Poezi nga Çajupi. “Mëmëdheu” – Andon Z. Çajupi Mëmëdhe quhetë toka ku më ka rënurë koka, ku kam dashur mëm'e atë, ku më njeh dhe gur' i thatë; ku kam pasurë shtëpinë, ku kam njohur perëndinë, stërgjyshët ku kanë qënë dhe varret q'i kanë vënë; ku jam rritur me thërrime, ku kam folur gjuhën time, ku kam fis e ku kam farë, ku kam qeshur, ku kam qarë; ku rroj me gas e me shpres, ku kam dëshirë të vdes. Kjo është një nga poezitë më të njohura patriotike të Çajupit, ku atdheu përku