top of page

Muralja “Fitorja” në faqet e artit në botë, Helidon Haliti: Vepra përcjell tek njerëzit fitoren e njeriut mbi AI

  • Aug 27, 2024
  • 3 min read





Muralja “Fitorja” në faqet e artit në botë, Helidon Haliti: Vepra përcjell tek njerëzit fitoren e njeriut mbi AI



| 26/08/2024


Muralja “Fitorja” në faqet e artit në botë, Helidon Haliti: Vepra përcjell tek njerëzit fitoren e njeriut mbi AI

Julia Vrapi


Një murale e re i shtohet Tiranës, që vjen e realizuar nga piktori Helidon Haliti. Piktori ka përfunduar këto ditë muralen me figurën e gjysmës së kalit që e quan “Fitorja”. Muralja ndodhet në fasadën e një pallati te rruga “Komuna e Parisit”, por vëmendje i kanë kushtuar dhe faqe të artit në botë siç është “amsterdamstreetart” një nga faqet më të njohura të street art. Piktori Helidon Haliti “Mjeshtër i Madh” tregon për punën me muralen, që sipas tij përcjell fitoren e njeriut mbi AI.



ProfitSence Logo


Veprat e Helidon Halitit edhe më parë kanë qenë në vëmendjen e publikut dhe kritikës, por këtë herë për muralen artisti tregon se tematika e saj është inteligjenca artificiale. “Vepra tek njerëzit do të përcjellë fitoren e njeriut mbi inteligjencën artificiale që e ka krijuar po vetë, por kali është në përgjithësi simbolika e inteligjencës, besnikërisë dhe fisnikërisë. Ai përcjell fat dhe optimizëm. Atë e gjejmë në të gjitha mitologjitë tona që nga lashtësia me Pirron, Aleksandërin e madh me Buqefalen) me Kostandinin e Doruntinën, Skënderbeun, etj.


Tematika e murales është AI, pra inteligjenca artificiale (kaq shumë e përfolur së fundmi) dhe unë shpalos inteligjencën e kalit si fitues dhe simbol i saj, Fitores”, tregon piktori. Piktori Helidon Haliti thotë se nuk është një punë e lehtë realizimi i një muraleje. Por pasioni dhe dëshira për artin e bëri që ai të arrinte ta realizonte këtë vepër në Tiranë.


“Puna e një muraleje fillon që në konceptimin e saj dhe për mua ka nisur që në muajin janar e më pas me përzgjedhjen e murit, i cili duhet të ishte sa më i pranueshëm në madhësi, si dhe në vizibilitet, dhe unë përzgjodha “Komunën e Parisit”, ku muri rrihet nga dielli pas orës 13:00 të drekës. Kjo punë bëhet në grup, pasi përgatitet muri nga specialistët sipas kërkesave të mia. Pra lyhet me astar me qëllim që të lidhet me ngjyrat akrilik, që unë përdora e më pas fillohet me vizatimin dhe pikturimin mbi vinç gjë që nuk është e lehtë për moshën time të hipësh në vinç në lartësi mbi 15 metër, por pasioni, dëshira për të lënë një vepër në qytet, si dhe dashuria për artin më bëri që t’ia arrija”, tregon piktori Helidon Haliti.


Procesi artistik dhe ai ekzekutiv


Piktori Helidon Haliti tregon se për këtë murale në Tiranë është punuar fizikisht rreth shtatë ditë prej tij, si dhe tre ditë nga teknikët. Por sipas tij skic ideja dhe proceset e tjera kanë zgjatur me muaj. “Pasi tjetër është procesi artistik dhe tjetër ai ekzekutiv. Kam përshtypjen se ka shumë pak artistë 56 vjeçar sot në botë të bëjnë murale”, shprehet piktori Haliti. Piktori Helidon Haliti është ndër emrat e rëndësishëm të artit bashkëkohor shqiptar, një artist i njohur me artin e tij si në Shqipëri dhe jashtë saj, pjesëmarrës në shumë bienale dhe ekspozita ndërkombëtare e kombëtare, me disa ekspozita personale, si dhe i nderuar me çmime të kalibrit të lartë brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Studioja e tij, muret e të cilës janë mbushur me tablo të të gjitha përmasave i ngjet më shumë një galerie arti. Një artist i vlerësuar nga kritikë e studiues arti, ku veprat e tij janë pjesë e muzeumeve dhe galerive, si dhe koleksionistëve të ndryshëm në Shqipëri dhe jashtë saj.

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page