top of page

Estetika i referohet filozofisë së artit dhe filozofisë të së bukurës.

Updated: Aug 9, 2024

ree
ree

Estetika i referohet filozofisë së artit dhe filozofisë të

së bukurës. Të dyja fushat, janë të mbushura me debate të diskutueshme dhe

interesante nga pikëpamja filozofike. Në filozofinë e artit, ka qëndrime

magjepsëse, si edhe, konfliktuese mbi se ‘çfarë është arti’ dhe ‘përse veprat e

artit duhet të jenë kaq shumë të rëndësishme për ne?’. Vetë dallimi ndërmjet

‘artit’dhe ‘jo-artit’ është sifduar nga filozofët dhe nga artistët. Dhe kuptimi

dhe evolucioni i artit (ose i kritikës së artit) është një fushë këkrimi e

vazhdueshme dhe mjaft ngazëllyese, me këndvështrime të ndryshme mbi rëndësinë e

krijmtarisë, origjinalitetit, dhe përmbajtjes etike (nëse një vepër arti

promovon seksizëm apo racizëm, a është ai domosdoshmërisht art i keq?), dhe nëse

një vepër e madhe arti duhet t’i qëndrojë testit të kohës. Reflektimet

filozofike mbi të bukurën, ndonjëherë kanë ecur paralelisht me filozofinë e

artit, por ato sjellin me vete një grupe dhe më të gjerë çështjesh. Sot, shumë

artistë, nuk e shikojnë të bukurën si një qëllim parësor dhe disa nga veprat më

gjërësisht të vlerësuara, duken deri diku të shëmtuara. Për shumë njerëz, gjykimet

mbi të bukurën dhe të shëmtuarën, duket se janë një çështje tërësisht të lidhura

me shijen. ‘E bukura është në syrin e atij që shikon’,është tani klisheja. E

megjithatë, e bukura mbetet një nga temat më të rëndësishme në estetikë, për të

gjitha llojet e arsyeve. Nga pikëpamja historike, shumica e artit është

motivuar nga një interes mbi të bukurën dhe kjo ështënë mënyrë të dukshme dhe gjërësisht

të përhapur kulturalisht, duke përfshirë jo vetëm perëndimin, por edhe Afrikën,

Azinë, dhe Kontinentin Amerikan. Aktualisht ka një rivalitet me interes

filozofik, në rolin e së bukurës në artin sot dhe në etikë. Ne do të marrim në

shqyrtim arsyet që qëndrojnë përtej këtij rivaliteti. Në Kapitulli 1 por,

shkurtimisht, disa filozofë mund të biend dakord se, e bukura qëndron në syrin

e atij që shikon, por pastaj ata propozojnë se ka disa mënyra të të parit, të

cilat janë më të besueshme sesa disa të tjera. Dhë në etikë sot është thuajse e

zakonshme që të pranojmë se disa gjykime morale mbështeten në estetikë dhe jo

vetëm, për shembull, në shkencë, histori, institucione, dhe kështu me rradhë.

Nëntitulli i një libri të kohëve të fundit mbi ‘Etikën Mjedisore’ na thotë: Nga

e bukura tek detyra. Ndoshta, ne duke e parëdiçka si të bukur, kemi më shumë të

ngjarë që ta mbrojmë dhe jo ta shfrytëzojmë atë.Fjala “estetike” rrjedh nga greqishtja aisthesis, qe do te thote ndjeshmeri, duke iu referuar marredhenies konkrete trupore te njeriut me boten. Ndjeshmeria eshte nderfaqja jone me e prekshme me boten. E gjithepranishme, e qendrueshme, e megjithate e ndryshueshme ne ndjeshmerine e saj permes nevojave, mesimit dhe intensitetit. Aroma, shijet, prekjet, imazhet, tingujt, nuk kerkojne leje; ato thjesht hyjne brenda nesh.


Shkeputur nga libri “Arti dhe mjeshteria e bukurise” nga Juha Varto, perkthyer nga Gezim Qendro, Dituria, 2015

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page