A e dini se Aulona (Vlora) e lashtë e Ilirisë ka një të shenjtë që i përket shekullit të III pas Krishtit? Nga:Hasan Aliaj.
- 15 hours ago
- 3 min read



Të dashur Arbëror kudo që ndodheni,
A e dini se Aulona (Vlora) e lashtë e Ilirisë ka një të shenjtë që i përket shekullit të III pas Krishtit?
A e dini se ky vit përkon me 1725-vjetorin e martirizimit të tij?
A e dini se ekziston një qytet në Salento të Italisë që mban emrin e tij – San Dana, i cili ka origjinën nga Vlora?
A e dini se i shenjti San Dana është nderuar si i tillë nga të dy kishat – katolike dhe ortodokse?
A e dini se pikërisht aty ku sot shtrihet Lungomare (shëtitorja buzë detit), ai u masakrua barbarisht nga paganët romakë dhe vendas, teksa mbronte me guxim reliket e kishës dhe besimin e tij?
A e dini se në brendësi të Vlorës, përpara dhe pas shekullit të III, ekzistonte një kishë ku i shenjti shërbente bashkë me besimtarët e tjerë?
A e dini se prej kohësh, në bashkëpunim me sandanezin e ndritur Antonio Biasco, kemi bërë një kërkesë zyrtare që në Lungomare – aty ku u martirizua – të vendoset një bust dhe një rrugë të marrë emrin e tij?
A e dini se nëse ne, vlonjatët, dimë ta presim me krahë hapur birin tonë të shenjtë, jo vetëm që do ta nderojmë me dinjitet, por turizmi fetar e kulturor do të marrë një hov të jashtëzakonshëm?
Është momenti që, në këtë përvjetor të rënies së tij, të shpalosim vlerat tona kombëtare dhe shpirtërore, duke e kurorëzuar birin e Vlorës ashtu siç vepron gjithë bota e qytetëruar: duke nderuar të shenjtët e vet.
Ne e kemi një të shenjtë, por, për fat të keq, nuk dimë ta nderojmë dhe ta çmojmë. Ndërsa të tjerët, edhe kur nuk kanë, i shpikin dhe i nderojnë sikur të kishin ekzistuar vërtet.
Për ta ilustruar më qartë se çfarë kërkojmë ne, mijëra shqiptarë në mërgim, po jap një shembull: Neroni dogji Romën, por busti i tij qëndron madhështor në qendër të qytetit.
Ndërsa neve na mungon guximi për të nderuar të shenjtin tonë.
Vallë, nga kush kemi frikë?
Cari Arbëresh ovunque vi troviate,
Lo sapevate che Aulona (Valona) dell'antica Illiria ha un santo che risale al III secolo dopo Cristo?
Lo sapevate che quest’anno segna il 1725º anniversario del suo martirio?
Lo sapevate che esiste una cittadina nel Salento, in Italia, che porta il suo nome – San Dana, e che lui ha origini proprio da Valona?
Lo sapevate che il santo San Dana è venerato da entrambe le Chiese – cattolica e ortodossa?
Lo sapevate che proprio dove oggi si estende il Lungomare di Valona, egli fu barbaramente massacrato dai pagani romani e dai locali, mentre difendeva coraggiosamente le reliquie della Chiesa e la sua fede?
Lo sapevate che nell’interno di Valona, prima e dopo il III secolo, esisteva una chiesa dove il santo serviva insieme agli altri fedeli?
Lo sapevate che, da tempo, in collaborazione con l’illuminato sandanese Antonio Biasco, abbiamo fatto una richiesta ufficiale affinché sul Lungomare, nel luogo del martirio, venga eretto un busto e che una via porti il suo nome?
Lo sapevate che se noi, i valonesi, sapremo accogliere a braccia aperte questo figlio santo della nostra città, non solo lo onoreremo come si deve, ma il turismo religioso e culturale riceverà un impulso straordinario?
È giunto il momento, in questo anniversario della sua caduta, di valorizzare i nostri tesori spirituali e culturali, e di incoronare il figlio di Valona come fanno tutte le nazioni civilizzate: onorando i propri santi.
Noi abbiamo un santo, ma purtroppo non sappiamo né onorarlo né apprezzarlo. Mentre altri, anche quando non ne hanno, li inventano e li celebrano come se fossero realmente esistiti.
Per illustrare meglio ciò che noi, migliaia di albanesi della diaspora, chiediamo, porto un esempio: Nerone ha incendiato Roma, ma la sua statua campeggia ancora maestosa nel cuore della capitale.
Noi, invece, non troviamo il coraggio di onorare il nostro santo.
Di chi abbiamo paura?
Con rispetto Hasani
Il Sab 24 Mag 2025, 08:13 <hasan.aliaj@tiscali.it> ha scritto:
Autor:Hasan Aliaj.