top of page

Mariah Carey mirëpret Krishtlindjet me një vallëzim drithërues

Updated: Nov 11, 2024




ree



Mariah Carey mirëpret Krishtlindjet me një vallëzim drithërues

Nga Oliver Serani -01/11/2024


LONDËR, 1 nëntor /ATSH-DPA/ – Ylli i muzikës pop, Mariah Carey ka nisur sezonin e Krishtlindjeve pas një kërcimi të frymëzuar nga “Addams Family” në mediat sociale për të shënuar Halloween-in.


Këngëtarja amerikane u vesh si Morticia Addams për videon e saj vjetore që shënon fillimin e festimeve.


Klipi fillon bardh e zi me 55-vjeçaren që mban firmën e Morticia-s me flokë të zeza të gjata e të drejta dhe me një fustan të zi me mëngë lakuriqi.


Carey kërcen me një burrë të veshur si Gomez Addams, i cili ka veshur një kostum me shirita, me flokët e tij të ngjitur, përpara se ajo t’i lëshojë një kamë.


Kur ora shënon 23:59 e 31 tetorit deri në mesnatën e 1 nëntorit, hapet një dollap duke zbuluar një veshje të frymëzuar nga Babagjyshi i Krishtlindjeve.


Më pas, videoja kalon te Carey, e veshur me veshjen e saj kuq e bardhë, ndërsa luhet kënga e saj hit e vitit 1994 “All I Want For Christmas Is You”.


Carey është bërë gjithnjë e më shumë sinonim i sezonit të Krishtlindjeve që nga publikimi i albumit të saj të parë të festave “Merry Christmas” në 1994.


Ajo do të vizitojë 20 qytete të SHBA në dy muajt e ardhshëm për shfaqje me temë festive për 30-vjetorin e albumit./ /os/


Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page