top of page

Së shpejti kujtimet e Britney Spears do të bëhen film!


ree


Së shpejti kujtimet e Britney Spears do të bëhen film!

Lajmin e ka konfirmuar këngëtarja amerikane në rrjetet sociale…


Marisa Karabeci



ree


Kujtimet e divës së muzikës pop Britney Spears ‘The Woman In Me’ do të bëhen film. Universal Pictures fitoi të drejtat për librin në një luftë ofertash gati një vit pasi ai doli në librari, me regjisorin e “Wicked” Jonathan Murray Chou dhe producentin Marc Platt që thuhet se ishin pretendentët për t’u bashkuar me filmin, sipas Variety.


Lajmin e ka konfirmuar këngëtarja amerikane në rrjetet sociale. “E emocionuar të ndaj me fansat e mi se jam duke punuar me një projekt sekret me #MarcPlatt ”-ka shkruar ajo. “Ai ka bërë gjithmonë filmat e mi të preferuar… qëndroni të sintonizuar”-vuri në dukje këngëtarja.


Libri ‘The Woman In Me’ ka pasur një sukses të madh që nga publikimi i tij dhe ka shitur mbi 2.5 milionë kopje vetëm në SHBA dhe një milion kopje në mbarë botën në javën e parë në librari. Ndërkohë, libri audio i transmetuar nga ylli i Hollivudit, Michelle Williams, me një hyrje nga Spears është më i shituri në historinë e Simon & Schuster.




Kujtimet përfshijnë një sërë zbulimesh të rëndësishme nga karriera dhe marrëdhëniet e saj dhe periudha 13-vjeçare qëkur babai i saj mori kujdestarinë e saj. Këngëtarja ka lënë të kuptohet se pritet të dalë një vëllim i dytë me kujtimet e saj.


Së fundmi ylli i popit u përcoll nga hoteli Chateau Marmont në Los Anxhelos gjysmë e zhveshur dhe zbathur, e mbështjellë me një batanije dhe në një gjendje të dukshme të rënduar. Fillimisht u fol për një debat të fortë mes këngëtares dhe të dashurit të saj aktual Paul Soliz, që ndodhi në një nga dhomat e hotelit dhe rezultoi në një sherr ku këngëtarja ndrydhi këmbën.




Megjithatë, pak orë më vonë, Britney postoi një video në Instagram në të cilën tregon kyçin e fryrë të këmbës dhe thotë versionin e saj të ngjarjeve, duke fajësuar nënën e saj dhe duke mohuar lajmet e përhapura nga mediat.

 
 

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

© Revista Prestige 2023 - 2025

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page