top of page

Liceu i Aristotelit Aristoteli, mësuesi i mbretit të mbretërve, Aleksandrit të Madh, në moshën diku pesëdhjet vjeçare

  • Nov 7, 2024
  • 2 min read

Updated: Nov 25, 2024

Liceu i Aristotelit

Xhezair Dashi


ree



Aristoteli, mësuesi i mbretit të mbretërve, Aleksandrit të Madh, në moshën diku pesëdhjet vjeçare themeloi shkollën e tij në Athinë, Liceun, ku edhe pati një numër të madh studentësh, që quheshin Peripatetikët.

Përshkrimi që ka mbetur i asaj shkolle është jo i një shkolle me praktikim disiplinor të rreptë, por si një shkollë ku studentët hanin e pinin bashkë me Mësuesin e tyre, dhe ku përcaktonin vetë rregullat për mirëmbajtjen e Liceut.

Kjo ‘akademi’ e re kishte për qëllim të ngritej mbi “Akademinë” e Platonit që ishte e dhënë pas matematikës, filozofisë spekulative dhe politike.

Liceu ishte akademi e shkencave ekzakte të natyrës, e në veçanti e biologjisë.

Ekzistojnë dëshmi të shkruara se Aleksanderi i Madh i kishte ngarkuar gjuetarët, kopshtarët, peshkatarët e tij që ta furnizojnë Aristotelin me të gjitha materialet biologjike dhe zoologjike që ai kërkon, dhe se ishin mijëra njerëz të ushtrisë së tij të angazhuar nëpër Greqi dhe Azi, për grumbullimin e specimenëve të florës dhe faunës nëpër krejt territoret e perandorisë.

Oratori grek Athaneus thotë se Aleksandri i kishte dhënë afro 800 talenca (shumë kjo e madhe monetare edhe me standarde të sotme) ekspeditës së tij shkencore për të hulumtuar burimet e lumit Nil, dhe shkaqet e rritjes periodike të nivelit të lumit.

Kjo edhe llogaritet si shembulli i parë i financimit publik të një sipërmarrje të madhe shkencore.

Afro 158 kushtetuta politike ishin në dispozicion të shkollës së Aristotelit, gjë që është tregues i qartë se ai kishte resurse të mëdha njerëzore, nëpunës dhe sekretarë, për të procesuar punën e tij kërkimore.

Masa e madhe e të dhënave empirike që u grumbulluan nga kjo ndihmesë e madhe, dhe e përpunuar nga asistentët e shkollës së tij Peripatetike, u bënë gurëthemeli i përparimit shkencor, tekstet mësimore për më shumë se dy mijë vjet, dhe mrekullia gjeniale e kokës së një njeriu, që edhe historikisht është pagëzuar me emrin ‘Filozofi’.


Vepra e Aristotelit është e madhe dhe Enciklopedi e plotë. Disa autorë antikë e kreditojnë Aristotelin me qindra vëllime të shkruara, e disa me mijëra. Mirëpo ajo që mbetet sot prej tij janë veprat Logjike “Kategoritë, Temat, Analitika Primare dhe Posteriore, Propozicionet, Përgënjeshtrime të Sofistëve”, vepra këto të mbledhura nga Peripatetikët dhe të emëruara nën një titull ‘Organoni’.

Pastaj janë veprat Shkencore. “Fizika”, “Mbi Qiejt”, “Rritja dhe Rënia”, “Meteorologjia”, “Historia Natyrore”, “Mbi Shpirtin”, “Pjesët e Kafshëve”, “Lëvizjet e Kafshëve”, “Gjenerimi i Kafshëve”. Veprat Estetike janë “Retorika” dhe “Poetika”, kurse veprat Filozofike janë “Etika”, “Politika” dhe “Metafizika”.

Pasi Aristoteli u largua nga Athina në vitin 347 p.e.s, Liceu ende funksiononte deri kur gjenerali romak Sulla e shkatërroi përfundimisht në vitin 86 p.e.s.

Ajo çfarë ka mbetur nga Liceu është zbuluar në vitin 1996 në një park mbrapa Parlamentit Helen.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
REVISTA PRESTIGE është e njohur dhe e referuar në 303 dokumente nga profesore elitare e akademike te ndryshem nga Universitete te Botes dhe midis tyre dhe CEO I ACADEMIA  EDU  Ricard Price, duke cituar  revisten  prestige si  reference me nivel dhe e e qndrueshme  me materialet e saj si intervista, analiza editorial etj

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

© Revista Prestige 2023 - 2025

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page