top of page

Gratë në sektorin privat Mes sfidave dhe kërkesës për barazi dhe dinjitet në punë.Nga Elta Milori

  • Jul 14
  • 2 min read



ree

Gratë në sektorin privat


Mes sfidave dhe kërkesës për barazi dhe dinjitet në punë


Në një shoqëri që pretendon të ndërtojë themelet e barazisë dhe drejtësisë sociale, puna e grave në sektorin privat vazhdon të mbetet një nga fushat ku kërkohet një transformim i thellë dhe urgjent.


Edhe pse gratë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore, ato përballen me sfida të shumta, duke përfshirë pagat e ulëta, mungesën e sigurisë në punë dhe shkeljen e të drejtave të tyre bazë, të cilat janë të garantuara nga ligjet e punës dhe konventat ndërkombëtare.


Në sektorin fason, tregti, call center-a dhe shumë industria të tjera ku punojnë gra, praktikat e padrejta janë të zakonshme. Paga minimale, orari i zgjatur dhe mungesa e kontratave të rregullta janë vetëm disa nga faktorët që kontribuojnë në keqtrajtimin e grave punëtore.


Por kjo nuk është vetëm çështje e pagës: janë shkeljet e drejtpërdajta të të drejtave të prindërisë, mosmarrja e pushimit të lehonisë dhe ngacmimet që shumë herë nuk denoncohen për shkak të frikës se humbasin vendin e punës. Kjo ndikon jo vetëm në mirëqenien e grave, por në mirëqenien e shoqërisë në përgjithësi, sepse kur gratë janë të munguara në çdo aspekt, asnjë shoqëri nuk mund të arrijë zhvillimin e qëndrueshëm.


Një tjetër problem i theksuar është edhe ngacmimi dhe diskriminimi në vendin e punës, ku shumë gra ndihen të paafta për të ngritur zërin për frikën e humbjes së vendit të punës ose stigmatizimit. Sektorët si fasoneria, ku gratë janë shumicë, janë pasqyra e një shoqërie që ende nuk e ka kuptuar rëndësinë e barazisë gjinore në punë.


Një nga mundësitë më të rëndësishme për të adresuar këto çështje është forcimi i kontrolleve dhe inspektimeve të punës për të siguruar që të drejtat e grave të respektohen.


Po ashtu, është e domosdoshme që politikat publike të promovojnë trajnime për ndërgjegjësimin mbi të drejtat e grave dhe të ofrojnë mbështetje për ato që hasin në diskriminim.


Për të realizuar një shoqëri me të vërtetë të barabartë, është e nevojshme që të gjithë aktorët e shoqërisë, nga institucionet shtetërore deri tek punëdhënësit dhe sindikatat, të angazhohen për një ndryshim të qëndrueshëm.


Puna e grave është aset i çmuar dhe është koha që t’u jepet vlera dhe respektohet dinjiteti i tyre në çdo sektor, në çdo kompani dhe në çdo nivel të punës.


Përfundimisht, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të grave në sektorin privat është një hap i domosdoshëm për arritjen e barazisë gjinore dhe për ndërtimin e një ekonomie dhe një shoqërie të qëndrueshme, të barabartë dhe të drejtë. Gratë nuk duhet të trajtohen si një burim i thjeshtë pune; ato janë elementë kyç të çdo ndryshimi dhe zhvillimi që kërkohet.


Nga: Elta Milori.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page