top of page

2025-a shpallet “Vit i shenjtë”! Papa Françesku: Falje jubilare mëkatesh

  • Dec 25, 2024
  • 1 min read

2025-a shpallet “Vit i shenjtë”! Papa Françesku: Falje jubilare mëkatesh


ree

BOTA


Mbrëmjen e sotme, në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hap “Vitin e Shenjtë”, një ngjarje tradicionale fetare e një pelegrinazh solemn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në kishat e tjera të Romës.

Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1300. Viti jubilar konsiderohet edhe një motor i fuqishëm turistik për qytetin. Ekspertët presin në Romë 30 milionë vizitorë e ndoshta më shumë. Në 1300-tën, në Romë u shfaqën shumë pelegrinë dhe Papa Bonifaci VIII e quajti spontanisht një vit jubile, vit të shenjtë. Fillimi zyrtar nuk ka qenë në kohën Krishtlindje, siç u bë zakon më vonë, por me një dekret papnor në fund të shkurtit.

Bonifaci e shfrytëzoi situatën edhe për t’u mbrojtur kundër akuzave për herezi. Ai përcaktoi që të ketë një vit të shenjtë çdo 100 vjet. Por që në vitin 1350, kur papët e kishin rezidencën në Avignon dhe papati gjendej në krizë të thellë, pati përsëri një vit tjetër të shenjtë. Dhe pastaj që nga shekulli i 15-të çdo 25 vjet.

“Aspekti financiar ka luajtur gjithmonë një rol. Por e rëndësishme gjithmonë është edhe solidariteti i kishës mbarëbotërore gjatë gjithë vitit të shenjtë.”– thotë historiani i kishës Ernesti.


ree

ree


ree


 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page