"Gruaja juriste, studiuese dhe avokate është themeli i drejtësisë së ndershme; ajo është mbartëse e ligjit, por gjithashtu ruhëse e vlerave dhe zëri i guximshëm i së drejtës, emri i saj është Av.BK
- Mar 6
- 8 min read

"Gruaja juriste, studiuese dhe avokate është themeli i drejtësisë së ndershme; ajo është mbartëse e ligjit, por gjithashtu ruhëse e vlerave dhe zëri i guximshëm i së drejtës, emri i saj është Av. Brikena Kasmi.
Fuqia e saj qëndron në dijen, drejtësinë dhe përkushtimin ndaj të vërtetës, sepse pa to, grave të tilla, drejtësia humbet balancën dhe zemrën e saj."
Çfarë dallova ne bashkëbisedimin me juristen, studiuesen, Av.Dr. Brikena Kasmi.
Sinjikative tek portreti i saj frymëzues ishte; humanizmi, profesionalizmi, ligji, pasioni për të drejtën e medias, avokati, studimi shkencor, që reflektojnë fuqinë dhe ndikimin e Dr. Brikena Kasmi:
Humanizmi i saj është themeli i çdo vendimi.
Profesionalizmi i Brikenës e shndërron dijen në drejtësi të prekshme.
Ligji per të nuk është vetëm rregull, por mjet për të mbrojtur të drejtën.
Ajo interpreton realitetin me saktësi dhe vizion.
Avokati në duart e saj është zë i paanshëm dhe i guximshëm.
Media është hapësira ku ajo komunikon dijen dhe moralin.
Studimi shkencor i jep fuqinë për të kuptuar çdo sfidë ligjore.
Ajo bashkon teorinë dhe praktikën me elegancë dhe siguri.
Çdo veprim i saj reflekton integritet dhe përkushtim.
Dr. Brikena Kasmi është shembull i një juristeje që sjell transformim, me dijen dhe zemrën.
Zonja Kasmi lindi në Krujë në një familje intelektuale, ku prindërit e saj, të kërkuar dhe të përkushtuar ndaj komunitetit, e rritën me idenë se jeta e individit nuk mund të ndahet nga përgjegjësia ndaj të tjerëve.
Familja e saj, me tradita të forta krutane dhe një strukturë sociale të qëndrueshme, transmetonte jo vetëm emrin, por edhe një ndjenjë të thellë komunitare dhe moraliteti.
Që në fëmijëri, në sajë të insistimit të prindërve, iu bashkua grupeve që ndihmonin zonën e Krujës, duke mësuar se veprimi praktik i drejtë është më i fuqishëm se teoria abstrakte. Dy mjeke të organizatës “Mjekë pa Kufij” që qëndruan në familjen e saj i mësuan rëndësinë e shërbimit ndaj të pafavorizuarve, duke i dhënë një kuptim pragmatik filozofisë sociale të Martha Nussbaum që lidh të mirën me barazinë.
Zonja Kasmi kreu studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Si studente, nuk u ndal tek teoria; ajo punoi me organizata jo fitimprurëse dhe drejtoi “Grupin Rinor i të Drejtave të Njeriut”, duke marrë pjesë në projekte për të drejtat e njeriut, përfshirë fakt-mbledhjen gjatë luftës në Kosovë (1998‑1999). Kjo eksperiencë e vendosi atë në qendër të një dinamike ndërkombëtare, ku ligji dhe humanizmi bashkëjetojnë mes konfliktit dhe shpresës. Siç Ruth Bader Ginsburg shpesh kujtonte, drejtësia nuk është abstrakte, por jetohet në realitet.
Pas përfundimit të studimeve, punoi për një vit me organizata jo fitimprurëse dhe më pas iu bashkua Ministrisë së Drejtësisë, ku punoi për më shumë se një dekadë. Gjatë kësaj kohe, drejtoi grupin shqiptar në komitetin “Moneyval” të Këshillit të Evropës, duke hartuar udhëzime dhe akte nënligjore për luftën kundër terrorizmit dhe pastrimit të parave, drejtoi grupet e punës në kuadrin e projekteve të Bankës Botërore për dixhitalizimin e kadastrës, duke krijuar një lidhje dinamike midis dokumentit dhe algoritmit – metaforë e kohës ku norma dhe inovacioni bashkëjetojnë.
Nga viti 2011 deri në 2025, ajo ishte lektore dhe pedagoge në Albanian University dhe për 4 vite lektore në Shkollën e Magjistraturës. Prej vitit 2016, është lektore në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Zonja Kasmi është bashkëpunoëtore dhe lektore në disa institute trajnimi, mbi procedurat administrative dhe të drejtat e njeriut. Pedagogjia e saj është një mjet emancipimi, ku ligji bashkëvepron me etikën dhe qytetarinë, sipas filozofisë së Martha Nussbaum.
Prej më tepër se një dekade, ajo është partnere dhe menaxhere e zyrës ligjore AFortiori Legal Counsels, duke përfaqësuar klientë vendës dhe ndërkombëtarë në çështje gjyqësore, pronësie, kontrata, licencime, fintech, ndërtim dhe energji. Motoja e saj – “Përkushtimi dhe profesionalizmi lokal hap pas hapi për të arritur maja e ekselencës ndërkombëtare” – është një filozofi praktike që përputhet me konceptin e Kantit mbi detyrën morale të individit në veprim.
Krijimtaria Shkencore dhe Publikimet
Zonja Kasmi është autore e dy librave:
“E Drejta e Medias (pjesa e përgjithshme)” dhe “E Drejta e Medias (pjesa e posaçme)” janë dy vepra themelore në literaturën juridike shqiptare dhe ndërkombëtare mbi të drejtën e medias. Ato ofrojnë një udhëzim të plotë për kuptimin e lirisë së shprehjes, të drejtës për informim dhe përgjegjësisë së mediave.
Librat trajtojnë:
Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke përfshirë rastet e njohura Groppera Radio AG a.o. v. Zvicër dhe Delfi v. Estonisë, duke treguar mënyrën sesi standardet evropiane integrohen në praktikën shqiptare; sfidat e kohës në rregullimet juridike të shpifjes, fyerjes, cënimit të reputacionit në raport me ushtrimin e të drejtave të tjera sipas legjislacioneve të ndryshme, gjithashtu gjejnë sqarim në dy librat për të drejtën e medias. Rregullimi i biznesit të medias dhe licencave, në raport me transparencën, përgjegjësinë dhe zhvillimin e sektorit mediatik si çështje të rregullimit të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të dhënë e marrë opinion pa ndikim shtjellohen me shpjegime të parashikimeve ligjore dhe ilustrime të jurisprudencës së GJEDNJ-së.
Sfida teknologjike dhe digjitalizimi i informacionit, duke ilustruar nevojën për të balancuar lirinë e medias me mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë.
Rëndësia filozofike dhe praktike: Librat shërbejnë si ura midis teorisë dhe praktikës së ligjit; ato tregojnë se ligji nuk është një mekanizëm abstrakt, por një veprim moral që lidhet me përgjegjësinë qytetare. Si Simone de Beauvoir, Kasmi e sheh ligjin si një mjet emancipimi, ku etika dhe ekzistenca konkrete ndërthuren.
Në kontekstin shqiptar dhe rajonal, këto libra janë një pikë referimi për juristët, gazetarët, pedagogët dhe politikëbërësit që synojnë një shoqëri të drejtë dhe të informuar.
Ka botuar në rreth 18 revista shkencore dhe juridike, duke përfshirë Journal Optime (ISSN 2220-461X), Journal MEDIUS (RS1952), Revista Avokatia nr. 17 & 34, Revista JETA nr.6 (2014),
Revista Shqiptare për Çështjet Ekonomike dhe Sociale (2015), si dhe revista ndërkombëtare ECRTD. Ka marrë pjesë në mbi 30 konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare, përfshirë IAFL, Frankfurter Medienrechtstage, KAS Media Program South East Europe, Article 10 ECHR Task Force, BRIGHTON UK “ECHR Future”, Podgorica “Western Balkans at the Crossroads”.
Në të gjitha këto profile, juriste, avokate, pedagoge, studiuese dhe grua angazhuar , Zonja Kasmi përfaqëson harmoninë midis mençurisë, guximit dhe përkushtimit.
Znj.Kasmi jeni e mireseardhur ne Prestige.
Fillojmë Intervisten.
Pyetje 1. Ligji dhe Etika: Si mund të bashkohen detyrimi ligjor dhe përgjegjësia morale në vendimmarrjen e përditshme të një juristeje?
Përgjigje1.
Ratio Decidenti është themeli i cdo vendimmarrjeje qoftë kjo politikbërëse por edhe gjyqësore. Radio është burimi i drejtësisë ligjore dhe në një vend demokratik, arsyeja që ka sjellë ligjin në zbatim duhet të jetë edhe frymëzimi i zbatimit të këtij ligji. Nëse ligjet janë hartuar sic duhet, ato duhet të kenë etikën bazë e mbështetje të tyre ndaj raport ndërmjet moralit dhe detyrimit ligjor duhet të jetë si rregull një dhe e pandashme. Gjatë eksperiencës sime nuk kam patur raste që të vendosin pikëpyetje ndërmjet njërës apo tjetrës sepse zbatimi i saktë i ligjit përmban domosdoshmërisht dhe etikën, moralin dhe të mirën publike.
Pyetje 2 Drejtësia dhe Humanizmi: Në çfarë mase humanizmi duhet të ndikojë në interpretimin e ligjit, dhe a mundet të ekzistojë një drejtësi “e ftohtë” pa humbur balancën morale?
Përgjigje 2
Ulpinani ka thënë se: “Drejtësia është vullneti i vazhdueshëm për ti dhënë secilit atë që i takon me të drejtë”. Parimet ligjore si ato që kanë lidhje me kufizimin e të drejtave apo ato që lidhen me reformatio in peius kërkojnë një kujdes të shtuar në lidhje me parashikimin dhe qartësinë ligjore pikërisht për faktin se humanizmi është dhe duhet të jetë baza e cdo ligji.
Nëse një ligj cenon humanizmin, zbatimi i tij duhet të sfidohet. Drejtësia është gjithmonë e “gjallë” pikërisht për të ruajtur balancën morale në një shoqëri që evolon dita ditës.
Pyetje 3. Ligji dhe Media: Si duhet të rregullohet raporti midis lirisë së medias dhe përgjegjësisë juridike, kur këto dy vlera duket se janë në tension?
Përgjigje 3.
Çështjet e raportit ndërmjet lirisë së shprehjes (liria e medias) dhe rregullimit të saj apo licencimit janë çështje të cilat kanë hasur vështirësitë e tyre në vende të ndryshme të botës. Zhvillimi i teknologjisë në marrjen dhe dhënien e informacionit ka sjellë sfida për shtetet në kuadër të mbrojtjes së lirisë së shprehjes por dhe garantimit të të drejtave të tjera. Ky zhvillim kërkon vëmendjen e shteteve ndaj krimit kibernetikë, i cili në rastet më të thjeshta dëmton të drejtat e ligjshme të një individi.
Platformat e ndryshme të transmetimeve online në formën audiovizuale apo dhe medias së shkruar online nëpërmjet internetit krahas përfitimeve të mëdha që sjellin për të drejtën për informim të publikut, kanë rritur vështirësitë e shteteve për të normuar kuadrin rregullues të asaj çfarë përfshin media. Në epokën e një shoqërie dixhitale, media është zhvilluar vrullshëm. Ky zhvillim në përmasat e tij ka forcuar rolin e medias në ndarjen e pushteteve në një demokraci të konsoliduar. Rrjedhimisht është e natyrshme nevoja për kuptimin dhe informimin e funksionimit të medias të ndërlidhur dhe me faktorët e tjerë ekonomikë, socialë, kulturorë.
Pyetje 4. Teoria dhe Praktika:
A mund të ekzistojë një “drejtësi ideale” në teori që nuk mund të zbatohet praktikisht, dhe si mund ta kapërcejë juristi këtë hendek?
Përgjigje 4.
Në metodat klasike të vlerësimit të ligjit si ex ante dhe ex post, zbatueshmëria është elementi kryesor për mundshmërinë e rregullimit të një çështje me ligj. Sigurisht që Drejtësia ideale është një lluks i pamundur në botën reale por afërsia me vlerat, të mirën e përgjithshme dhe zgjidhjet më llogjike e objektive janë elementët që i afrohen ideales.
Pyetje 5..Juridik dhe Transformim Shoqëror:
Cili është roli i ligjit në emancipimin e individit dhe ndryshimin e shoqërisë, dhe si mund një juriste ta përdorë dijen dhe eksperiencën për këtë qëllim?
Përgjigje 5.
Roli i ligjit në emancipimin e individit dhe shoqërisë është themelor. Prej kohësh diskriminimi pozitiv ka gjetur një shembull të shkëlqyer që tregon se pikërisht ligji është ai që ndriçon mendjet e njeriut dhe përparon shoqërinë. Çështje si barazia gjinore, ndihma ndaj të pafavorizuarve, mbështetja e grupeve të marxhinalizuara apo atyre në nevojë janë çështje që janë evidentuar ndër shekuj me ndihmën e parashikimeve ligjore në fillim. Transformimi i shoqërisë në lidhje me të drejtën e votës e ka marrë shkëndijën e parë prej një Akti ligjor. Disa nga të drejtat themelore janë fituar për shkak të nismave ligjore përfshi lirinë e shprehjes, arimimin e grave dhe liritë e punëmarrësve.
Shembuj të tillë frymëzimi vendosin peshën e rëndë të cilësisë së hartimit të ligjeve nga ligjvënësit. Nëse ligjet bëhen nga mendje të ndritura, shoqëria e atij vendi do të ndriçojë.
Pyetje 6. Integriteti dhe Karriera Profesionale:
Si ruhet integriteti profesional në një mjedis ku kompromisi mund të jetë i përhershëm, dhe cili është ekuilibri midis suksesit dhe përgjegjësisë?
Përgjigje 6.
Babai im shpesh thotë nëse integriteti dhe kompromisi sulmojnë njëra tjetrën, prioritet merr integriteti. Kjo kërkesë e tij më ka qëndruar gjithmonë si çekiç mbi kokë dhe mendoj se kam bërë mirë që këshillat e tij i kam patur më të vyerat.
Pyetje 7.Globalizimi dhe Juridiku Lokal:
Si mund të integrohet ligji ndërkombëtar në praktikën lokale pa humbur identitetin dhe kontekstin kulturor të vendit?
Përgjigje7.
Ligji është një instrument që si rregull duhet të ndërthurë qëllimin me rezultatin duke marrë në konsideratë ndjenjat e një komuniteti (traditat, kulturën, ritet e doket). Një jurist i mirë është ai që di të hartojë pikërisht këto ligje që përmbajnë ruajtjen e identitetit për të arritur rezultatin e përgjithshëm si vendet e zhvilluara.
Pyetje 8. Dija si Fuqi:
Në çfarë mase studimi dhe njohuria shkencore fuqizojnë veprimin juridik, dhe sa është e nevojshme të interpretohet ligji me “zemër” dhe jo vetëm me “logjikë”?
Përgjigje 8.
Kësaj pyetje i përgjigjet më së miri vepra e William Shekspir “Tregtari i Venedikut”. Themra e llogjikës duhet të jetë “zemra”. Një njeri i ditur por pa zemër nuk shërben për asgjë përveçse egos së tij që edhe kjo (ego) një ditë do të vyshket e do të thahet.
Ju faleminderit znj.Liliana per intervistën.
Faleminderit ju znj.Kasmi.Ishte vertet kenaqesi biseda me ju.
© 2023–2026
Liliana Pere
Founder. Publisher. Author
Idepedent Researcher.Exo.IT.
Prestige Magazine.


