top of page

Këngëtarja “Toxic” bëri shaka duke thënë se u martua sërish – këtë herë me veten – në një postim në Instagram që ndau të dielën.

  • Oct 24, 2024
  • 2 min read

ree

Britney Spears: Jam martuar me veten, gjëja më brilante që kam bërë


Këngëtarja “Toxic” bëri shaka duke thënë se u martua sërish – këtë herë me veten – në një postim në Instagram që ndau të dielën.


“Dita kur u martova me veten… Mund të duket e turpshme apo marrëzi, por mendoj se është gjëja më brilante që kam bërë ndonjëherë!!!” ka shkruar këngëtarja 42-vjeçare në mbishkrimin e saj.


Në video, Spears pozon para kamerës teksa ka veshur një fustan të bardhë dhe një vello për t’u dukur si nuse.




Fituesja e çmimit Grammy është martuar tre herë. Martesa e saj e parë, e cila ishte me mikun e fëmijërisë Jason Alexander, u anulua pas vetëm 55 orësh. Më pas ajo u martua me Kevin Federline nga viti 2004 deri në vitin 2007. Ish-ët kanë djemtë Sean Preston, 19 vjeç dhe Jayden James, 18, të cilët jetojnë në Hawaii me babanë e tyre.


Në qershor 2022, Spears u martua me trajnerin e fitnesit Sam Asghari, 30 vjeç, pas gjashtë vitesh lidhje. Ata u martuan në shtëpinë e tyre në Thousand Oaks, me të ftuar të njohur, duke përfshirë Madonna, Paris Hilton, Selena Gomez, Drew Barrymore dhe Donatella Versace.


Artistja më vonë u nda nga Asghari në 2023 dhe ata finalizuan divorcin e tyre në maj.


“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesami nuk jemi më bashkë… 6 vjet janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur”, shkroi ajo në Instagram në gusht të 2023-ës, pasi u publikua lajmi për ndarjen e çiftit.


“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse, sepse sinqerisht nuk është punë e askujt!!! Por, sinqerisht nuk e duroja dot më dhimbjen!!!” u shpreh Britney.


Që nga viti i kaluar, këngëtarrja ka qenë në një lidhje me ish-punonjësin e saj, Paul Richard Soliz./Lapsi.al

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page