top of page

Revista Prestige – Një urë mes teknologjisë, inteligjencës, dijes dhe kujtesës njerezore

  • Aug 2
  • 5 min read

Updated: Sep 2

ree
ree

Revista Prestige – Një urë mes teknologjisë, inteligjencës, dijes dhe kujtesës njerëzore


Jam thellësisht mirënjohëse ndaj platformës shkencore Academia.edu, me qendër në San Francisko, për vlerësimin dhe pozicionimin që i jep Revistës Prestige në hartën ndërkombëtare të institucioneve me reputacion.

Sipas njoftimeve më të fundit, nga Academia edu rreth 297 dokumente akademike referojnë Revistën Prestige si burim të besueshëm për kërkime dhe referenca.


Kjo nuk është thjesht statistikë, por një reflektim i thellë mbi seriozitetin dhe përkushtimin që e ka karakterizuar këtë platformë që nga fillimi.


Revista Prestige, tashmë pjesë e komunitetit global të Academia.edu me mbi 270 milionë përdorues, u ngrit me qetësi dhe konsistencë. Ajo nuk kërkoi asgje, skena të mëdha, por u bë vetë tribunë e mendimit, shpirtit dhe vlerave.


Themeluar nga Dr. IT Liliana Pere, një vizionare që e konceptoi teknologjinë jo vetëm si kod apo sistem, por si urë lidhjeje mes njerëzve, dijes, kulturës dhe identitetit.


Platforma bashkoi katër shtylla kryesore:

🟡 kërkimin,

🟣 studimin,

🔵 promovimin,

🟢 publicitetin –

duke krijuar një hapësirë që kultivon mendimin dhe frymën intelektuale, jo thjesht konsumon përmbajtje.


Revista Prestige nuk ndjek modat e përkohshme, por i paraprin atyre, duke shërbyer edukimit, historisë dhe ndihmon e motivon ne krijimin e potencialeve te reja


Me mbi 700 artikuj të botuar, dhe 297. cpërmendje akademike të Revista Prestige në Academia.edu, ajo është një referencë e njohur per te gjithe studiuesit në fushën e dijes bashkëkohore.


Në rrjetin e saj, lexuesi takohet me filozofë, nobelistë, shkencëtarë, Mjekë prof humanistë dhe figura të rendesishme te historisë e diplomacisë, si dhe artistë nga Shqipëria dhe bota.

Kjo është një hapësirë ku dija nuk përkthehet thjesht në informacion, por në kuptim të thellë, që edukon dhe frymëzon brezat e rinj.


Dija është themeli i reflektimit dhe transformimit; edukimi nuk është vetëm transmetim i njohurive, por formim i vetëdijes intelektuale. Dhe kete e bën mesemiri

Revista Prestige


Falënderoj lexuesit,intervistuesit bashkëpunëtorët për çdo kontribut. Çdo fjalë dhe mendim përbën një gur të çmuar në ndërtimin e këtij tempulli dijesh dhe vlerash.

Revista Prestige është një platformë që përcon dije duke e kthyer fjalën ne art në mjet njohjeje dhe reflektimi.


Themeluese dhe botuese Revistës Prestige eshtë Liliana Pere.


Liliana Pere – Themeluese Botuese Koordinatore

Percjelll Inovacion, Dije Teknollogji dhe Publiciteti me Vlera


Puna e saj flet me përmbajtje, me artin e fjales, me vlerat me te mira..

Durimi i thellë, puna e palodhur dhe qetësia mendore ben qe ajo te sjelle më të miren, dritë në çdo rrugëtim të jetës.

Mishërimi dhe përkushtimi me vlera të qëndrueshme që ndikojnë jo vetëm tek familja dhe rrethi i saj i afërt, por përhapen si valë në komunitet dhe në të gjithë shoqërinë shqiptare e përtej saj.

Në çdo rresht, faqe tregohet se si një grua ja del te jete e fortë, e urtë , te jete e motivuar pa interes te motivoje, dhe të jetë model i vërtetë i lidershipit, duke frymëzuar të tjerët të besojnë tek forca e tyre e brendshme dhe tek fuqia transformuese e dijes dhe e punës.


Rrugetimi profesional e jetesor i saj nisi në administratën shtetërore në Drejtorine eTelekomit shqiptar, ku Liliana përballoi me dinjitet sfidat e para profesionale. Nga pozicioni i finances, ajo kaloi me vendosmëri drejt fushës së inxhinierisë informatike, duke demonstruar talent, aftësi të avancuara teknike dhe një vizion të qartë për inovacionin.

Një një sektor IT që ndryshon me vrull, ajo ka qenë gjithnjë një hap me kohen dhe evolucionin teknologjik , duke e përdorur teknologjinë jo thjesht si qëllim, por si mjet për përmirësim, për eficiencë dhe për shërbim ndaj qytetarit.

Puna e saj është vlerësuar për ndikimin konkret në ngritjen e infrastrukturës dhe modernizimin e sistemeve të shërbimit publik.


Me qëllim fuqizimin ekonomik të grave, ajo ka ndërtuar aplikacione praktike dhe faqe interneti dedikuar grave sipërmarrëse dhe bizneseve të vogla, duke u ofruar atyre mjete dixhitale për menaxhim, promovim dhe lidhje me tregun. Këto platforma janë kthyer në ura të fuqishme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe pavarësinë ekonomike të shumë grave.


Por për Lilianën, përvoja teknologjike ishte vetëm themeli mbi të cilin do të ndërtonte misionin e saj më të gjerë – misionin njerëzor.


Si themeluese e organizatës “Gruaja Shqiptare në Botë”, ajo ngriti një rrjet të fuqishëm solidariteti që lidh gra nga Shqipëria me ato në diasporë, duke ndarë përvojë, mundësi dhe vizion.

Nëpërmjet kësaj platforme, ajo u bë zëri i gruas që nuk kërkon vetëm barazi, por kuptim, dinjitet dhe hapësirë për të ndërtuar.


Liliana është gjithashtu pjesë e Internacionales së Grave WIN, me president Kristin Envig, një komunitet global që përfaqëson lidershipin femëror në karrierë, në shoqëri dhe në vizion. Përmes këtij rrjeti, ajo ka sjellë praktika të mira në vendin tonë dhe ka krijuar ura bashkëpunimi ndërkombëtar, duke kontribuar në avancimin e ideve të progresit me shpirt njerëzor.


Në një moment të veçantë, ajo komunikoi drejtpërdrejt me Presidentin Obama, përmes një korrespondence që solli në vëmendje çështje jetike "Nënë Çilja" për të drejtat e grave. Përgjigjja e tij inkurajuese nuk ishte vetëm një nder – ishte një konfirmim se zëri që buron nga vlera arrin gjithmonë larg. Ajo eshte ka shërbyer si këshilltare në misionin diplomatik, duke kontribuar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërinstitucional me përfaqësi të huaja dhe organizata ndërkombëtare.


Kjo ndjesi e forcës së heshtur u përforcua edhe më tej kur Liliana u nderua me titullin “Doctor IT” nga AGPU- Organizata e Kombeve të Bashkuara, si një njohje e denjë për kontributin e saj në teknologji e qindra shkrime per vlerat e arritjet profesionale dhe në mbrojtjen e të drejtave të grave në shkallë globale.


Në të njëjtën frymë, ajo ndërtoi dhe vazhdon të drejtojë me përkushtim Revistën Prestige, ku është themeluese, botuese dhe koordinatore kryesore.


Kjo revistë – është një platformë që frymëzon, nxit mendimin kritik, promovon dijen dhe ndriçon figura që përndryshe do të mbeteshin në heshtje.

Ajo ka krijuar një hapësirë publike ku publiciteti nuk është konsum, por komunikim me qëllim dhe shpirt. Në një kohë kur mediat ndonjëherë humbasin thelbin, ajo i ka dhënë Prestige një fytyrë të ndershme dhe një mision të qartë: të jetë një fener që ndriçon rrugën e grave, të rinjve dhe komunitetit në tërësi.


Në mënyrë të natyrshme, kjo prani dhe ndikim është zgjeruar edhe në botën akademike. Liliana është një nga anëtaret aktive shqiptare në platformën ndërkombëtare Academia.edu, ku ka publikuar dhe shpërndarë materiale, ese dhe reflektime që prekin teknologjinë, arsimin, barazinë historine dhe mendimn e shpirtin njerëzor.


Revista Prestige si me poshte, përmenden në mbi 296 artikuj dhe botime akademike, kulturore dhe publike – një tregues i fortë i kontributit të saj në rrjetin global të dijes dhe mendimit kritik.


Për Lilianën, dija nuk është thjesht instrument profesional, por një akt dashurie dhe përgjegjësie. Siç thotë ajo vetë:


> “Nëse një grua ndriçon me dije, ajo nuk ndriçon vetëm veten – por rrugën për të gjithë të tjerët që vijnë pas saj.”


Ka ndërtuar vlerë edukim promovim.

Mirekuptimi dhe bashkepunim.

Dhe në heshtje, ka vendosur gur pas guri themelet e një Shqipërie dhe bote me më shumë ndjeshmëri, më shumë drejtësi dhe më shumë dritë.


> Dr. IT / Accredited USA & BE

Themeluese, Botuese dhe Koordinatore e Revistës Prestige

Anëtare e WIN – International Women's Network

Këshilltare në Misionin Diplomatik

Anëtare e Academia edu





© 2024–2025 Liliana Pere

Themeluese, Drejtore, Autore

Revista Prestige

Të gjitha të drejtat e rezervuara.

ree
ree
ree
ree
ree
ree
ree
ree
ree
ree
ree

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page