top of page

Emine Cunmulaj emërohet konsull nderi i Shqipërisë në Florida.

Updated: Jun 20, 2024



ree

.

Emina Çunmulaj – Nazarian “shpërblehet” me një titull nderi nga qeveria shqiptare; “Konsull Nderit” i Shqipërisë në Florida, nga qeveria shqiptare. Modelja e famshme shqiptare nga Mali i Zi, e cila jeton në Miaimi (Florida), e martuar me miliarderin persian, Sam Nazarian (prindër të dy vajzave dhe një djali), ka pranuar dje një titull të rëndësishëm, “Konsull Nderit” të Shqipërisë, teksa ajo vetë e ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj me disa foto nga Ambasada e Shqipërisë në Uashington. Ka qenë Shkëlqesia e Tij Ervin Bushati, ambasadori shqiptar në Uashington, i cili i ka dorëzuar në një ceremoni zyrtare, në mjediset e kësaj ambasade, modeles së famshme Emina Çunmulaj, titullin e nderit “Konsulle Nderit” e Republikës së Shqipërisë në shtetin e Floridas.

“Me nder dhe përulësi pranoj rolin e Konsull Nderit të Shqipërisë në Florida”, shkroi modelja në postimin e saj në Instagram.

Konsulli i Nderit është një funksionar konsullor nderi dhe si rrjedhim është pjesë e shërbimit konsullor të Republikës së Shqipërisë. Emërimi i tyre bëhet me urdhër të Ministrit të Punëve të Jashtme. Konsulli i Nderit është përfaqësues zyrtar i një shteti në territorin e një shteti tjetër, që vepron për të ndihmuar dhe mbrojtur qytetarët e vendit dërgues dhe për të lehtësuar shkëmbimet në fusha si ekonomia dhe kultura.


Gazeta “Diaspora Shqiptare”

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page