top of page

Brigitte Bardot; Vetèm heshtja èshtè e madhe....

  • Aug 29, 2024
  • 1 min read
ree

Ndarja nga jeta e Alain Delon, Brigitte Bardot: Vetëm heshtja është e madhe, çdo gjë tjetër është dobësi

18 Gusht 2024, 18:06LifestyleTEMA

Ndarja nga jeta e aktorit të njohur francez, Alain Delon, ka bërë që Brigitte Bardot të jetë aktorja e vetme që është ende gjallë e të ashtuquajturit “Arti i 7-të Francez”.

Me anë të një letre, ajo kujtoi ish-kolegun e saj, që gjithashtu ishte dhe një nga miqtë e saj më të mirë.

“Vdekja e Alain Delon krijon një boshllëk të madh që asgjë dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta mbushë”, shkroi Brigitte Bardot.

“Vdekja e Alain i jep fund kapitullit të mrekullueshëm të një epoke të shkuar, në të cilën ai ishte një monument sovran. Ai përfaqësoi më të mirën e kinemasë prestigjioze të Francës. Një ambasador i elegancës, talentit, bukurisë ”, vijon aktorja që tashmë mbetet legjenda e fundit e gjallë e artit francez.

Bardot  e mbyll letrën e saj me këtë fjali: “Unë humbas një mik, një alter ego, një bashkëpunëtor, ne ndamë të njëjtat vlera, të njëjtat zhgënjime, të njëjtën dashuri për kafshët dhe mendoj një fjali nga Alfred de Vigny në ‘Vdekja e Ujkut’: ‘Të shohësh çfarë ishim në toke.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page