top of page

Angelina Jolie duket tejet simpatike me flokë kaçurrela në shfaqjen e filmit Marija

  • Oct 29, 2024
  • 1 min read

Updated: Nov 18, 2024

ree

ree

Angelina Jolie ka bërë debutimin e saj me një Telegrafi

Angelina Jolie duket tejet simpatike me flokë kaçurrela në shfaqjen e filmit “Maria”

Lavdije Rexhepi

12 hours ago

Angelina Jolie ka bërë debutimin e saj me një model flokësh kaçurrelë në shfaqjen e filmit të saj të ri “Maria”, e cila u mbajt gjatë AFI Fest në Los Angeles të shtunën.

49-vjeçarja ka qenë në qendër të vëmendjes për ‘Oscar’ që nga publikimi i trailerit të filmit të saj për Netflix.

Në “Maria”, Angelina luan rolin e këngëtares legjendare të operës, Maria Callas, gjatë periudhës së saj të fundit në Paris në vitet 1970, shkruan DailyMail.

ree

Filmi është drejtuar nga Pablo Larrain, i njohur për filmin “Jackie”.

Në këtë ngjarje, Angelina magjepsi fansat me flokët e saj voluminozë, të cilat e rikthenin atë në stilin e viteve 1980.

ree

Ndryshe nga flokët e saj biondë dhe të drejta që ka pasur në ngjarjet e fundit, tani ajo kishte kaçurrela luksoze në një nuancë kafe të errët.

Për tapetin e kuq, Angelina vesh një fustan të artë që reflektonte dritat, duke e bërë atë të dallohej.

Ajo e përfundoi dukjen me një mbështjellës të zi me mëngë, duke i dhënë asaj një pamje elegante dhe sofisticuar.

Buzëkuqi dhe vathët e perlat i shtuan shkëlqim pamjes së saj.

Kjo dalje erdhi dy ditë pas publikimit të trailerit të ri për “Maria”, i cili ka shkaktuar shumë reagime pozitive nga fansat. /Telegrafi/






ree

 





 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page