top of page

Prof. Asoc. Enkeleda OLLDASHI èshtè njè emèr i njohur i respektuar ne rrethet Akademike dhe ato shoqërore

  • Apr 29, 2024
  • 7 min read

Updated: Jun 14, 2024

Profili i Prof.asc Enkeleda OLLDASHI

Nga Dr.Liliana Pere.



Enkeleda Olldashi èshtè njè emèr i njohur i respektuar ne rrethet Akademike dhe ato shoqërore. Ajo gezon nje respekt dhe vleresim të madh nè Fakultetin Juridik.

Per personin e saj flitet me superlativa, si nje grua me integritet te larte moral dhe profesional.

Dimensioni i saj akademik e social lexohet në me teper korpusit te saj te librave e studimeve.

Prof. As. Dr. Enkeleda Olldashi ka në karrieren e saj profesionale një korpus të gjerë librash e studimesh shkencore: “E drejta romake”, “Hyrje mbi teoritë e grupeve të interesit”, “Grupet e interesit dhe partitë politike”, “Lidhja mes së drejtës dhe moralit, parë nën dritën e përkufizimeve romake ex ante ex post”, “Eleminimi i diskriminimit ndaj gruas”, “Roli i grupeve të interesit në skemën e sistemit politik europian dhe në kontekstin shqiptar”. Por, siç shprehet vetë pedagogia e lëndës E drejta romake, “sa më shumë ta ushtrosh profesionin tënd, aq më shumë e më mirë e kupton dimensionin tënd social.”

Ndoshta ky është një nga motivet që e shtyjnë profesoreshën e Juridikut ta zotërojë edhe artin e komunikimit me studentët e saj. Është një opinion, studentë, ish-studentë dhe kolegë të saj, që e rrethojnë me dashuri, respekt e mirënjohje.

Bseda që bëra me Enkelejden ka për qellim përçojë tek lexuesi këtë nderim e mirënjohje.

Për te, jurisprudenca është një shkencë, me rregullat e saj standarde, dhe mënyra e aplikimit të saj në praktikë tregon, nga njëra anë, se sa ligji, rregulli ka qenë i drejtë, por, njëherësh, tregon edhe se sa aplikuesi i tij ka dashur ta respektojë atë.

Motivi i saj i fortë janë djemtë, puna, studimet, vëtë jeta ne tërësi, e bën që te ndjejë që frymëmarrja e saj vibron në atmosferë, atëherë ajo e ndjen se duhet të jete e fortë, panvarësisht trishtimit , nuk është mungesa e fizikes, por pamundësia e jetesës vetëm me jomaterialen, me mosrezonimin me Kolin në të njëjtën formë jete.

’Per raportin e shkencës me pedagogun e Juridikut, Enkelejda thotë:

Shkenca dhe kërkimi shkencor me pedagogjinë janë komplementuese të njëra-tjetrës.

Por jo gjithmonë janë “veshja” e të njëjtit njeri. Dikush mund të jetë një shkencëtar shumë i mirë, por mund të mos jetë një pedagog shumë i mirë. Mendoj se pedagogjia është një mision më social sesa të studiuarit e shkencës juridike.

Është në vetë natyrën e shkencëtarit të jetë më individual: sigurisht, e imponuar nga specifika e punës së tij.

Pedagogët kanë mision t’ua përcjellin të tjerëve dijet e tyre, prandaj duhet të jenë edhe më altruistë, po të përdorja këtë fjalë. Por, nëse tek shkencëtari kultivohet më shumë egoizmi, edhe tek unë si pedagoge, për shembull, duhet të kultivohet një “egoizëm shkencor”, po e quaj. Pra, të jetë i tillë, që të më shtyjë, nxisë në njohjen dhe përvehtësimin sa më shkencor të lëndës që jap, me kushtin që këtë lëndë, këtë shkencë t’ua transmetoj sa më mirë studentëve të mi.

Enkelejda Olldashi,bashkëshortja e Sokol Olldashit, deputetit te ndjerë te PD dhe një nga personalitetet politike në vend, është profesorja më e votuar në Fakultetin e Drejtësisë në një votim të zhvilluar në internet, nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Shqipëri.ne vitin 2016. Shumë studentë kanë votuar për profesorët e tyre të preferuar, duke u nisur nga kritere si profesionalizmi, mënyra e transmetimit të dijeve, angazhimit dhe marrëdhenies korrekte me studentët.

Dhe për Fakultetin Juridik doli fituese; Prof. Asoc. Enkelejda OLLDASHI

Le te mesojmë më teper si ka vazhduar jeta dhe puna e saj.

Enkeleda ka lindur në Dhjetor 1972, në Tiranë dhe është rritur në një familje të madhe, me gjyshen, gjyshin, prindërit dhe tre motrat e saj. Respekti ka qènè kryefjala nè kètè familje.

Fèmijria e saj ka qènè nje femijri mè e mbushur me dashuri.

Shkollën 8-vjecare e ka kryer tek “Naim Frashëri” në Tiranë. Ajo eshte dalluar si nje vajze e mbare me perparim te mire nè mèsime Me të gjithë mësuesit ka patur marrëdhënie komunikimi mjaft miqësore dhe ende mban kontakte me shumë prej tyre. Ruan konsideratè për mësuesen e matematikës, Shpresa Kazazi ; mësuesen e letërsisë, Nermin Basha dhe mësuesen e gjimnastikës, Fatbardha Shtrepi, te cilat kanë qenë modelet dhe mbështetja e saj në këtë moshë. Sporti, dhe në vecanti gjimnastika, kanë shoqëruar fëmijërinë e saj deri në moshën 17-vjecare.

Tek ajo, sensibiliteti njerëzor, arësyetimi racional dhe disiplina, u shënjuan nga mësueset e saj të dashura.

Dëshira për të ndihmuar shokët në arritjet e tyre mësimore u bë pjesë karakteri për Enkeledën në shkollën 8-vjecare dhe më pas gjatë gjithè periudhès shkollore. Gjithmonë ka dashur të bëjë “mësonjësen” edhe kur nuk i kërkohej.

Gjimnazin e ka kryer tek “Myslym Keta”, Tiranë.

Periudha e gjimnazit ka qenë periudha e rritjes në aspektin social të saj, pasi në këtë periudhë të jetës ajo kishte shfaqur dëshirat për të studiuar në fusha që duken sikur nuk përputhen me njera-tjetrën si, jurisprudenca, ekonomia, historia dhe gjuhë-letërsia.

Koha në të cilën përfundoi studimet në shkollën e mesme të përgjithshme “Myslym Keta” ishte ajo e viteve 1991 (viti i parë i demokracisë) . Asaj kohe, e drejta e studimeve dilte nga Komiteti Ekzekutiv.

Asaj, si dhe bashkëmoshatarëve te saj i përcaktohej dega e studimit nga kjo strukturë, kryesisht edhe në bazë të kërkesës së tyre.

Enkeleda fitoi të drejtën për të studiuar në degën e drejtësisë.

Fillimi i studimeve universitare, në shtator të vitit 1991 do të shënojnë dhe fillimin e njohjes së saj me fushën e jurisprudencës, fushë e cila do të ishte më pas dhe lëmi i saj.

Jurisprudenca është për Enkeledën themeli në të cilën ajo ka ndërtuar jetën e saj profesionale, por dhe themeli në të cilën ajo ndërton përditshmërinë e saj.

Jeta si studente ka qenë një periudhë shumë e bukur, pasi asaj, jo vetëm i pëlqente të studionte në degën që plotësonte apo shuante kurreshtjen e saj për rregullat që kishin mundësuar funksionimin e rendit botëror, që nga antikiteti dhe në vijim, por më së shumti për atë që jeta universitare e atyre viteve ofronte në demokracinë e trokitur në portat e Shqipërisë.

Ato vite ajo i kujton me shumë nostalgji. Ajo kujton profesorët dhe profesoreshat e saj, duke mos harruar asnjërin prej tyre, sepse secili ka shënjuar jetën e saj profesionale.

Ata janë ende në faqet e studimeve, librave, artikujve akademik të saj.

Kujton me shumë mirënjohje profesorët që janë ndarë nga jeta dhe që kanë qenë bashkëpunëtorë të saj, si Prof.Aleks Luarasi dhe Paskal Harxhi.

Fati e deshi që në auditoret e Fakultetit të Drejtësisë ajo njohu dhe shokun e jetës, Sokolin.

Ata ishin vecse shokë gjatë periudhës së fakultetit.

Jeta ka ‘kurthet” e saj të embla hera herës dhe kjo ndodhi dhe me Kelën dhe Sokolin.

Në vitet pas fakultetit, jeta i bëri bashkë në një lidhje që natyrshëm u forcuar, duke i bërë të kuptonin, edhe pse në një moshë relativisht të re për kohët e sotme ( Kela 24 dhe Koli 24), që ajo lidhje ishte e bukur për të krijuar familjen e tyre.

Në vitin 1999 erdhi në familjen e tyre pjesëtari më i vogël Glauku. Glauku erdhi si një dhuratë e begatë në jetën e familjes dhe solli shumë “angazhime” familjare, por nuk vonoi shumë dhe në vitin 2002 familja u përmbush dhe me një djalë plotë dritë si Kleiti.

Tashmë familja u bë më e “zhurmshme” si me dy djem që nuk bien dakort për lodrat. Kjo ka qenë një periudhë dhe me mjaft angazhime akademike për Enkeledën, e cila në vitin 2002 përfundoi studimet pas-universitare në “Studimet Europiane”/UT, ndërkohë që punonte dhe si juriste në Rektoratin e universitetit të Tiranës dhe pedagoge part-time në Fakultetin e Drejtësisë /UT. Kjo periudhë kaq e ngjeshur me angazhime familjare dhe akademike ka qenë ndër periudhat që ajo e kujtonë gjithmonë me një buzëqeshje.

Vitet e angazhimit të Kolit në politikë kanë patur tensionet e tyre të natyrshme, por në asnjë rast nuk e kanë penguar Enkeledën që të vijonte rrugëtimin e saj akademik dhe përkushtimin e saj si një mami full-time.



Fëmijët nuk janë asnjëherë të rritur në sytë e prindërve dhe kështu janë ende ata, edhe sot për Enkeledën edhe pse tashmë janë 24 dhe 22 vjec. Glauku dhe Kleiti nuk kanë studiuar në fushën e Kelës dhe Kolit. Ata kanë studiuar, Glauk për Ekonomi Politike dhe Kleiti për Ekonomi Zhvillimi. Zgjedhja e degës së studimit ka qenë një zgjedhje e tyre dhe duket që nuk janë larguar shumë nga fushat e prindërve, ato të Shkencave Humane.

Enkeleda i ka mbështetur ,si cdo prind në rrugëtimin e tyre. Jeta e solli që Enkeledës t’i duhej të bënte më shumë se një rol për djemtë e saj, edhe pse ajo thotë gjithmonë që kam bërë vetëm mamin.

Le tè hedhim nje vèshtrim si fillon karriera e saj profesionale shohim se:

Prof. Asoc. Dr. Enkeleda Olldashi ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitet 1991-1995. Më pas ka kryer studimet e thelluara pasuniversitare në fushën e « Studimeve Europiane » (2001-2002). Në vitin 2008 ka fituar gradën shkencore « Doktor i Shkencave » në Drejtësi. Në vitin 2013 ka fituar titullin akademik “Profesore e Asociuar". Ajo ka një eksperience të gjatë dhe të pasur në botën akademike si dhe një eksperiencë si juriste, profesion të cilin e ka ushtruar prej disa vitesh (Rektorat i UT-së -1996-2002).

Prej vitit 2002 e në vazhdim është lektore pranë Departamentit të së Drejtës Publike, në Fakultetin e Drejtësisë .Nder lendet qe ajo jep, me e rendesishme eshte “E Drejta Romake”. Eshte lenda qe e etiketon me shume dhe shume studente e njohin si Kela e Romakes.

Ndersa kontributi me evident ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te njeriut eshte ne fushen e mbrojtjes se te drejtave pronësore të grave.Këtë e ka bërë përmes ekspertizës qe ka dhënë për disa organizata ndërkombetare dhe te shoqërise civile.

Nje angazhim i saj lidhet dhe me Sindikaten e Punonjesve të Universiteteve. Ne këtë sindikatë eshtë e angazhuar qe ne themelimin e saj ne 2004 dhe në vijim. Ne kete sindikate Enkelejda është Sekretare e Pergjithshme.

E Drejta Tregtare Ndërkombëtare, Universiteti i Nju Jorkut Tiranë

Shtator 2019 - Aktualisht

Sistemet Politike & E Drejta Parlamentare, Universiteti i Tiranës

Shtator 2018 - Sot

Enkelejda ka dhe kontribute dhe një sere excpertizash të shkëlqyera profesionale;

Ekspert i Jashtëm Ligjor pranë UN Women, Tiranë

Tetor 2016 - Dhjetor 2016.

Konsulent kombëtar për të mbrojtur dhe mbështetur ndryshimet në Kodin e Punës.

Ekspert i Jashtëm Ligjor pranë OXFAM, Tiranë

Shkurt 2018 - Prill 2018

Analiza e gjinisë dhe fuqisë

Ekspert i Jashtëm Ligjor pranë GIZ, Tiranë

Tetor 2017 - Shtator 2018

Udhëzime për Barazinë Gjinore për Noterët

Ekspert i Jashtëm Ligjor pranë Bankës Botërore, Tiranë

2019 - 2020

Ligji i Prokurimit Publik

Ekspert i Jashtëm Ligjor pranë AFD, Tiranë

2019 - 2020

Operacioni i Politikës së Zhvillimit të Barazisë Gjinore në Qasje në Mundësitë Ekonomike

Ekspert i Jashtëm Ligjor pranë IND, Tiranë

Janar 2023 - Mars 2023

Trajner në programin për mësuesit “Shkolla si qendër komunitare”.

Ekspert i Vlerësimit të Jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, Tiranë

2009 - Sot

Ekspert i vlerësimit të jashtëm për programet e studimit universitar në të drejtën publike dhe private.


Bisedoi: Dr.Liliana Pere.


 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page