top of page

Angelina Jolie tregon arsyen e trishtë përse nuk mban miq të ngushtë!

  • Sep 7, 2024
  • 1 min read

Updated: Sep 17, 2024


ree


Angelina Jolie rrefeu për “The Hollywood Reporter” arsyen perse nuk ka shumë miq të ngushtë në jetën e saj. "Kjo nuk më shqetëson aspak, sepse unë nuk kam realisht marrëdhënie të tilla në jetën time. Pra, një person që mund ta telefonoj në orët e para të mëngjesit për një shqetësim apo për të ndarë një lajm të bukur, nuk e kam një të tillë në jetën time. Shpesh mendoj se miku/mikesha mund të jenë duke kaluar një moment të keq në jetën e tyre, mund të jenë duke humbur prindërit…Ka shumë situata që më bëjnë të tërhiqem. Por, kjo ndodh edhe se dikush më ka tradhtuar. Po, më kanë tradhtuar në miqësi", u shpreh aktorja.


Angelina Jolie tregon arsyen e trishtë përse nuk mban miq të

Për Jolie, aktivistja për të drejtat e njeriut, Loung Ung, është një nga mikeshat e saj të ngushta, si edhe e ëma e ndjerë Marcheline Bertrand, e cila vdiq në vitin 2007 në moshën 56-vjeçare, pasi u diagnostikua me kancer në vezore dhe në gji. “Nëna ime ishte shumë pranë meje në shumë gjëra, por fatkeqësisht e humba atë. Në momentet më të vështira për mua dhe familjen time nuk i kam pasur pranë miqtë apo njerëzit të cilëve u besoj,”-shton ajo.


Në një tjetër intervistë gjatë vitit të kaluar me revistën “WSJ Magazine”, Angelina zbuloi se pikërisht gjashtë fëmijët që ajo ka me ish-bashkëshortin Brad Pitt janë miqtë e saj më të mirë. “Ata janë njerëzit më të afërt në jetën time dhe janë miqtë e mi të ngushtë. Ne jemi shtatë njerëz shumë të ndryshëm, por kjo në fakt është forca jonë.”-tha Jolie.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
REVISTA PRESTIGE është e njohur dhe e referuar në 303 dokumente nga profesore elitare e akademike te ndryshem nga Universitete te Botes dhe midis tyre dhe CEO I ACADEMIA  EDU  Ricard Price, duke cituar  revisten  prestige si  reference me nivel dhe e e qndrueshme  me materialet e saj si intervista, analiza editorial etj

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

© Revista Prestige 2023 - 2025

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page