
2. Komisari i dritës (1966)
3. Duel i heshtur (1967)
4. Plagë të vjetra (1968)
5. Parafabrikatet (1970)
6. Malet me blerim mbuluar (1971)
7. Motive nga dita e diel (1973)
8. Përjetësi (1974)
9. Cuca e maleve (1974)
10. Kur hiqen maskat (1975)
11. Lulëkuqet mbi mure (1976)
12. Monumenti (1977)
13. Në shtëpinë tonë (1979)
14. Vëllezër dhe shokë (1982)
15. Kujtime nga Gjirokastra (1983)
16. Gurët e shtëpisë sime (1985)
17. Përrallë nga e kaluara (1987)
18. Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
19. Gjoleka, djali i Abazit (2006)
Anagnosti konsiderohej frymëzim për bashkëshorten e tij, partneren në jetë dhe skenë, Artisten e Merituar, Roza Anagnostin dhe për artistët e rinj.
Me profesionalizmin në art dhe fabulën që e ngrinte në nivelin më të lartë provoi zhanre të ndryshëm në kinematografi. Ndërsa, pas viteve ’90 u angazhua në jetën politike krah PD-së. Në 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Në artin shqiptar u prezantua edhe si shkrimtar. Në një përsiatje për jetën, me veprën e fundit të tij të fundit Treni ADN, që gati gati duket si testament, u shfaq jo thjesht si mendimtar e eseist, por mbi të gjitha si poet e krijues i hollë.
Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti – regjisori ynë i madh, mjeshtri i pakrahasueshëm i kinemasë shqiptare!🙏
Autor: Liliana Pere