top of page

Gjergj Bashta, strategu arbëresh me famë botërore

  • Nov 26, 2024
  • 2 min read





Gjergj Bashta, strategu arbëresh me famë botërore

Nga edlira.ruzi -26/11/2024


TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët përkujtoi në 417-vjetorin e vdekjes strategun, teoricienin ushtarak dhe gjeneralin me famë evropiane dhe botërore, me origjinë arbëreshe, Gjergj Bashta.


Lindi në 1544 në Rokaforcata (Roccaforzata), pranë Tarantos, në një familje me tradita ushtarake. Në moshë fare të re ai u bë pjesë e reparteve ushtarake që u ngritën nën pushtimin osman me emrin “stratiotë” që shërbyen në zotërimet venedikase, në shtetet italiane nën ushtritë e perandorisë gjermane në Francë, Flandër, etj.


Gjergj Bashta i kreu studimet në qytetin Asti, Itali. Organizoi, drejtoi dhe zhvilloi shumë luftime dhe beteja si kryekomandant i ushtrive spanjolle në Belgjikë, Holandë dhe Francë dhe i ushtrive gjermane në Hungari, në malet e Ballkanit, në Transilvani kundër ushtrive osmane. Bashta ishte përçues i traditës së përdorimit dhe drejtimit të kalorësisë së lehtë të ushtrisë së Skënderbeut në Itali, në ushtritë europiane të shek. XVI–XVII. Në një letër të vitit 1759 himariotët, pas emrit të Pirros e të Skënderbeut, shënonin emrin e Gjergj Bashtës. Në vitin 1907 shqiptarët e SHBA-ve në një letër që i drejtonin Konferencës së Hagës, përmendnin krahas figurave të shquara të popullit tonë edhe gjeneralin Gjergj Bashta. Për shkencën dhe lexuesin shqiptar emri i Bashtës u bë i njohur kur historiani Dhimitër Pilika, e nxori atë nga arkivat e Pragës dhe e publikoi në revistën “Ylli” më 1966, në numrin e 7-të të saj.


Gjergj Bashta shkroi tri vepra teorike dhe praktike ushtarake, të cilat u njohën në Europë: “Il maestro di campo generale” (Mjeshtri i kampit të përgjithshëm) në vitin 1606; “Governo della cavalleria leggera” (Për drejtimin e kalorësisë së lehtë), në vitin 1612 dhe “Mbi drejtimin e artilerisë”, në vitin 1612. Vdiq në qytetin Kuartre, Belgjikë dhe u varros me ceremoni në kishën e Kryqit të Shenjtë në Vjenë, më 1607.


/a.f/r.e/

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page