top of page

Kush është Profesor Nelson R. Çabej

  • May 7
  • 5 min read




Kush është Profesor Nelson R. Çabej  

Nelson Çabej  është një dijetar shqiptar me veprimtari të gjatë kërkimore dhe kontribute në fusha nga më të ndryshmet jo vetëm të biologjisë por dhe të shencave shoqërore. Kjo veprimtari e tij e shumëanëshme është pasqyruar në  botimin e 22 librave shkencore në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, në anglisht dhe shqip. Në fushën e biologjisë ai ka botuar libra shkencore për gjenetikën, biologjinë molekulare, imunologjinë, evolucionin dhe filozofinë e biologjisë. Ndër librat shkencore në fushën e shkencave shoqërore ai ka sjellë kontributet e tij origjinale ne libra dhe artikuj të shumtë për historinë e formimit të popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, si dhe të kontributeve shqiptare në zhvillimin e shkencës e teknologjisë.

Por, vepra e madhe e jetës së tij është në fushën e biologjisë teorike dhe evolucionare me parashtrimin në vitin 2012 të teorisë së parë mbi mekanizmat jogjenetike të evolucionit të botës së gjallë, të cilën ai e ka paraqitur edhe në simpoziume ndërkombëtare dhe zhvilluar dhe thelluar në 5 libra origjinalë të nivelit postdoktoral të botuara në anglisht nga Academic Press, shtëpia më e madhe e botës për botime akademike.


Me këtë teori, ndryshe nga teoritë e derisotme, ai shpjegon evolucionin jo si rezultat i ndryshimeve rastësorë të geneve, por me mekanizma përshtatëse jogjenetike në nivel molekular e që burojnë nga aftesitë kompjuterizuese të disa strukturave biologjike që shfaqen qysh në qelizat më të thjeshta ndërsa në kafshët këtë rol e merr sistemi nervor.


Kjo teori shpjegon edhe disa enigma që torturuan Darëinin nga fundi  jetës, si p.sh. shfaqja e menjëhershme  e të gjitha grupeve të mëdha të kafshëve në shtresën gjeologjike të Kambrianit rreth 542 milionë vjet më parë, që binte ndesh me pikëpamjen e tij të evolucionit gradual nga qëniet me të thjeshta në ato më komplekset e  për te cilën ai shprehej se po të mos gjëndej një shpjegim i arsyeshëm tërë teoria e tij do të rëzohej.


Në kohën tonë Nelson Çabej është një nga përfaqësuesi më të mëdhenj të drejtimit të ri jogjenetik të studimit të evolucionit duke u bazuar jo vetëm në volumin e botimeve por edhe në pozicioni s tij ne frontin e avancuar të këtij drejtimi.

Aktualisht, ai paralelisht punon për të dërguar në shtyp dy libra:           Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar (vëllimi i parë botuar në vitin 2017) dhe për Iliropedia me një fjalor të rikonstrultuar të ilirishtes


Në botimet e Nelsonit  shtohet edhe vëllimi i parë i librave:

  1. Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar (2017), 

  2. Ilirët që mbijetuan (2013), 

  3. Në gjurmët e perëndive dhe mitologjemave ilire (2014),

  4. Vazhdimësi iliro-shqiptarëve në emrat e vendeve (2014), 

Nelson Çabej: Shkencëtari shqiptaro-amerikan që avancoi Darvinin me epigjenetikë dhe sistem nervor



Në historinë e shkencës moderne, emra të mëdhenj si Charles Darwin kanë formësuar mënyrën se si e kuptojmë jetën dhe zhvillimin e saj. 

Megjithatë, në shekullin XXI, një zë alternativ – ai i Profesor Nelson Çabej – guxoi të vendoste nën shqyrtim themelet e biologjisë evolutive, duke propozuar një teori që thekson rolin e epigjenetikës dhe sistemit nervor në evolucion. 

Me origjinë nga Shqipëria dhe karrierë të ndërtuar në SHBA,

 

Çabej është një figurë e rrallë që përfaqëson një ndërthurje mes mendimit të lirë shkencor dhe trashegimise.

Ai përfundoi studimet e larta dhe më pas doktoratën në biologji, me fokus në biologjinë molekulare, zhvillimore dhe neurobiologji. 


Teoria darwiniane dhe sfidimi i saj

Charles Darwin (1859) propozoi teorinë e përzgjedhjes natyrore, sipas së cilës organizmat që posedojnë karakteristika të favorshme për mbijetesë kanë më shumë gjasa të riprodhohen. Neodarwinizmi modern e ka pasuruar këtë teori me zbulimet mbi ADN-në dhe mutacionet gjenetike.

✨️Megjithatë, modeli darwinian dhe neodarvinian  nuk arrin të shpjegojë disa fenomene komplekse si zhvillimi embrional, eksplozioni kambrian apo përshtatjet që ndodhin me shpejtësi.

Pikërisht këtu nis rruga e Çabejt: 

ai argumenton se vetëm gjenet nuk mjaftojnë për të shpjeguar kompleksitetin e jetës.



Epigenetika dhe sistemi nervor – shtyllat e teorisë Çabej

Në librin e tij madhor Epigenetic Principles of Evolution (Elsevier, 2012), Profesor Çabej zhvillon një teori të re evolutive që mbështetet në këto parime:

✨️Epigjenetika ndikon në mënyrën se si shprehen gjenet – pra, si “ndizen” ose “heshten” – në varësi të kushteve mjedisore dhe zhvillimore.

Sistemi nervor vepron si një “qendër vendimmarrjeje” që kontrollon se cilat gjene aktivizohen, në çdo qelizë të vecantë e ne çdo moment të vecantë ✨️duke ndikuar kështu në sjellje dhe përshtatje.

Trashëgimia jo-gjenetike (p.sh. përmes molekulave të pranishme në qelizat seksuale) ndikon në zhvillimin e pasardhësve.

Evolucioni nuk është vetëm rezultat i rastësisë dhe përzgjedhjes natyrore, por edhe i një procesi të brendshëm, të integruar dhe të koordinuar.

Reagimi në komunitetin shkencor

Puna e Profesor Çabejt është përshëndetur nga personalitete të njohura si:

George C. Williams, i cili theksoi rëndësinë e sfidave të reja për përzgjedhjen natyrore.

Eva Jablonka, e njohur për teorinë e trashëgimisë epigjenetike.

Mary Jane West-Eberhard, e cila ka kontribuar në konceptin e plasticitetit fenotipik.


Këta dhe të tjerë kanë vënë në dukje se teoria e Çabejt është një përpjekje e vlefshme për të zgjeruar horizontin e biologjisë evolutive

Trashëgimia dhe rëndësia e tij për shkencën shqiptare

Nelson Çabej është ndër të paktët shkencëtarë me origjinë shqiptare që ka botuar teori të reja në një fushë themelore të shkencës, me jehonë ndërkombëtare. 

Ai përfaqëson një shembull frymëzues të përkushtimit ndaj kërkimit, mendimit kritik dhe guximit intelektual.

Burime për citim akademik

1. Çabej, N. (2012). Epigenetic Principles of Evolution. Elsevier.

2. Darwin, C. (1859). On the Origin of Species. London: John Murray.

3. Jablonka, E., & Lamb, M. J. (2005). Evolution in Four Dimensions. MIT Press.

4. West-Eberhard, M. J. (2003). Developmental Plasticity and Evolution. Oxford University Press.

5. Williams, G. C. (1966). Adaptation and Natural Selection. Princeton University Press.

Le te hedhim një veshtrim ku ka filluar dhe sa ka avancuar karriera dge studimet e Prof.Nelson Cabej.

Nelson R. Çabej i lindur në Gjirokastër,  filloi karieren si një biolog dhe autor shqiptar.

Në vitin 1961, Çabej u diplomua në Fakultetin e Veterinarisë në Tiranë.

Në vitin 1976, u diplomua si inxhinier kimist në Universitetin e Tiranës.


Në vitin 1985, mbrojti doktoratën në fushën e biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës.

Ka punuar si mjek veteriner (1961–1966 dhe 1975–1980), imunolog (1970–1975), redaktor librash dhe lektor i biologjisë së përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës (1980–1990).


Aktualisht jeton në Nju Jork, SHBA, 

me familjen e tij gruan e quajtur Nikoleta dhe djalin e tij.


Atje mori vrull dhe avancuan studimet si folem më lart.

Profesor Nelson R. Çabej përfaqëson një ndër zërat më origjinalë dhe të guximshëm në biologjinë moderne, duke sfiduar darvinizmin klasik me një teori gjithëpërfshirëse mbi evolucionin jogjenetik, ku epigjenetika dhe sistemi nervor luajnë rol qendror.


 Me mbi 22 libra  dhe 100 e me shume artikuj shkencorë dhe një kontribut të spikatur edhe në studimet albanologjike, ai është një nga mendimtarët më të shquar shqiptarë me jehonë ndërkombëtare, që mishëron përkushtimin, thellësinë dhe vizionin shkencor të shekullit XXI.


Pergatiti:Dr. Liliana Pere.

 PRESTIGE

Wellcome  at Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë dixhitale online dhe ne printuare njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të iprofesionisteve ne fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus The best , kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron promovimin e  alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin.

Revista ka 100 faqe te perditesuara.

ndihmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale, dhe ploteson pontecialin tuaj Revista shfaqet si një thesar njohurish  enciklopedike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page