top of page

Elon Musk jep lajmin ;Starlink tashme dhe ne Shqipëri

Updated: Apr 10, 2024



Elon Musk jep lajmin: Starlink tashmë aktiv në Shqipëri!

E MARTË 9 PRILL 2024

“Starlink”, kompania e miliarderit amerikan Elon Mask, përfshin edhe Shqipërinë në hartën e saj të ofrimit të shërbimit të internetit me valë satelitore.

Elon Musk ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X, se sateliti Starlink tashmë është aktiv edhe në vendin tonë.

Starlink ofron internet të shpejtë dhe me brez të gjerë, i cili përdor një orbitë të ulët të Tokës, për të mbështetur transmetimin, lojërat në internet, video thirrje dhe më shumë.

Starlink ofron internet me vonesë të ulët për përdoruesit në të gjithë botën duke shfrytëzuar satelitët e avancuar dhe harduerin e përdoruesit të shoqëruar me përvojën e thellë si me anijen kozmike ashtu dhe me operacionet në orbitë.

Starlink është aktiv në disa vende të Ballkanit, ndërsa pritet të bëhet aktiv në Kosovë, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovinë.



 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page