Tefik Rogu, patëriot, dhe bashkëpunëtor i Ismail Qemalit. Dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Pooullor ne 50 vjetorin pavaresisë së Shqiperisë
- Founding Publisher.LP

- Nov 29
- 6 min read
Hyrje
Në thellësi të historisë shqiptare ka figura që ndriçojnë si yje të heshtur – njerëz që dhanë gjithçka për atdheun, por që koha, shpesh e pamëshirshme në zgjedhjet e saj, i mbuloi me pluhurin e harresës. Një nga këta është Tefik Rogu, luftëtar, dijetar, diplomatë shpirtëror i një kombi që kërkonte rrugën e vet drejt dritës. Dokumentet flasin, por zërat e tyre janë shurdhuar mes harresës; e megjithatë, në çdo rresht, në çdo letër e kujtim, frymon madhështia e një njeriu që i qëndroi kohës me përkushtim e urtësi.
Në Manastir – Vatra e Patriotizmit
Tefik Rogu, i formuar në shkollat e larta të Perandorisë Osmane, e përdori diturinë për çështjen e kombit. I edukuar në Stamboll, ne dy shkolla te larta Jurisprudencë dhe Diplomaci dhe aty u lidh ngushtë me Hasan Prishtinën dhe Ismail Qemalin, njerëzit që mbollën farën e lirisë. Në vitin 1905, u emerua komandant i policisë së Vilajetit të Manastirit, ai ndodhej në një nga qendrat më të zjarrta të patriotizmit shqiptar.
Manastiri i asaj kohe “fliste shqip” – në çdo rrugë, në çdo shtëpi, ndizeshin bisedat për gjuhën, për shkollat, për lirinë. Tefiku u bë pjesë e Komitetit të Fshehtë të Manastirit, krahas Bajo Topullit, Fehim Zavalani, Halit Bërzeshtës, Gjergj Qiriazit e shumë të tjerëve. Ne Turqi hapi dy shkolla shqipe të emertuara Kosova.
Ai shpërndante libra dhe abetare që vinin nga Sofja e Bukureshti, duke ndihmuar hapjen e shkollave shqipe dhe përhapjen e gjuhës amtare.
Edhe në pushimet e tij, vinte në fshat e u mësonte të rinjve shkrim e këndim shqip.
Arrestimi dhe Dënimi në Saharë
Veprimtaria e Komitetit u zbulua.
Në maj të 1906, qendra u shpërngul në Bukuresht, ndërsa Tefiku ra në duart e autoriteteve osmane.
U arrestua dhe u gjykua në Stamboll, në një proces që tronditi opinionin e kohës. U dënua me vdekje, por falë dinjitetit pergatihes si jurist, dhe njohjeve të tij, dënimi iu ul në 101 vjet burg – një jetë e tërë në pranga.
E dërguan në Fazan, në shkretëtirat e Saharasë, dy muaj larg nga Tripoli.
Aty kaloi vite të rënda, në mjerim e diell përvëlues, por nuk u thye. Në një nga provat materiale të sekuestruara gjatë arrestimit, gjyqtari gjeti një medaljon me tri ndarje: në të parën – një qeskë me dhé nga nëna e tij, në të dytën – një orë, që tregonte kohën e ardhmërisë, dhe në të tretën – një shqiponjë, simbol i shpresës shqiptare. Ky ishte shpirti i tij: atdheu, koha dhe fluturimi drejt lirisë.
Lirimi nga burgu i Tefik Rogut dhe Kthimi në Atdhe.
Në vitin 1908, pas shpalljes së Hyrietit nga xhonturqit, Tefiku lirohet dhe kthehet në vendlindje. Lidhet me Sali Butkën, Ali Farmaqin, Meleq Staraveckën, Sulejman Staraveckën, Baba Tahir Çepanin, Servet dhe Hysen Zaloshnjën e shumë të tjerë. Mblidhte fshatarët, u mësonte shkrim e këndim, u recitonte vargjet e Naimit. Por edhe këtu e ndaluan, e lidhën, e torturuan – madje i shkulën dhëmbët me darë kali, sepse nuk pushoi së mësuari gjuhën e tij.
Takimi me Ismail Qemalin dhe Qeveria e Vlorës
28 Nëntor 1912 – dita e Pavarësisë. Tefiku vrapon në Vlorë dhe takon sërish mikun e tij të vjetër Ismail Qemalin. Me urdhrin e tij merr detyrën për organizimin e gardës, policisë dhe xhandarmërisë së shtetit të ri. Punoi krah për krah me Isa Boletinin dhe Ali Shefqet Shkupin për ngritjen e strukturave të rendit.
Në Durrës, u përball me intrigat e Esat Pashë Toptanit, që e përzuri me urdhër.
Në një letër të datës 12 shtator 1913, Tefiku i shkruan Ismail Qemalit:
> “...si i dërguar në policinë e Durrësit me gjithë komandantin e gjindarmërisë, u dëbuam me urdhër telegrafik nga Esat Pasha... kanë nisur të marrin hov veprime që synojnë vdekjen e Shqipërisë.”
Në një tjetër letër të 3 tetorit 1913, ai shpreh shqetësimin:
> “Lajmet që po vijnë nga Skrapari nuk janë edhe aq të mira… Mund t’ju kujtoj, zotëria juaj, kur andartët patën shkelur Korçën; unë, pasi bëra pak propagandë, solla në male të Kolonjës 1500 vetë të armatosur brenda 24 orëve.”
Dokumentet arkivore tregojnë besimin që Ismail Qemali kishte tek ai. E emëroi komandant të xhandarmërisë së Skraparit dhe anëtar të shtabit të mbrojtjes. Në një letër tjetër, ministri Pandeli Cale i shkruan Qemalit:
> “Ismail Bej, Themestokli Gërmenji vete sonte në Berat... bashkë me Tefik Rogun si komandant i xhandarëve atje.”
Në një tjetër letër, Tefiku shpreh adhurim e besnikëri:
> “Skraparasit e duan dhe e adhurojnë shkëlqesinë tuaj... Ju që provuat madhështinë, do të jeni i zoti të zhdukni vështirësitë dhe t’i sillni këtij Atdheu qetësi...”
Rikthimi në Turqi dhe Shkollat Shqipe në Stamboll
Pas rënies së Qeverisë së Vlorës, Tefiku i dëshpëruar, me porosi të Ismail Qemalit, shkon sërish në Stamboll. Aty, falë aftësisë dhe urtësisë, rehabilitohet nga autoritetet turke. U emërua në poste të larta të policisë dhe xhandarmërisë, por shpirtin s’e ndau kurrë nga kombi i tij.
Në Stamboll, me ndihmën e bashkatdhetarëve, ai ngre dy shkolla shqipe – njëra me emrin “Kosova”, ku mësues cakton Musa Ohrin dhe Qemal Sanjollasin. Kështu, në zemër të perandorisë, fryma shqiptare ringjallej nën penën dhe dashurinë e tij.
Letra e Mallit dhe Kthimi në Shqipëri
Në 16 qershor 1919, Tefiku i shkruan një miku në Shqipëri:
> “Të lutem të bësh një pyetje andej-këtej dhe të më shkruash... Dua të kthehem për në Vlorë ose Shkodër.
Të lutem fort, me të marrë këtë letër, të më dërgosh një shkresë nga qeveria e Vlorës, që të mos ketë ndalesë për mua të hyj në Shqipëri.”
Në fund të 1920, me ndihmën e mikut të tij të armëve Qemal Ataturkut, dgëje shok klase me Qemal Ataturkun, kthehet përfundimisht në atdhe.
Detyra shteterore dhe Jeta Politike
Në fillim të 1921, u emërua komandant i policisë së Beratit.
Por shpejt u përfshi në jetën politike, duke shkruar artikuj të mprehtë e të thellë. Në 22 korrik 1922, në gazetën “Shqipëria e Re”, shkruante:
> “Duhet të jetë e qartë që nuk bëjnë qeveritë popujt, por bëjnë popujt qeveri.”
Kur forcat demokratike të Skraparit kundërshtuan kandidaturat e bejlerëve,
Tefiku dhe Riza Cerova u bënë zëri i drejtësisë në shtyp, duke denoncuar abuzimet dhe padrejtësitë. Për këtë arsye u pushua nga detyra dhe u izolua në fshatin Rog, derisa u lejua të punonte si avokat në Berat, Skrapar dhe Përmet. Ishte këshilltar i Riza Cerovës, njeri me mençuri e gjykim të thellë.
Fëmijëria familja dhe dhe prejardhja Rrënjët.
Tefik Xhemal Rogu lindi në tetor 1875 në fshatin Rog të Skraparit, në një familje me tradita patriotike. Babai Xhemali dhe xhaxhai Hyseni ishin pjesëtarë të Lidhjes së Prizrenit, dhe ranë në luftë për liri. Kujtesa popullore i ruan me vargjet:
> “Bregu i Madh, Qaf’ e Lipecit,
Digjet zjarr, ndizet dheri,
Thërret Xhemal e Hyseni:
Osmanllinj, ku po veni?”
Në moshën shtatëvjeçare, i ati u vra. Dajua, Emin Selenica, e mori në Stamboll, ku Tefiku shkëlqeu në mësime. Më vonë kreu Akademinë e Policisë, u emërua në poste të larta dhe njihte gjashtë gjuhë të huaja. Kishte një bibliotekë të pasur dhe një shpirt kërkues.
Periudha e luftes gjatë pushtimit dhe veprimtaria e familjes gjatë kuftes Nac-Clirimtare.
– Kapak i Florinjtë Thote gjyshja jonë dhe Xhemali daja im.
Une them vula e arte e historisë se Buurave te shquar te Skraparit, dhe e familjes se madhe Dingo-Rogu.
Në pushtimin fashist, Tefiku ishte plak, por zemra e tij s’kish njohur pushim. Shtëpia e tij në Rog u bë strehë për djemtë e malit. Aty u formua organizata e Partisë Komuniste e zonës së Çepanit. Djemtë dhe vajzat e tij, Hyseni, Bukuria dhe Liria, morën pjesë në luftë e në kongreset antifashiste. E shoqja, Hazbija, ishte ndër aktivistet më të përkushtuara të krahinës.
Më 15 prill 1945, Tefik Rogu u shua i qetë, pasi e ndjeu se e kishte përmbushur detyrën e fundit: t’i linte brezit të ri idealin e një Shqipërie të drejtë.
Në 50-vjetorin e Pavarësisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e nderoi me Urdhrin për Veprimtari Patriotike – një homazh për një jetë të mbushur me veprimtari pateriotike me dritë e plote dituri.
🕊️ Në çdo rresht të historisë së Tefik Rogut, rreh zemra e një kombi që u lind në sakrificë. Ai nuk kërkoi lavdi, por drejtësi. Dhe drejtësia e vërtetë është kujtimi që mbetet.
Arkivat familjare.
Kiber dokumenta foto medalje nga Presidiumi i Kuvendit popullor dhe vete Kryetari i kuvendit. Haxhi lleshi
Pergatiti . Liliana Pere.


