top of page

“Madona e Vogël: Vajza që nuk e dinte se fytyra e saj preku botën”

  • 22 hours ago
  • 2 min read

“Madona e Vogël: Vajza që nuk e dinte se fytyra e saj preku botën”


Një portret i vogël, i qetë, që ka prekur miliona zemra në mbarë botën. Por vajza që e bëri të njohur nuk e dinte kurrë. Ajo vdiq e vetme, në një institucion, pa e kuptuar se fytyra e saj e pafajshme kishte hyrë në histori.


Ishin Vitet 1890, Kodrat Euganean, Itali.

Roberto Ferruzzi, një student italian i juridikut që kishte kthyer pasionin e tij në pikturë, po ecte nëpër fshat kur diçka e ndaloi në vend.


Ai do të bëhej i njohur më vonë si piktor që kap emocionet e thjeshta dhe intime të jetës njerëzore.


Një vajzë njëmbëdhjetëvjeçare, Angelina Cian një nga pesëmbëdhjetë fëmijët e një familjeje të varfër po mbante në krahë vëllain e saj të vogël, Giovanni. 

Foshnja fjetonte pa zhurmë, e mbrojtur nga përqafimi i motrës.

Në atë çast, Ferruzzi u ndal i magjepsur. Butësia, kujdesi dhe dashuria e pafajshme e vajzës ishin të jashtëzakonshme. 


Ai pyeti nëse mund ta portretizonte. Dhe kështu lindi piktura: “Materniteti.”


Në vitin 1897, piktura u ekspozua në Bienalen e Venecias. Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm dhe i fuqishëm. Njerëzit qanin.


 E quajtën La Madonnina, Madona e vogël, sepse vajza dukej si vetë Virgjëresha Mari duke mbajtur Krishtin e vogël.


Piktura u shit për 3,000 lira—një shumë e konsiderueshme për kohën. Më pas, familja e njohur Alinari bleu të drejtat e riprodhimit. Imazhi shpërtheu: kartolina, buletine kishe, ikona në shtëpi, kudo në botë.

Për më shumë se një shekull, miliona njerëz janë lutur duke parë atë fytyrë të dashurisë dhe mbrojtjes së nënës. Por vajza që e bëri atë të njohur nuk e dinte kurrë.


Pas asaj dite në kodra, jeta e Angelinës mori një rrugë tjetër. Ajo u transferua në Venecia, u martua dhe në vitin 1906 emigroi në Kaliforni me bashkëshortin, duke shpresuar për një jetë më të mirë. Pati dhjetë fëmijë, punoi pa pushim dhe përballoi sfida të mëdha. Kur burri i saj vdiq papritur, ajo mbeti vetëm dhe, e paaftë për t’i përballuar të gjitha, përfundoi e institucionalizuar.


Angelina Cian vdiq në vitin 1972, në errësirë dhe në varfëri. Nuk e dinte kurrë se fytyra e saj e njëmbëdhjetëvjeçare ishte bërë një ikonë, që miliona njerëz shikonin dhe për të luteshin. Një moment i pafajshëm jeton përtej kohës dhe vuajtjes së saj, duke bërë që dashuria e saj të prekë botën.


Pergatiti; Liliana Pere

 
 

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page