top of page

Prof.Ing Egon Gjadri – Projektuesi i Dritës, Mendimit dhe Shkencës, Arkitekt i Energjisë dhe Shënjues në Historinë Shqiptare

Updated: Oct 1



ree

ree
ree

Portreti i Profesor Inxhinier, Projektues,

Ervin Gjadri, nderi i Akademise Shkencave

Dhe Yll Prestigji i Revistes Prestige


Profesor Inxhinier Egon Gjadri – një yll që ndriçon përtej kohës, një emër që u bë epokë.



Profil i shkurter

Prof.Ing Egon Gjadri

Egon Gjadri nuk ishte thjesht një inxhinier; ai ishte një profesionist me potencial yllor, një mendje që dominonte universin e historisë shqiptare.

Me vizion, dije dhe përkushtim, ai krijoi epokën që solli dritë për Shqipërinë, duke shndërruar lumenjtë dhe natyrën në energji, shpresë dhe jetë.


Çdo hidrocentral, tunel dhe linjë elektrike që mban firmën e tij nuk është thjesht një strukturë, por një testament i gjeniut që i dha dritë një kombi, një yll që ndriçon në qiellin e historisë.


Në horizontin e shekullit XX, kur Shqipëria kërkonte dritën mes errësirës së historisë dhe sfidave, lindi Egon Gjadri, inxhinieri gjigand i dritës, që projektonte rrjedhën e energjisë, shpresën e kombit, dhe ritmin e një historie të ndriçuar. Në duart e tij, ujërat e Drinit u bënë arteriet e jetës, të kthyer në dritë që pushtoi çdo cep të vendit.


Si projektues kryesor dhe bashkëprojektues i rreth 40 veprave hidroteknike dhe hidrocentraleve, Gjadri krijoi një simfoni inxhinierike: nga tunelet e devijimit dhe shkarkimit te hidrocentralet Shkopeti, Bistrica 1 dhe 2, Vau i Dejës, Fierza, Komani, Banja, deri te nyja e Bovillës, ai hartoi skemën e shfrytëzimit hidroenergjetik të lumit Drin, duke lënë vulën e dijes dhe vizionit të tij mbi çdo projekt.


“Ai ishte si Isaac Newton ose një astronaut në hapësirë: çdo projektim i tij duhej të ishte i saktë deri në detaj, sepse nëse do të bënte gabime, pasojat mund të ishin katastrofike.”


“Ai ishte një shkencëtar në laborator: gjithçka që projektonte duhej të ishte e saktë deri në detaj, sepse nëse do të bënte gabime, rezultatet mund të ishin katastrofike dhe ndonjëherë të rrezikshme për jetën e tij dhe të të tjerëve.”


Gjatë viteve 1970–1990, ai projektoi tunele hekurudhore dhe automobilistike, duke lidhur qytetet dhe zemrat e njerëzve, duke lënë pas Tunelin më të madh të Qafë Thanë si testament të madhështisë dhe guximit të mendjes së tij. Ai ngriti linja elektrike tensioni të lartë, nënstacione dhe porte detare, dhe hartoi skicë-ide për hidrocentrale të reja si Bushati dhe Skavica, duke shndërruar natyrën dhe teknologjinë në një unitet të plotë, poetik dhe të fuqishëm.


Në Institutin Nr. 3 të Projektimit, Gjadri udhëhoqi ekipe të mëdha, ku Petrit Radovicka, Farudin Hoxha, Dhimitër Cico, Gezim Struga dhe Haxhi Billa

Bashkepunetorete veprave energjitike ishin dhe Ing Spiro Koleka dhe Ing Ismail Ahmetaj

Te gjithe ishin yjet e një firmamenti profesional që ndriçoi Shqipërinë. Bashkëpunimi i tyre realizoi projektet që elektrifikuan vendin dhe ngritën standarde të reja të shkencës dhe teknikës.


Ai nuk ishte vetëm inxhinier; ai ishte filozof i ujit, arkitekt i energjisë, studiues i pandalshëm. Librat e tij – Ura dhe Tunele, Llogaritja statike e veshjeve monolite të tuneleve, Digat prej betoni me gravitet, Veprat e derivacionit me presion, dhe shumë të tjera – janë himne të dijes dhe përkushtimit, udhërrëfyes për brezat që do të vijnë.


Në nëntor 1990, kur Shqipëria rishikonte Kushtetutën, Egoni ishte pjesë e grupit të përzgjedhur me Dritëro Agollin, Hysen Laçej, Shaban Demirajn, Tish Daijën dhe Ela Tasen, duke dëshmuar se vizioni i tij shtrihej përtej betonit dhe ujërave, drejt institucionit dhe shoqërisë.


Në çdo hidrocentral, tunel dhe linjë elektrike ndriçon gjenialiteti i Egon Gjadrit. Ai mbetet Inxhinieri Gjigand i Dritës, një yll i shekullit XX, një monument i universaleve, që e ktheu ujërat në energji, Shqipërinë në dritë, dhe mendjen njerëzore në legjendë.


“Veprat e mëdha si Fierza e Komani ishin si malet e mëdha të betonit dhe energjisë, me kapacitet dhe rëndësi që ndryshuan fytyrën e vendit.


Në krahasim, veprat e ndërtuara në 35 vitet e demokracisë duken dhe jane më të vogla ne rendesi e kapacitet nga analiza analitike, dhe me ndikim më të kufizuar, si kodrat që ngrihen ngadalë dhe pa fuqinë për të ndryshuar rrjedhën e jetës së përditshme.”

✨️✨️✨️


Le te mesojme me teper per Emrin e ndritur Prof.Ing Egon Gjadri.


Ai që me mendjen e tij të mprehtë, me durimin e pambarim dhe me përkushtimin prej guri, i dha dritë një Shqipërie që zhytej në errësirë.

Kur lumenjtë derdheshin kot dhe liqenet heshtnin nën hijen e natës, Egon Gjadrin i ktheu në këngë drite, në rrjedha energjie, në frymëmarrje të re për vendin.


Ai bashkë me shokët e kolegët tij projektuan jo thjesht hidrocentrale, por tempuj të ndriçimit ku uji u bë flakë, ku errësira u mund, ku shpresa u ndez.

Shqipëria u ndriçua nga dora dhe mendja e tyre.


Prof. Inxh Egon Gjadri mbeti një arkitekt i dritës, një filozof i jetës që dinte ta kthente natyrën në aleate të njeriut.

Dhe sot, si një yll i gjallë në kujtesën tonë, Egon Gjadrin mbetet simbol i madhështisë, i vizionit dhe i pavdekshmërisë së dritës.


Profesor Egon Gjadri ishte I biri i inxhinierit të njohur Gjovalin Gjadri, ndërtuesit dhe konstruktorit të shquar të urave në Shqipëri,


Egoni trashëgoi nga babai,përkushtimin për ndërtimin e një Shqipërie me infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme.


Por, edhe nga ana e nënës së tij Prof. Egon Gjadri,vinte nga një familje me tradita të thella intelektuale dhe atdhetarizmi. Nëna e tij, Zejnepe Toptani, ishte vajza e Abdi Toptanit, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë dhe ministër i Financave në qeverinë e parë të Ismail Qemalit.


Ky kontekst familjar ndikoi në formimin e tij si një individ me ndjenja të thella kombëtare dhe me dashuri pa fund oër atdheun e popullin e tij, cilësi që Prof. Egon Gjadri i tregoj me kontributin e angazhimin e palëkundur për zhvillimin e vendit të tij.


Në vitin 1953 Prof. Egon Gjadri kryen studimet e mesme me rezultate të shkëlqyera në Gjimnazin "Qemal Stafa" në Tiranë.

Në vitin 1958, ai përfundon studimet universitare me rezultate shumë të larta dhe është diplomuar shkëlqyeshëm në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Shtetëror të Tiranës, duke hedhur kështu hapat e parë në rrugën e tij të ndritshme profesionale.


Pas diplomimit, Egon Gjadri u angazhua në projektimin dhe realizimin e disa prej veprave më të mëdha inxhinierike të Shqipërisë.

Ai ishte pjesë e grupeve të projektimit të hidrocentraleve të Shkopetit, Bistricës 1 dhe 2, si dhe bashkautor i skemës së shfrytëzimit hidroenergjitik të kaskadës së lumit Drin, përfshirë hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit.

Një nga arritjet e tij më të mëdha ishte edhe projektimi prej tij i tuneleve të hekurudhës Elbasan– Guri Kuq ( Pogradec), një veprimtari inxhinierike që kërkonte një kombinim të njohurive teknike dhe guximit për të sfiduar natyrën.


Tunelet nr. 3 dhe nr. 4 jane tunelet e shkarkimit te Fierzes qe funksionojne aktualisht. kapaciteti total i tyre shkarkues eshte 2670 m3/sek, sic e ka parashikuar projekti ku shkarkuesi nr. 3 ka kapacitet 1780 m3/sek dhe shkarkuesi nr. 4 ka kapacitet 890 m3/sek.

Shpejtesia e kevizjes se unit ne to 35 m/ sec.

Tuneli i Qaf thanës gjatësia 3020 m dhe edhte vene ne shfytezim ne vitin 1979.


Gjithashtu, ai kontribuoi në projektimin e linjave të tensionit të lartë dhe veprave të tjera hidroteknike, duke lënë një shenjë të thellë në infrastrukturën energjetike të vendit.


Përveç angazhimit të tij praktik, Prof. Gjadri kontribuoi në fushën shkencore dhe akademike. Ai ishte autor dhe bashkautor i disa librave dhe artikujve shkencorë.


Duke filluar nga viti 1972, bazuar në përvojën vetiake dhe si bashkëprojektues në hidrocentralin e Shkopetit dhe në dy hidrocentralet e Bistricës e më tej, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI hartoi dhe publikoi në dy vellime studimin me titull: “ Llogaritja Statike e veshjeve monolite të tuneleve”.


Në vitin 1982, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI hartoi dhe publikoi librin: “Ura dhe Tunele”.


Në vitin 2002, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI hartoi dhe publikoi librin: “Digat prej betoni me gravitet nё bazamente shkёmbore”.


Në vitin 2004, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI hartoi dhe publikoi librin: “Veprat e derivacionit me presion nё hidrocentrale” .


Në vitin 2006, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI hartoi dhe publikoi librin: “Llogaritja e digave hark me metodёn e ngarkesave provё”.


Në vitin 2011, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI hartoi dhe publikoi librin: “Veprat e devijimit dhe shkarkimit tё plotave nё disa hidrocentrale tё vendit tonё” .


Profesor- Inxhinier EGON GJADRI është gjithashtu bashkëautor nё hartimin e disa Kushteve Teknike tё fushёs sё ndёrtimit, si dhe i Rregullores sё shkarkimit tё plotave pёr hidrocentralet e ndёrtuara nё lumin Drin.


Vellime i përgjithshëm i punimeve të tij studimore - shkencore dhe projektuese arrin në rreth 4000 faqe, nga të cilat rreth 50% janë projekte inxhinierike të Profesorit që janë zbatuar në të gjithë Shqiperinë, ndërsa pjesa tjetër u përket studimeve teorike tepër origjinale në fushën e shkencës së Hidroteknikës .


Për keto arritje shkencore e rezultate të nivelit tepër të lartë si në praktikë ashtu dhe në fushën teorije të shkencës së inxhierisë së Ndërtimit Prof Inxhinier EGON GJADRIT,Komisioni i Lartë i Atestimit i dha titujt shkencorë “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” dhe “Profesor, ndersa ne vitin 1995 duke marrë parasysh gjithë veprimtarinë e tij projektuese dhe shkencore, nga komisioni i kualifikimit shkencor i akordohet titulli “ Drejtues Kerkimesh Shkencore”


Në Shqipërinë e varfër të viteve 1970–1990, kur mjetet e ndërtimit ishin primitive dhe shpresat shpesh më të mëdha se realiteti, u ngrit një njeri që nuk punoi vetëm me beton e hekur, por edhe me vizion e guxim.


Profesor Egon Gjadri, inxhinieri që u dha frymë tuneleve dhe hidrocentraleve, është një figurë që mund të krahasohet me kirurgët e zemrës, ku çdo milimetër është jetë; me astronautët që matin yjet me saktësi absolute; me arkitektët e katedraleve gotike shtatë shekuj më parë, që ngritën qiellin mbi gurë pa pasur asnjë teknologji moderne.


Hekurudha Elbasan – Prrenjas – Guri i Kuq (1970–1975)

Këtu Egon Gjadri ishte kryeprojektues i 16 tuneleve hekurudhore. Nga më i vogli, Tuneli Librazhd 3 – 170 metra, deri te më i madhi, Tuneli i Qafë-Thanas – 3020 metra.


Çdo tunel ishte një sfidë më vete, një operacion i gjatë mbi trupin e malit. Sidomos në Qafë-Thana, ku gjeologjia e tradhtoi parashikimin dhe doli e paparashikuar, vështirësitë u tejkaluan vetëm falë punës së përbashkët me inxhinierët e zbatimit.


Hekurudha Fier – Vlorë (1976–1978)

Në këtë hekurudhë, u hap Tuneli i Koshovicës – 800 metra. Një tunel që lidhte brigjet e Myzeqesë me detin, duke i dhënë trenit frymëmarrje në jug. Ishte një punë e lodhshme, nën diellin e nxehtë dhe me pak mjete.


Hekurudha Milot – Klos (1989)

Në prag të viteve të fundit të sistemit, Gjadri projektoi Tunelin e Tarazhit – 1040 metra. I gjatë, i fortë, i vështirë. Një vepër e ndërtuar në kohë politike të trazuar, që megjithatë mbeti si testament i një jete pune. Këtu Egon dhe ekipi i tij punonin me precizion kirurgësh – çdo llogaritje ishte jetike, sepse një devijim i vogël do të thoshte shembje e gjithë galerisë.


Hekurudha Milot – Shkodër (1981)

Këtu lindi Tuneli i Shëngjinit – 250 metra. Një tunel i shkurtër, por simbolik. Si një goditje e saktë me daltë mbi mermerin e Michelangelos, ku edhe pak centimetra e bënin dallimin mes veprës së bukur dhe dështimit. Edhe i vogli, edhe i madhi, kërkonin të njëjtën përpikëri.


Rrugët e Shqipërisë

Në Levan dhe në Koman, Egoni projektoi tunelet rrugore, duke i hapur udhë udhëtarëve dhe automjeteve, atje ku dikur mali ishte mur i pakapërcyeshëm. Këto nuk ishin thjesht rrugë: ishin porta të reja për njerëzit, njësoj siç Brunelleschi në Firence i hapi qytetit kupolën e katedrales, duke treguar se gjeniu i njeriut mund ta tejkalojë pamundësinë.


Hidrocentralet e Shqipërisë – Fierza, Koman, Vau i Dejës (1970–1980)

Këtu shfaqet dimensioni më i madh i veprës së tij. U hapën galeri të nëndheshme, tunele ujëmbajtëse, u ngritën diga kolosale mbi Drin. Dhe në Koman, Gjadri projektoi tunelin e tragetit, një vepër unike ku rruga takohet me liqenin, duke lejuar që anijet të lundrojnë mes maleve të thepisura.


Në hidrocentralet shqiptare, çdo gjeometri, çdo kthesë, çdo metër i betonuar duhej të ishte i saktë si në tabelat astronomike të Keplerit. Sepse aty, nëse gabohej edhe pak, uji do të shpërthente me mijëra kuaj fuqi dhe do të shkatërronte gjithçka.


Në të gjitha këto vepra, nga 170 metra në Librazhd, deri te 3020 metrat në Qafë-Thana, nga 250 metra në Shëngjin, deri te 1040 në Tarazh, nga 800 metra në Koshovicë, deri te kilometrat e galerive në Fierze dhe Koman, Egon Gjadri dhe shokët e tij treguan se Shqipëria, edhe e varfër, mund të ngrejë vepra gjigante. Ata ishin si kirurgë që shpëtojnë jetën me bisturi, si astronautë që matin orbitën me sekonda drite, si arkitektë që shtatë shekuj më parë ngritën katedrale mbi themele të brishta.


Prandaj emri i Egon Gjadrit nuk duhet parë thjesht në listën e inxhinierëve, por krahas emrave të mëdhenj të njerëzimit që i dhanë përmasa të reja qytetërimeve.


Ai është trashëgimtar i Gjovalin Gjadrit, që ngriti ura mbi lumenj, dhe vetë bëri të njëjtën gjë me tunele, rrugë e hidrocentrale: krijoi ura përmes maleve dhe ujërave, dhe mbi të gjitha, ura përmes kohës.

Për kontributet e tij të jashtëzakonshme, Prof. Gjadri është nderuar me disa çmime dhe dekorata, duke përfshirë:


Urdhri "Flamuri i Kuq i Punës" i Klasit të Parë: Një nga nderimet më të larta shtetërore.


Dy herë me Çmimin e Republikës së shkallës së parë: Një dëshmi e vlerësimit të punës së tij.


Në fillim të vitit të kaluar Akademis Shqiptare e Shkencave e nderoj me titullin e lartë “ Nderi i Akademisë së Shkencave “ me motivacionin


“BASHKËHARTUES I SKEMËS SË SHFRYTËZMIT TË ENERGJISË UJORE NË RRJEDHËN E LUMIT DRIN ; ME KONTRIBUT ORIGJINAL TEKNIKO -SHKENCOR PËR PROJEKTIMIN E TUNELEVE TË VEPRAVE TË MËDHA HIDROTEKNIKE DHE TË KONSTRUKSIONEVE TË TJERA HEKURUDHORE E RRUGORE; SI DHE PËR ORGANIZIMIN DHE DREJTIMIN PROFESIONAL TË EKIPEVE TË SUKSESSHME PËR PROJEKTIMIN E DIGAVE MË TË MËDHA TË VENDIT TONË,SI DREJTUES I SUKSESSHËM NË ZBATIMIN KRIJUES TË SHKENCËS .



Mentor dhe Udhëheqës i Brezave të Rinjtë


Si pedagog dhe mentor, Prof. Gjadri ka udhëhequr dhe formuar breza të tërë inxhinierësh. Ai ka qenë një figurë kyçe në Institutin e Projektimit dhe Ndërtimit të Hidrocentraleve, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve të rëndësishme energjetike dhe duke ndihmuar në formimin e profesionistëve të rinj në fushën e inxhinierisë.

Ai kishte edhe

Pasionet dhe Interesa jashtë Inxhinierisë

Përveç angazhimit të tij profesional, Prof.


Gjadri kishte pasione të shumta në fusha të ndryshme:si

Matematika Fizika dhe Astdhe Astronomia:


Ai ishte një studiues i rregullt i këtyre shkencave, duke ndjekur zhvillimet më të fundit të tyre dhe duke kontribuar me mendime dhe ide të reja.


Sportet, ishin një tjetër pasion i tij.

Ai ishte ndër lojtarët më të shquar Shqiptarë të volejbollit në vitet '50 dhe lojtar titullar në ekipin kombëtar., duke marrë pjesë me këtë ekip në gara dhe aktivitete të ndryshme, veçojmë këtu pjesmarrjen ne ksmionati Eurooian të voleibollit që u zhvillua në Bukuresht.

Letërsia dhe Filozofia:


Ai kishte një interes të thellë për letërsinë dhe filozofinë, duke lexuar dhe diskutuar mbi veprat më të rëndësishme të autorëve të njohur.


Veprat e Prof. Gjadrit janë një testament i qëndrueshmërisë dhe vizionit të tij. Hidrocentralet dhe tunelet që ai ka projektuar vazhdojnë të funksionojnë, duke siguruar energji për mijëra familje dhe industri.


Trashëgimia e tij jeton në çdo gur, çdo strukturë dhe çdo rrymë elektrike që buron nga veprat e tij.


Në një kohë kur Shqipëria po kalonte nëpër një fazë të shpejtë industrializimi dhe modernizimi, figura e Egon Gjadrit u shfaq si një ndërtues i mencur i guximshem i palodhur, i strukturave që do të mbështesnin zhvillimin e vendit për dekada me radhë.


🌟🌟 Veprat e tij, si hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit, si dhe tuneli i Qafë-Thanës, janë dëshmi të një trashëgimie të qëndrueshme dhe të domosdoshme për infrastrukturën energjetike dhe transportuese të Shqipërisë. Këto vepra jo vetëm që kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik, por gjithashtu kanë pasur një ndikim të thellë në shoqërinë shqiptare, duke ofruar energji dhe mundësi transporti për qytetarët dhe industrinë.


Elita intelektuale dhe shkencore shqiptare ka njohur dhe vlerësuar lart kontributin e Egon Gjadrit. Ai është nderuar me tituj të lartë, përfshirë "Nderi i Akademisë së Shkencave", si një shenjë e vlerësimit për arritjet e tij të jashtëzakonshme në fushën e inxhinierisë. Kritikët dhe historianët e kanë cilësuar atë si një nga inxhinierët më të shquar të periudhës, duke e krahasuar me emra të njohur ndërkombëtarë për kontributin e tij në ndërtimin e infrastrukturës moderne.

🌟


Analiza: Ndërtimi si Akt i Shpirtit Krijues


Në një kuptim më të thellë, veprat e Egon Gjadrit mund të shihen si një akt filozofik i ndërtimit të një identiteti kombëtar dhe të një shoqërie të qëndrueshme.


Si një arkitekt i natyrës dhe i shoqërisë, ai përdori inxhinierinë si mjet për të shprehur vizionin e tij për një Shqipëri të zhvilluar dhe të pavarur. Në këtë kontekst, ai mund të krahasohet me filozofë të tjerë që kanë përdorur artin dhe shkencën për të ndikuar në zhvillimin e shoqërive të tyre, duke i dhënë formë dhe kuptim botës përreth.


Egon Gjadri ka lënë një trashëgimi të pasur dhe të qëndrueshme në fushën e inxhinierisë dhe ndërtimit. Veprat e tij janë dëshmi të një angazhimi të palodhur për zhvillimin e Shqipërisë dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të saj. Nëpërmjet këtyre veprave, ai ka ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për vendin e tij, duke u bërë një model për brezat e ardhshëm të inxhinierëve dhe qytetarëve.

Veprimtaria e Prof..Inxh Egon Gjadrit,për afro gjysëm shekulli, si projektues dhe realizues veprash inxhinierike, si Profesor,si drejtues studimesh të thelluara inxhinierike, si autor i shumë librave me karakter shkencor që mbajnë autorësinë e tij, na jep modelin më tipik të një shkencëtari që jetën e vuri në shërbim të atdheut e popullit të tij.



©️ 2024–2025 Liliana Pere –

Drejtuese, Botuese, Autore












ree

Inxh Ismail Ahmeti Inxh Egon Gjadri


Inxh Emin Musliu ,Prof Petrit Radovicka, Prof Egon Gjadri, Prof Farudin Hoxha, Inxh Ismail Ahmeti,
Inxh Emin Musliu ,Prof Petrit Radovicka, Prof Egon Gjadri, Prof Farudin Hoxha, Inxh Ismail Ahmeti,
ree
ree
ree

ree
ree
ree

ree

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page