top of page

Muralja në godinën e RTSH-së për Vaçe Zelën, Rama: Përjetësim për këngëtaren e madhe shqiptare

  • Sep 13, 2024
  • 2 min read

Updated: Sep 27, 2024


ree


Muralja në godinën e RTSH-së për Vaçe Zelën, Rama: Përjetësim për këngëtaren e madhe shqiptare



Muralja në godinën e RTSH-së për Vaçe Zelën, Rama: Përjetësim për këngëtaren e madhe shqiptare

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka sjellë në vëmendje një murale të veçantë që po krijohet në godinën e Radio Televizionit Shqiptar në kujtim të këngëtares së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, e cila ndërroi jetë më 6 shkurt 2014. Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente nga puna për krijimin e murales nga artisti, Maximiliano Debasko.


“Muralja e bukur në Tiranë, ku po përjetësohet kengëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela”, shkruan kryeministri.


Artisti Maximiliano Debasko ka realizuar në Tiranë edhe muralen e shkrimtarit Ismail Kadare. Iniciativa për këtë murale vjen në kuadër të “Mural Fest Tirana”, një projekt nën drejtimin e artistit të njohur Helidon Haliti.Ikona e muzikës shqiptare Vaçe Zela është përjetësuar në muralen e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).


Një foto kur këngëtarja ka qenë në moshën e rinisë së saj, me një pamje pa diskutim të bukur, është ri sjellë me ngjyra.


Piktori dhe artisti Helidon Haliti, i cili ishte ai që e realizoi, tregoi sesi lindi ideja.


“Ramë dakord të kontribuonim që të bënim një murale për të madhen Vaçe Zelën e cila na ka shoqëruar me tingujt e saj të jashtëzakonshëm gjatë gjithë fëmijërisë dhe rinisë. Së bashku me drejtorin e Përgjithshëm diskutuam dhe duke pasur parasysh që festivali i fundvitit është simbolika më e fortë e RTSH_së dhe Vaçe Zela ishte që kishte fituar më shumë festivale. Ramë dakord që artistja të përfaqësonte një zë dhe një melodi që e kemi të gjithë në mendjen tonë”, tha Haliti.



 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page