Merita Halili & Raif Hyseni flasin për 10 vjetorin e Katedrës së parë shqiptare në State University për muzikën, ku studentët Amerikanë mësojnë, këndojnë, vallëzojnë dhe luajnë muzikën Shqiptare.
- Jun 3, 2024
- 7 min read
Updated: Jun 27, 2024




Intervistë nga Dr. Liliana Pere.
Merita Halili dhe Raif Hyseni, cifti i mirënjohur për publikun, shpreh për herë të parë për revistën PRESTIGE , rrugëtimin e tyre familjar dhe profesional.
Raifi ka lindur në qytetin e Mitrovicës ndërsa Merita në qytetin e Tiranës
Mitrovica dhe Tirana, janë dhe mbeten vendlindjet e tyre. Vendet ku kan kaluar fëmijërinë, aty ku jane shkolluar, aty ku kan filluar muzikën, Vendi që i ka dhënë një bazë të fortë për të krijuar karakterin njerëzor, vendi që i ka dhënë dashuri, që u ka mësuar për të mos u lëkundur dhe për tejkaluar vështirësitë që mund të paraqiten. Prindërit e tyre kanë qënë të përkushtuar për fëmijët familjen dhe shoqërinë. Ata kane krijuar familjen e tyre te bukur dhe kanë tri vajza. Si çift artistësh zënë nĵe vend te respektuar ne gjininë e mùzikës popullore.
Suksesi i tyre kulmoi ne futjen e muzikes shqip ne program Ne Universitet.
Ata kane studjuar ne Montclair State University, dhe Raifi I propozoi Senatit te Universitetit qe te hapet Katedra e parë për muzikën Shqiptare në Amerikë, që do të thotë është e para edhe ne botë. Dhe ky eshte viti i dhjetë ku studentët Amerikan mësojnë, këndojnë, vallëzojne dhe luajnë muzikën Shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Camëria, Lugina e Preshevës, Mali I Zi perfshi këtu edhe Kalabrinë.
Përkushtimi për familjen, dhe Atdhun per ciftin e artisteve eshte i barasvlershem, respekti dhe edukata që kanë marrë nga prindërit, reflektohet ne te gjitha ambjentet, nga cifti I artistëve dhe është një nga vlerat më të rëndësishme për ta.
Pyetje:
Dëshiroj te njohim lexuesit , për zanafillen tuaj, atje ku keni lerë e jeni rritur, për femijrinë familjen vendlindjen , arsimimin si dhe eksperiencat tuaja të punes në vite a mund të tregoni shkurtimisht?
Merita Halili:
Une kam lindur dhe jam rritur në Tiranë. Që e vogël kam filluar të këndoj në kopësht dhe pastaj jam aktivizuar në pallatin e pionerëve në Tirane ku jam aktivizuar me korrin e pallatit dhe si soliste. Me vonë konkurova ne Liceun Artistik në shkollen Jordan Misja dhe studjova në degën e kantos. Gjate kohës që isha ne shkollë une aktivizohesha me grupe te ndryshme artistike amatore si ansabli Migjeni, Ansambli Tirana, Ansambli Uzina e traktorëve. Gjatë viteve këndoja në Dekadat e Majit dhe gjithashtu në Festivalin Folklorik te Gjirokastres. Gjatë viteve që po studjoja në shkollë merja pjesë edhe ne Ansablin e këngëve dhe valleve popullore që më vonë u emërova si soliste pranë ketij Ansambli.
Raif Hyseni:
Une kam lindur në qyetetin e tre lumenjeve në Mitrovice. Qytet ky që ka dhënë shumë figura të njohura Kombetare patriotike, historike, intelektuale, artistike, sportive e shkencore. Kam filluar te luaj nŕ fis-harmonikë që në moshën 7 vjecare, dhe kam qënë me fat që Profesoret e mi të parë në këtë instrument kanë qënë Profesor Fahri Beqiri (I ndjere) si dhe Profesor dhe kompozitori I njohur në botë z. Rafet Rudi. Aty mbarova shkollën fillore të muzikës për fis-harmonike, pastaj vazhdova shkollën e mesme. Studimet e larta i vazhdova në Akademinë e Arteve pranë universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Fatkeqësisht, në vitin e tretë (1989)regjimi I Sllobodan Millosheviqit I largoj te gjithë Shqipetarët nga institucionet shteterore, si neper Universitet, fabrika, radio-televizione, spitale, institucionet politike, ekonomike dhe sociale, përfshirë ketu edhe të gjithë deputetët Shqipëtare të Kuvendit të Kosoves. Në ndërkohe mua me erdhi një ftesë nga grupi shume I popullarizuar dhe shumë i dashur atëhere. “Besniket” që të vejmë në Amerikë për koncerte ne Dhjetor te vitit 1989, ku qŕndruam gjashtë muaj.
Çfarë motivesh patët ju, për të emigruar, a i kujtoni momentet e para në emigracion, sa e vështirë ka qënë përshtatja juaj me kulturën Amerikane ?
Merita Halili.
Nuk kishim asnje motiv thjesht deshëm te provonim të jetonim në një vend të madh si Amerika. Fillimi ishte shume I veshtirë për mua dhe Raifin. Në atë kohë teknologjia nuk ishte e avancuar si sot që mund te komunikosh lehtë me familjen ose me shoqërinë. Sa i përket kulturës këtu ne USA ka njerëz nga gjithë bota dhe u pershtatëm dhe u adaptuam shpejt por na mungonte vendi jonë dhe dashuria për familjen dhe miqtë tanë.
Pyetje:
Kush ka qenë zbuluesi i talentit tuaj të spikatur, Ku e ka prejardhjen ky talent, bukuri viruoziteti muzikor?
Merita Halili.
Per here te parë talentin tim e ka zbuluar Naxhi Korca që ka qënë mësuesi I muzikës në shkollën fillore dhe tetëvjecare. Më pas ka qënë Profesor Robert Radoja, Ermelinda Paparisto dhe Suzana Turku. Prejardhja e talentit tim eshtë nga mamaja ime që kishte zë shumë të bukur dhe babai im që gjithmonë këndonte bashke me mamanë time në gëzime familjare dhe une u rrita me tingullin e prindërve te mi.
Pyetje:
Si janë raportet tuaja me vendin tuaj Kosoven , sa i detyroheni, vendin tuaj? Sa harmonike dhe e përfshirë eshtë familja në këte art të bukur muzikë?
Raif Hyseni.
Unë jam edukuar që në fëmijëri nga prindërit e mi ,dhe gjyshërit që me thonin: “Gjithmonë do jesh borxhli ndaj Zotit, Prindërve dhe Kosovës. Kosova ështe nje borxh I çdo Shqiptari. Unë me punën time, me aq sa di, kam dhe mundem që ta shpaguaj borxhin e Kosovës dhe trojeve Shqiptare deri sa të jem gjallë. Babai im, ndjesë pastë, ka pas dy dëshira në jeten e tij. Ne qofte se Zoti do I falte dy djem, do kishte deshire që njeri të bëhej fis-harmonikist, ndërsa tjeteri pilot. Une ia plotësova deshirën, ndërsa vëllau jo. Ai I kaloj te gjitha provimet shkencore, edukative, dhe fizike, por nuk e pranuan sepse ishte Shqiptar, dhe gjetën nje arsye koti, kështu që vëllaut ju refuzua shkollimi për pilot, ndërsa babit nuk ju plotësua dëshira. Nëna ime ka qene me muzikale sesa babai, nëna gjithmone këndonte me raste kur kishim raste tona gëzimi familjare. Muzikalisht kam më shume gjenin e Nanës. Nga se isha femiju I pare I prindërve të mij, pastaj edhe vëllau Jetoni, mbaroj per violinë, Shuki, motra per kitarë, Fatoni per kitarë, dhe Buki për flaute. Por dy vëllezërit e mi dhe të dy motrat morën drejtime te ndryshme, por jo profesionalisht që të merren me muzikë.
Pyetje:
Ju keni fituar shprehinë e punës, në vendlindjen tuaj, energjinë dhe vullnetin për të mësuar dhe për t'u rritur si artistë. Sa të ndjeshëm jeni për Atdheun tuaj, A e vizitoni rregullisht Kosovën, si me koncerte, por edhe thjesht për dëshirë?
Raif Hyseni Po. Për mua Kosova është vënd I shenjtë, vend që Zoti na e ka dhuruar ne Shqiptarëve që të kujdesemi për te, ta ruajme si sytë e ballit, ta ndertojmë, të bëjmë më të mirën e mundur për të, sepse cdo Shqiptar është borxhli ndaj Kosovës, dhe trojeve Shqiptare.
Pyetje:
Ju jeni një cift artistësh shumë te dashur për publikun në gjininë e muzikës popullore paraqisni virtuozitet, bukuri dhe performancë të shkëlqyer, si keni arritur ta krijoni këte personalitet artistik?
Merita Halili.
Kemi shume përgjegjësi dhe duam që spektatori të kënaqet me interpretimin tonŕ dhe ti dhurojme caste të lumtura, duke ruajtur këngët e pastra dhe origjinale.
Pyetje:
Si ka qënë bashkëpunimi i ndërsjelltë me kolegët: I sinqertë , ndihmues,motivues per tu ngritur në një shkalle më lart ?
Merita Halili.
Me koleget ka qënë shumë I sinqertë, kam dhënë respect dhe kam marë respect por gjithmonë duke inkurajuar veten që të jap më të mirën por nuk e kam parë veten që të konkuroj por të kendoj bukur.
Si ka qenë bashkëpunim juaj me bashkë atdhetaret tuaj duke ruajtur respektin për gjuhen dhe dashurine për vendin?
Merita Halili
Ne gjithmonë kemi qene shume te dashur dhe të afert me bashatdhetarët duke marë pjesë në cdo eveniment dhe duke I dhënë kenaqesi atyre për të ruajtur vlerat e muzikes tradicionale Shqiptare.
Pyetje.
Si jeni pritur dhe vlerësuar nga publiku , strukturat e artit dhe ato të shtetit Shqiptar dhe Amerikan? Si ka qënë historia e futjes se muzikes shqiptare ne programin mesimor në shkollën Amerikane?
Raif Hyseni.
Po, ne gjithmone jemi vlerësuar, dhe vazhdojmë të vleresohemi maksimalisht nga populli, por edhe nga disa institucione. Gjithashtu edhe nga populli Amerikan, dhe institucionet Amerikane
jemi vleresuar, si nga Presidenti I Manhattanit, po ashtu edhe Universitete dhe organizata te ndryshme Amerikane.
Ne kemi studjuar ne Montclair State University, dhe une I propozova Senatit te Universitetit qe te hapet Katedra e parë për muzikën Shqiptare në Amerikë, që do të thotë është e para edhe ne botë. Dhe ky eshte viti i dhjetë ku studentët Amerikan mësojnë, këndojnë, vallëzojne dhe luajnë muzikën Shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Camëria, Lugina e Preshevës, Mali I Zi perfshi këtu edhe Kalabrinë.
Pyetje
Cilët janë faktorët e kësaj arritje te madhe ne planin personal dhe kombëtar?
Raif Hyseni puna sistematike, sinqeriteti, besnikëria, serioziteti, qiltërsia, dhe pak fat.
do të thotë, që të punosh, studijosh, kujdesesh, mos të devijosh, te jesh I drejtë, të jesh I pergjegjshëm, dhe të mendosh për të tjeret ashtu si jemi edukuar ne Atdheun tone.
Experienca të jep më shumë besim për të vazhduar punën dhe per të mësuar brezin e ri dhe për ti motivuar ata.
Pyetje.
Si ndjeheni që punoni në një vend si Amerika, ku të drejtat e njeriut janë në plan të parë dhe nuk ka diskriminim, si shtetas për te cilin keni investuar si artistë?
Amerika është nje vend që i jep mundësi cdo njeriu të punojë dhe të eci përpara.
Raif Hyseni.
Po ta bënim te njejtën pune kudo tjeter në botë, nuk do ti arrinim keto suksese asnjeherë.
Pyetje:
Cili eshtë objektiivi në agjenden tuaj, a ka vënd për projekte të tjera shqipfolëse ?
Raif Hyseni.
Ështe një fjale që perdoret ketu “ Mendo globalisht, ndërsa vepro lokalisht” nuk është e mjaftueshme që të jesh vetëm Shqipfolës, por duhet te jesh edhe Shqipbërës dhe këtë e bejmë me pasion dhe përkushtim.
Pyetje:
Eksperienca juaj prej shume vjetësh është vërtet një pasuri per artin dhe muzikën e një kombi, një eksperience jetësore, me plot bindje një pasuri e ngritur prej pasionit këmbënguljes dhe profesionalizmi të lartë.
Çfare do te thotë te jesh artist në nivele te larta, të kërkuara , për publikun për fushën akademike dhe atë studentore?
Raif Hyseni ketu bashkëdyzohen katër lloj përvojash, pervoja e jetës, familjes, akademike, dhe e shoqërise. Në qoftë se ne dijmë ti perdorim momentin e duhur kur duhet përdorur këto përvoja atëhere mendoj që cdo kush mund te arrijë atë që dëshiron.
Shpresoj dhe besoj t’u kemi sjellë lexuesve emocione dhe ndjesi te bukura me arritjet tuaja, reflektime dhe perspektiva që vijnë nga nje cift i shkëlqyer artistësh shqiptarë që kanë ndjekur bashkë rrugën e artit, larg, në realitet shoqëror ndryshe. Do të thotë, që të punosh, studijosh, kujdesesh, mos të devijosh, te jesh I drejtë, të jesh I pergjegjshëm, dhe të mendosh për të tjeret.
Experienca të jep më shumë besim për të vazhduar punën dhe per të mësuar brezin e ri dhe për ti motivuar ata.
Puna dhe disiplina është ajo që më jep kurajo dhe dashuri për të vazhduar pa harruar vendlindjen
Ju faleminderit të dashur artistë.
Intervista me ju ishte nje kënaqësi.
Ju uroj suksese nga zemra!
Intervistoi.
Liliana Pere.

