Ermonela Jaho – diva ikonë, yll i skenës botërore dhe krenaria e artit shqiptar.
- Revista Prestige
- Jul 1
- 2 min read
Ermonela Jaho – diva ikonë, yll i skenës botërore dhe krenaria e artit shqiptar.
Arti dhe muzika janë ndër format më të larta të shprehjes njerëzore.
Ato nuk janë vetëm argëtim, por mënyra për të transmetuar emocione, histori, identitet dhe kulure.
Sa here shkruaj për Ermonelen⭐️ dhe artistet e medhenj përjetoj bukurinë performances së tyre, sepse tu japesh zë emocioneve që muzika zgjon,
Eshte ndjeshmeri e bukur, eshte komunikim shpirtëror dhe vlere kulturore që frymezon dhe mbetet në kujtesë
E përjetoj shpesh krenarinë per artistet e medhenj!
Është një ndjenjë që lind vetëm kur përballesh me madhështinë e vërtetë. Dhe për mua, një nga ato çaste ka gjithmonë emrin Ermonela Jaho.
Prej vitesh e ndjek me admirim. Gëzohem për çdo sukses të saj dhe i ndaj këto momente jo thjesht si lajm, por si një emocion që i përket të gjithë shqiptarëve.
Sepse kur Ermonela ngjitet në skenat më të mëdha të botës, ngjitet jo vetëm si një soprano.
Ngjitet një diva shqiptare e operës, një yll i rrallë i skenës ndërkombëtare, dhe bashkë me të ngrihet edhe dinjiteti i një kombi të vogël që shpesh ka pasur nevojë të dëgjojë emrin e tij të shqiptohet me respekt.
Në Teatrin e Operës së Romës, aty ku dikur iu desh të përballej me konkurrencën e ashpër, paragjykimet dhe dyshimet, ajo sot është pritur si një ikonë.
Koncerti i saj u realizua dhe u shndërrua në një mbrëmje që publiku e përjetoi si ngjarje të rrallë artistike.
Ovacionet që shpërthyen në sallë nuk ishin vetëm për zërin e saj. Ishin për shpirtin që ajo derdh në çdo rol, për sakrificën e një jete të tërë dhe për një art që kapërcen gjuhët e kufijtë.
Sa herë dëgjohet ajo jehonë e pafund “Brava!”, lind një emocion që nuk fshihet dot.
Është krenaria e heshtur e një vendi që sheh një bijë të tij të bëhet pjesë e historisë së operës botërore.
Ermonela Jaho – ikonë, diva dhe një nga zërat më të fuqishëm emocionalë të operës bashkëkohore e pushtoi boten me talent, me punë të palodhur, me përulësi dhe me një ndershmëri artistike që sot është gjithnjë e më e rrallë.
Pikërisht kjo e bën të madhe. Pikërisht kjo e bën Star, të pavdekshme.
Ermonela ështe nje artiste që mbush sallat dhe publiku mezi e pret, artiste që fiton çmime, thjeshtë që respekton. Humanizëm që u jep dorë te rinjve.
Por mbi te gjitha arrin të mbushë zemrat e njerëzve me emocion e dashuri.
Dhe kjo është arsyeja pse çdo sukses i saj gëzohet sikur të ishte një fitore e përbashkët.
Sepse Ermonela përfaqëson vehten, shqiperinë, me pasaportën e arte të dinjitett dhe arti eksellent.
Ermonela Jaho e përfaqëson Shqipërinë me madhështi artistike – si një ikonë e gjallë, si një diva botërore, si krenari e artit shqiptar.
Dhe këtë nuk mund ta zbehë as koha, as kufijtë.
Vetëm zemrat dhe duartrokitjet mund ta ndjekin kumbimin e zerit te saj.
Nga: Rrevista Prestige

