Sot, në qiellin e lirisë, shqiponjat fluturojnë lart, si kujtim i gjallë i një dite që ndryshoi fatin e kombit.
- Founding Publisher.LP

- Nov 29
- 1 min read

Sot, në qiellin e lirisë, shqiponjat fluturojnë lart,
si kujtim i gjallë i një dite që ndryshoi fatin e kombit.
Lavdi 29 Nëntorit!
Ditës së çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazifashist,
ditës kur drita thyen errësirën e robërisë dhe populli ynë ringriti kokën.
Lavdi Ushtrisë Nacionalçlirimtare, zërit të maleve,
djemve e vajzave partizane që flijuan jetën me nder për Shqipërinë,
duke kërkuar në këmbim vetëm lirinë e Atdheut.
Në çdo shteg historie ende kumbon jehona e zërit të të rënëve:
“Amanet Shqipërinë!”
Një amanet i shenjtë që kalon brez pas brezi,
si një puls i fortë në zemrën e secilit.
Amaneti i tyre nuk tretet;
ai rri gjallë në kujtesën tonë kombëtare,
teksa ecim bashkë për një Shqipëri më të mirë,
ashtu siç ata e ëndërruan dhe e deshën.
Athor:L.Pere.


